Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
1-ti s’mund ta kesh idenë ç’gëzim është kur vijnë dritat dhe uji
2-s’e ke absolutisht idenë ç’gëzim është kur pasi ikin dritat sheh nga dritarja që u kanë ikur të gjithëve
3-nuk mund ta kuptosh kuurrë ç’do të thotë tolerancë fetare e të festosh e bësh pushim gjithë festat e mundshme fetare
4-s’mund ta çosh ndërmënd që të të presë gjithë fisi kur kthehesh në aeroport nga pushimet
5-s’bën dot pazar me shitësin, kudo që të jesh dhe çfarëdo të jesh duke blerë vetëm e vetëm ‘të ta uli 100 lek’-edhe në restorant
6-po ç’gëzim i madh është kur shoku që vjen në kafe sjell me vete dhe fara luledielli, e di?
7– ty në mëngjes s’mund të të zgjojë nga gjumi togfjalëshi ‘heeekra t’vjetra, soba, lavatriçe’ apo ‘hajde patate Kuuuksi’
8-s’do mend që ti s’pi ujë Selite dhe normal që s’dëgjon dot ‘’Të nderuar banorë, erdhi uji i Selitës. Eshtë i pastër, i freskët. Blini ujin e Selitës’
9-s’ke shanse të rrish në lokal 3 orë me një kafe e për më tepër të thërrasësh vazhdimisht kamarirerin që të të sjellë ujë çezme
10-ti s’blen dot orbit të hapur
11-fasulet s’i ha dot me qepë. Madje ti s’ha dot as fasule
12-ti kurrë se çon ndërmënd ta fillosh dasmën të Hënën e ta mbarosh mëngjesin e të Hënës tjetër
13-ti nuk shkon dot për vizitë te komshija që ka vënë perde të reja dhe ka ndërruar pllakat e halesë
14-e ke menduar ndonjëherë të hysh në banjë me çadër se pikon banja e komshiut lart?
15-ti nuk hedh dot fishekzjarre çdo ditë të vitit pa asnjë arsye dhe në mes të ditës
16-as në ëndrrat e tua çdo pallat i lagjes nuk i ka nga tre kafene
17-ti nuk porosit dot në fast-food doner pa mish apo doner me t’gjitha po pa qepë
18-ti s’mund të provosh çerek kile djath apo gjalp në bulmetore para se të vendosësh të blesh vetëm gjysëm kile
19-ti nuk ha dot paçe dhe dopio pilaf në 6 të mëngjesit
20-ti s’e ke idenë se si të bëhet mishi puçkurriza-puçkurriza kur dëgjon se do hysh në BE
21-ti me shumë mundësi se njeh Komisar Katanin
22-s’di ç’do të thotë të bëjë komshiu punime me trapan në orar dreke
23-ti se ke shkundur ndonjëherë mbulesën me thërrime në kokë të kalimtarëve
24-ti s’mban dot një gllënkë raki te dhëmballa që është bërë gropë
25-ti kur ngrihet dhe ulet avioni lidh rripin e sigurimit

25+1 MUND TE SHTONI SA TE DONI JU :D


burimi:anisaKushtablog
 
Redaktimi i fundit:
  • Haha
Reactions: NGU
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

PO shtoj une nja 2:


+S'do kesh iden cdo te thote te te pyesin sa her te takojne: Kur do martohesh? Ose nqs je e martuar: Kur do e beni nje beb?
+S'do te pyes cdo njeri: Sa e ke rrogen?
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

4-s’mund ta çosh ndërmënd që të të presë gjithë fisi kur kthehesh në aeroport nga pushimet

17-ti nuk porosit dot në fast-food doner pa mish apo doner me t’gjitha po pa qepë

burimi:Kushtablog

4. Pse ekzistojne akoma njerez te tille? Sot njerezit jane ftohur sa edhe per vizite tek shpia per te takuar s'te vin.
17. Ja une qe si ha qepet pa qepe e ha donerin :p
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Lol ne vitin 2015 akoma diskutojme ujin dhe dritat
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Ju se dini se shqipetaret marrin ne telefonin e shtepise dhe pyesin : Ne shtepi je ?
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Hihi cf teme :D

