Dhjetë muzetë më të mirë në botë

Tuana

Nada é por acaso!
Smithsonian është kompleksi më i madh i muzeve në botë, në kuadër të muzeve të Vatikanit mund ta shikoni kapellën sistine, ndërsa Mona Lisa ju pret në Louvre.

Revista amerikane National Geographic në listën e vet të muzeve më të mira në botë ka renditur madje dy nga Italia dhe dy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa këtë e kanë merituar me koleksionet mbresëlënëse të artit botëror.

Smithsonian, Washington, SHBA
Smithsonian është kompleksi më i madhi muzeve në botë dhe shtëpi e më shumë se 137 milionë objekteve. Sipas disa vlerësimeve nëse çdo ditë kaloni disa minuta duke shikuar objektet për 10 vjet do të arrini të shikoni vetëm 10 për qind të subjekteve. Prandaj para së të niseni në vizitë të 19 galerive dhe muzeve përgatisni planin për atë që ju intereson më së shumti dhe ato vizitoni.

Atraksionet më të mëdha janë këpucët e kuqe që Dorothy i kishte veshur në filmin “Magjistari i Ozit”, dhe avioni i parë që e kanë konstruktuar vëllezërit Wright dhe Apollo 11.

Le Louvre, Paris, Francë
Louvre është kala mesjetare dhe ish-shtëpia e mbretërve francezë para se ta shndërronin në muze, para 20 vitesh. Muzeu ruan koleksionin e objekteve më të rëndësishme nga gjysma e parë e shekullit 19, ndërsa në të mund të hyni përmes piramidës së famshme të xhamit, të cilën e kishte porositur ish-kryetari francez François Mitterrand.

Ekspertët rekomandojnë që vizitën ta filloni në krahun Sully dhe ta përfundoni në dhomat egjiptiane. Por, kurrsesi gjatë këtij udhëtimi mos harroni të ndaleni para një prej kryeveprave të Da Vincit, Mona Lisës.

Muzeu i Akropolit, Athinë, Greqi
Muzeu i jashtëzakonshëm i akropolit vizitorëve të vet u mundëson që përmes dyshemesë së qelqit të shohin gërmimet arkeologjike. Përveç kësaj vizitorët për herë të parë mund të shohin objekte nga të gjitha anët, të ekspozuara në galerinë Arhaik. Interesimin më të madh në muze e ngjall maketa e Parthenonit në madhësinë reale dhe vizitorët mund të studiojnë edhe detajet më të imëta.

Hermitage, Shën Petersburg, Rusi
Në muzeun Hermitage vizitorët mund të vizitojnë më shumë se tre milionë objekte që nga koha e akullt e deri në shekullin e 20. Muzeun e ka themeluar perandoresha Katarina e Madhe në vitin 1764 pasi që kishte blerë një koleksion me 255 piktura në Berlin. Muzeu shtrihet nëpër gjashtë ndërtesa, ndërsa ai më impresivi është Oborri Dimëror. Përveç Picassos, Gauguin, Cézanne dhe da Vincit, vizitorët mund të shijojnë koleksionin privat të carit Nikola II dhe Dhomën e Artë e cila ruan kryevepra të Euroazisë dhe Orientit.

Muzeu Britanik, Londër, Britani e Madhe

Muzeu më i madh në ishull, Muzeu Britanik ruan koleksionin arkeologjik dhe etnografik, respektivisht të më shumë se tetë milionë objekteve nga kohët parahistorike, pjesë të Parthenonit e deri te pallati i Asirisë. Po ashtu, këtu vizitorët mund të shijojnë koleksionin e dytë më të madh jashtë Egjiptit, ndërsa pjesa më e vlefshme është gjithsesi Guri Rosetta, i cili daton nga viti 196 para Krishtit.

Muzeu Prado, Madrid, Spanjë

Muzeu Prado për koleksionin madhështor të veprave artistike nga e gjithë bota mund t’u falënderohet mbretërve dhe mbretëreshave spanjolle që i kanë mbledhur me vite. Përveç piktorëve spanjollë, Velazquez dhe Goya, Prado ka edhe koleksionin e madh të artistëve italianë dhe flamanë.

Muzeu i arteve Metropolitan, New York City, SHBA
Muzeu Metropolitan është më i madhi në hemisferën veriore dhe mbulon të gjithë periudhat nga antika deri tek e tashmja. Ka më shumë dy milionë objekte, ndërsa hapësirat e tyre janë aq të mëdha sa që disa i quajnë muze të veçanta. Përveç historisë amerikane, muzeu ruan edhe vepra nga historia evropiane dhe historia e Egjiptit. Vepra më impresive gjithsesi është “Adami dhe Eva” e Albrecht Dürerit, ndërsa përveç kësaj mund të shikoni vepra të Botticellit, Rembrandt, Degas dhe Rodin.

Muzeu i Vatikanit, Vatikan, Itali
Në më shumë se 1400 dhoma vizitorët e muzeve të Vatikanit mund të shohin vepra të ndryshme botërore të cilat i kanë mbledhur papat me shekuj. Me muzetë janë të lidhura edhe dhomat e Rafaelit të cilat i ka pikturuar Rafaeli dhe Kapella Sistine, kupolën e së cilës e ka pikturuar Michelangelo i famshëm, ndërsa përveç tyre nuk duhet t’i lëshoni pa parë edhe ekspozitat egjiptiane dhe etruske.

Galeria Uffizi, Firencë, Itali
Galeria Uffizi ruan një nga koleksionet më të mira të artit të renesancës në botë. Përveç piktorëve të renesancës mund të shijoni edhe veprat e mjeshtërve mesjetarë dhe të Barokut, ndërsa ajo që nuk guxoni kurrsesi ta lëshoni është kryevepra e Botticellit, “Lindja e Venerës”.

Rijksmuseum, Amsterdam, Holandë
Në Rijksmuseum mund të shikoni më shumë se 900.000 vepra, ndërsa veçanërisht interesante janë veprat e mjeshtërve holandezë siç janë Johannes Vermeer, Rembrandt van Rijn dhe mjeshtrit mesjetarë. Ndërtesa kryesore e muzeut për shkak të rinovimit është e mbyllur deri në vitin 2013./koha/
f1_0302-metropolitan1349246701.jpg

0303-hermitage.jpg
03louvre-museum-pyramid-paris-france_58606_600x450.jpg
030X-uffizi-_muzeum.jpg
0304-louvre.jpg
0305-akropoli-.jpg
0306-british-museum.jpg
0308-Rijksmuseum.jpg
0310-louvre.jpg
0310-museum-sistine.jpg
 
Pe: Dhjetë muzetë më të mirë në botë

Pamje shume te bukura...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top