Dhjetë citime brilante nga Chomsky për median

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Laura Gottesdiener
AlterNet

Këtu janë 10 citime nga Chomsky që ia vlen t’i mbash në mendje në lidhje me mediat.

“Karakteristikë e medieve të mëdha, media elitë që përcakton agjendën që përgjithësisht të tjerët ndjekin – janë korporata që “u shesin” audiencat e privilegjuara bizneseve të tjera. Nuk do të ishte befasuese, nëse pamja e botës që ata prezantojnë do të reflektonte perspektivat dhe interesat e shitësve, blerësve dhe produktit. Përqendrimi i pronësisë së medies është i lartë dhe në rritje. Për më tepër, ata që zënë pozicione drejtimi në media, ose fitojnë status në to si komentatorë, u përkasin të njëjtave elita të privilegjuara, dhe është e pritshme që të kenë të njëjtat perceptime, aspirata, dhe qëndrime me bashkëpunëtorët e tyre dhe reflektojnë gjithashtu interesat e klasës së tyre. Gazetarët që hynë në sistem kanë pak gjasa të bëjnë karrierë nëse ata nuk përshtaten me këto presione ideologjike, përgjithësisht duke i bërë të tuat këto vlera; nuk është e lehtë të thuash një gjë dhe të besosh një gjë tjetër, dhe ata që nuk arrijnë të përshtaten priren të dalin jashtë përmes mekanizmit të njohur”.

Nga libri “Iluzione të nevojshme: Kontrolli i mendimit në shoqëritë demokratike”.

“Nëse mediet do të ishin të sinqerta, ato duhet të thoshin: Shiko, këto janë intersat tona dhe kjo është korniza përmes të cilave ne shikojmë gjërat. Këto janë bindjet dhe përkushtimet tona. Kjo është çfarë duhet të thoshin, pikërisht ajo që thonë kritikët e tyre. Për shembull, unë nuk përpiqem t’i fsheh përkushtimet e mia, dhe këtë duhet të bëjnë dhe Washington Post dhe New York Times. Megjithatë, ata duhet ta bëjnë këtë, sepse kjo maska e balancës dhe objektivitetit është pjesë kyçe e funksionimit të propagandës. Në fakt, ato shkojnë tej kësaj. Ato përpiqen të prezantojnë veten si kundërshtarë të pushtetit, si subversive, që gërryejnë institucionet e fuqishme dhe dëmtojnë ato. Profesioni akademik është pjesë e kësaj loje”.

Nga Leksioni i titulluar “Media, njohja, dhe objektiviteti”, 16 qershor 1993.

“Studenti në ballë të çështjes së propagandës, sociologu australian Alex Carey, mbron idenë që “shekulli i 20-të është karakterizuar nga tre zhvillime me rëndësi të madhe politike: rritja e demokracisë, rritja e pushtetit të korporatave, dhe rritja e propagandës së korporatave si mjet për mbrojtjen e korporatave kundër demokracisë”.

Nga libri “Rendet botërore: Të vjetër e të rinj”.

“Industria e marrëdhënieve, që zakonisht drejton zgjedhjet elektorale, zbaton parime të caktuara për të minuar demokracinë, e cilat janë të njëjta me parimet që zbaton për minimin e tregjeve. Gjëja e fundit që biznesi do është tregu në kuptimin e teorisë ekonomike. Ndiqni një kurs ekonomie, aty u thonë tregu bazohet te konsumatorët e informuar që bëjnë zgjedhje racionale. Kushdo që ka parë televizor ndonjëherë e di që kjo s’është e vërtetë. Nëse do të kishim një sistem tregu, një reklamë, le të themi, për General Motors do të ishte një deklaratë e shkurtër e karakteristikave të prodhimit për vitin e ardhshëm. Por ju nuk shikoni këtë. Ju shikoni një aktore ose një futbollist të famshëm ose dikë që drejton një makinë në mal ose diçka të tillë. Kjo është e vërtetë për të gjitha reklamat. Qëllimi është minimi i tregut duke krijuar konsumatorë të pa informuar, të cilët do të bëjnë zgjedhje jo racionale dhe biznesi botëror shpenzon shumë për këtë. E njëjta gjë ndodh kur e njëjta industri, industria e marrëdhënieve publike (PR), përpiqet të minojnë demokracinë. Ajo kërkon të ndërtojë zgjedhje në të cilat votuesit e painformuar do të bëjnë zgjedhje irracionale. ثshtë shumë e arsyeshme dhe kaq e dukshme sa është e vështirë të mos e dallosh”.