Sdo kesh fatin qe te futet gjithe fisi per te gjetur burre.
Apo fatin qe je duke ecur ne trotuar per qejfe tat dhe na nje dere dyqani eshte njeri qe e hedh peshtymen 1 meter larg dhe i shpeton per fije te perit.
Ose ose ate fatin qe i thua tj me fal ndersa don te kalosh dhe nuk hap rruge, ama i hap rruge atij qe shtyn.

Seria tj postim tj.:p
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

4. Pse ekzistojne akoma njerez te tille? Sot njerezit jane ftohur sa edhe per vizite tek shpia per te takuar s'te vin.
17. Ja une qe si ha qepet pa qepe e ha donerin :p

Egzistojne mi leg.
mua mpercolli mami babi nena tezja goca tezes. Dhebnga burri nja 3-4 veta. Haha. Me e forta ka qene kur ika per her te pare. Kemi qene 8 studente. Ja plasem tqares tgjith. Sikur po na conin me zor lol


+

Nuk ke mundesine te pastrosh tere rrugen deri sa te prek avllia jote se te shajne komshiet nqs npikenmgjesi nuk e ke sperkat me uje dhe esht pa fshire.:p
-nuk do coheshe dot nga tavolina pa degjuar nja 100 her te zotin e shtepise: mbaro dhe kte mbaro dhe kte.:p
-nuk do kishe shancin te hipje ne linjen kombinat-kinostudio dhe te merrej fryma nga ngjeshja e njerzve :p
-nuk do te vinin nje djale ne preher kur hyn nuse ne shtepi.......(qe tlindesh cun gjasme)
Vazhdon...
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Teme raciste diskriminuese... Ndjehem e fyer nga tema kerkoj te cohet ne kosh :p
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Teme raciste diskriminuese... Ndjehem e fyer nga tema kerkoj te cohet ne kosh :p

Shko ankohu te keshilli Stafor :p
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

sdo kesh mundesine qe kur te shkosh ne kinema te shohesh nje cift qe vetem puthen gjithe filmin dhe nuk shohin gje,por keq kur i ke ne krah
sdo kesh mundesine te njohesh femra qe kujtojne se po te folen te parat ,humbasine virgjerine e tyre dhe quhen rruspie.
sdo shohesh dot cuna qe bejne 5 lek dhe blejne makinen te paren dhe vazhdojne veshin breket e grisura qe kishin

Publicitet
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

S'do kesh mundesi te shofesh Kosovar duke festu festen e pamvaresise se Kosoves ne Shqipri.
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Tema eshte me fjale diskriminuese, po ne fakt edhe realiteti eshte keshtu i prapambetur.... shqiptaret kan qene te shtypur me pare dhe skan pas mundesi shkollimi, andaj mirren me keso terma baze e kaluares se hidhur...
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Nuk do mund te njohesh njerez qe shesin mend kur nuk kane as koke !
Nuk do keni shansin qe te jeni bashkekombas te njerezve qe kur shkojne me pushime dhe e kan menun te paguar ,per mengjes hane sa 4 vaktet tuaja :p
Sdo kuptoni dot pse disa gra lahen ende me gjithe rroba ne plazh !
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Ua po pse shkruani vec gjera te keqia juve mo???

+sdo dinit cjane ballokumet e elbasanit :p
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Per te gjetur pozitivet duhet te mendohesh gjate , ndersa negativet te vijne vet aq shum saqe sdi ke te shkruash te paren :p

P.sh Te huajt nuk e dijne se sa bukur eshte te jetosh pa asnje banjo publike ne qytet :p Te shkretat ura c'durojne :p
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Ua mals. E tmerrshme vertet kjo qe the.

