Dibër, 3 mandate e majta,3 e djathta, mbetet jashtë Spahia

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE - Komisioni Qendror Zgjedhor informon se është mbyllur numërimi në të gjithë qarkun e Dibrës, një qark i cili përfaqësohet në Kuvend nga 6 deputetë.

Nga numërimi i 264 kutive në qarkun e Dibrës koalicioni i majtë ka 49.66% të votave, koalicioni i djathtë 46.81%, FRD 3.12% dhe AK 0.39%
Përkthyer në mandate, në këtë qark kemi ndarje të barabartë: 3 mandate i ka fituar "Aleanca për Mirëqënie Punësim dhe Integrim" si dhe 3 të tjerë i ka fituar "Aleanca për Shqipërinë Europiane."

Ajo që mbetet e rëndësishme për këtë qark është vetë fakti se nga koalicioni i djathtë nuk mundi të fitojë një mandat zv.ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia njëkohësisht edhe kreu i PLL, një nga aleatët e PD. Deri më tani ky është i vetmi nga aleatët e Berishës që mbetet jashtë listës, gjithësesi mbetet ende kohë për të nxjerrë rezultatet, ku PLL po lufton për mandatin e parë të saj.

Interesante në këtë qark për Partinë Socialiste është fakti se kjo parti do të përfaqësohet me 2 deputetë të rinj, që nuk kanë qenë më parë. Bëhet fjalë për të parin në listën e PS, Shkëlqim Canin, dhe kreun e PS në Dibër Ulsi Manjën. Ndërkohë që LSI në këto zgjedhje do të përfaqësohet nga Përparim Spahiu.

Për koalicionin e djathtë fitues është sërish deputeti Sheferendin Shehu dhe Bedri Hoxha, të cilët kanë qenë që nga zgjedhjet e 2009. I ri në listën e PD që është radhitur dhe i treti është pikërisht Roland Keta, ish kreu i Bashkisë së Bulqizës. Kaolicioni i djathtë ka ardhur në ulje përsa i përketë përqindjes së votave të fituara në ndryshim nga zgjedhjet e 2009, ku llogaritet një ulje me 10% të votave.

Gjithësej në qarkun e Dibrës janë 264 qendra votimi, te të cilat arrijnë që të marrin pjesë 127.231 votues. Në këtë qark përqindja e pjesëmarrësve në zgjedhje ka qenë deri në shifrat e 60%. Një numër të madh të votave ka marrë dhe Fryma e Re Demokratike.

Ndërkohë që LSI në këto zgjedhje do të përfaqësohet nga Përparim Spahiu. Për koalicionin e djathtë fitues është sërish deputeti Sheferendin Shehu dhe Bedri Hoxha, të cilët kanë qenë që nga zgjedhjet e 2009.

QARKU DIBثR (6 MANDATE)

PS 2 MANDATE
1.Shkëlqim Cani
2.Ulsi Manja

LSI 1 MANDAT
1. Përparim Spahiu

PD 3 MANDATE
1.Sheferedin Shehu
2.Bedri Hoxha
3.Roland Keta

Redaksia Online
(sg/ah/shqiptarja.com)
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    53.9 KB · Shikime: 27

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top