Nga leksioni i titulluar “Kompleksi shtet-korporata: Një kërcënim për lirinë dhe mbijetesën” në Universitetin e Torontos, 7 prill 2011.

“Fushata e Obamës i bëri përshtypje të madhe industrisë së marrëdhënieve publike, e cila e zgjodhi Obamën si “Promovuesin e Epokës së Reklamimit për vitin 2008,” duke mundur me lehtësi kompjuterët e Apple, një parashikues i mirë i zgjedhjeve pak javë më vonë. Detyra e përhershme e industrisë është të krijojë konsumatorë të painformuar që të bëjnë zgjedhje irracionale, e kështu minojnë tregjet siç ata janë konceptualizuar në teorinë e ekonomisë, por që përfitojnë drejtuesit e ekonomisë. Dhe ajo njeh përfitimet e minimit të demokracisë thuajse në të njëjtën mënyrë, duke krijuar votues të painformuar, të cilët bëjnë shpesh zgjedhje irracionale mes fraksioneve të partisë së biznesit që siguron mbështetje të vazhdueshme nga kapitali privat i përqendruar për të hyrë në arenën politike, pastaj të dominojë fushatën propagandistike”.

Nga libri “Shpresa dhe mundësi”.

“Kontrolli i mendimit është më i rëndësishëm për qeveritë që janë të lira dhe popullore sesa për shtetet ushtarake dhe despotike. Logjika është e drejtpërdrejtë: një shtet despotik i kontrollon armiqtë e brendshëm të tij me forcë, por ndërsa shteti e zbut këtë armë, kërkohen mjete të tjera për të parandaluar masat injorante se ndërhyjnë në çështjet publike, që nuk janë punë e tyre… publiku duhet të jetë vëzhgues, jo pjesëmarrës, konsumator i ideologjisë dhe produkteve”.

Nga artikulli “Forcë dhe opinion” në revistën “Z”.

“Agjencia propagandistike moderne e parë ishte Ministria Britanike e Informacionit një shekull më parë, e cila e përkufizoi detyrën e saj në fshehtësi si “të orientonte mendimin e shumicës së botës” – më së pari mendimin e intelektualëve amerikanë progresistë, që duhet të mobilizoheshin t’i vinin në ndihmë Britanisë gjatë Luftës së Parë Botërore”.

Nga artikulli “Shkatërrimi i Comons në Tom Dispatch”.

“Një nga pyetjet e bëra në një studim ishte: Sa viktima vietnameze mendoni se pati gjatë luftës së Vietnamit? Përgjigja mesatare për palën amerikane sot është rreth 100 000. Shifra zyrtare është rreth dy milionë. Shifra faktike ka mundësi të jetë tre-katër milionë. Njerëzit që bënë studimin bënë pyetjen e duhur: اfarë do të mendonit për kulturën politike gjermane, kur, nëse pysnit gjermanët e thjeshtë se sa çifutë vdiqën në holokaust, ata do të thoshin 300 000? اfarë do të na thoshte kjo për kulturën politike gjermane?”.

Nga libri “Kontrolli i Medias”.

“Nuk gjeni dot një shoqëri tjetër ku klasat e arsimuara doktrinohen me kaq lehtësi dhe kontrollohen nga një sistem propagandistik – një sistem privat përfshi medien, gazetat që formojnë opinionin intelektual dhe pjesëmarrjen e pjesëve më shumë të arsimuara të shoqërisë. Njerëzve të tillë duhet t’u referohemi si “Komisarë” – sepse ky është thelbi i funksionit të tyre – të ndërtojnë dhe mbrojnë një sistem doktrinash i cili do të çmontojë mendimin e pavarur dhe parandalojë të kuptuarit e duhur dhe analizën e institucioneve, politikave, çështjeve kombëtare apo globale.”

Nga libri “Gjuha dhe politika”.

10. “Qytetarët e shoqërive demokratike duhet të ndjekin një rrjedhë për vetëmbrojtje intelektuale për të ruajtur veten nga manipulimi dhe kontrolli, dhe të shtrojnë bazën për demokracinë me kuptim”.

Nga libri “Iluzione të nevojshme: Kontrolli i mendimit në shoqëritë demokratike”.
postbllok.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top