Po he na thuaj ndonje te mire te vlores psh:p

+ nuk njef kengen: tate du fuston.ta ble tata me dyqon..
+nuk do dije tu jepje mend tjerve duke mos leviz nga veni hic.(per tironsit thone kshu. Dine vec me dhon men ene pertojne dhe me.leviz nga vendi,Lol)
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Te mire te vlores ?
Hiq gjithe vlonjatet nga vlora dhe gjithcka tjeter eshte e mire ne vlore ,gjithcka ama !
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Kush u thote femrave kur kalojne rruges: O rrushiii.zemraaaa,,uauuuu te hengsha krejttt ..me kocka e pa kocka ..:p
Po mos te jen shiqiptaret tortuarve te rruges si vipa te llakosur ne pozicion e shikim seksy :p hahahahahahaha
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Te gjitha qe lexova i kam ndeshur dhe ketu ku jetoj , prandaj asnje nuk qendron .
Pak a shume nje mut jemi , si gjithe dynjaja po he .
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Te gjitha qe lexova i kam ndeshur dhe ketu ku jetoj , prandaj asnje nuk qendron .
Pak a shume nje mut jemi , si gjithe dynjaja po he .

Mendoj se e ke gabim ,kam qen ne disa vende dhe kur me ka shpetuar e kam gjetur nje tualet publik per te shkuar , ne shqiperi nuk ekzistojne . Ja ku te ra ajo pjesa "asnje nuk qendron"
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Mendoj se e ke gabim ,kam qen ne disa vende dhe kur me ka shpetuar e kam gjetur nje tualet publik per te shkuar , ne shqiperi nuk ekzistojne . Ja ku te ra ajo pjesa "asnje nuk qendron"

Ne shqipri e ben tek cepi i pallatit kur te shpeton , aty eshte dhe tualeti publik , keshtuqe nesoj eshte .
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Ua mals. E tmerrshme vertet kjo qe the.

Po he na thuaj ndonje te mire te vlores psh:p

+ nuk njef kengen: tate du fuston.ta ble tata me dyqon..
+nuk do dije tu jepje mend tjerve duke mos leviz nga veni hic.(per tironsit thone kshu. Dine vec me dhon men ene pertojne dhe me.leviz nga vendi,Lol)

Soli, nga mi gjen këto tema ë? Kshu është kur rri në fv e nuk punon :p
Tani, i bie që tema të jet për ata që nuk janë shqiptar, meqë ska të huaj këtu si do ja bëjm?! :p

اa po kërkoje ti, të mira të Vlorës the? Po çi do o goc, ja vrije pakëz fare mëndjen
e do e gjesh me vrap një të mirë :p

Vlora sbëhet pa vlonjat, si Shqipëria pa shqiptar! :)
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Ne shqipri e ben tek cepi i pallatit kur te shpeton , aty eshte dhe tualeti publik , keshtuqe nesoj eshte .

Nese quhet njesoj atehere jam dakort me ty


Nje gje pozitive Soul : Mishin ska nevoj te shkosh deri neper dyqane per ta blere ,sepse te shkurtojne rrugen ata qe e shesin sheshit neper rruge :p
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Se kuptoj tani, te kjo teme duhet me sha Shqiperine?
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Lexoova diku thoshte:

+ Gatuan per dreke nje kusi gjelle qe ta kemi dheper darke, dhe nqs tepro e fusim ne ngrirje e kemi per ndonje dite tjeter :p.. (nejse kjo ne fakt vjen nga varferia :()

+ Nuk do njihnit Edison Ypin dhe Artan FUgen:p
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Sdo kesh shancin qe t'vijn kojshia me t'lyp tharm kosit :p
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Sdo kesh mundsi tshohesh kosovaret ne durres
e meshkujt shqiptar qe mundohen ti ngacmojn :p
 
Titulli: Disavantazhet e të mos qënit shqiptar!:p

Sdo kesh mundesin te njohesh njerez qe kur ulen te hane mish te pjekur per dreke ,thone do ham buke ,por vetem buke nuk ka ne tavoline :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top