Deshmoret e luftes se 2001 zhvilluar ne ILIRID [Maqedoni]

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
''Ushtria اlirimtare Kombëtare''' - është ushtria e vet organizuar e popullit shqiptarë në Ilirid [maqedoni] e që publikisht u paraqit gjat vitit 2001 dhe zhvilloi luftë në ILIRID [[Maqedoni]].

== Lista e dëshmorëve të luftës në ILIRID [Maedoni ]==
=== Shqipëri ===
*1.'''Lefter''' Bicaj-Teli-Berat,Shqipëri.
*2.'''Ndricim''' Koxha-Librazhd,Shqipëri.
*3.'''Pajtim''' Roci-Kukës,Shqipëri.
*4.'''Tahir''' Sinani-Tropojë,Shqipëri.
*5.'''Shpend''' Llagami-Shqipëri.

=== Kosovë ===
*6.'''Fadil''' Nimani Gërgoc,Gjakovë, Kosovë
*7.'''Rrahim''' Beqiri-Roki-Dardane,ish Kamenice,Kosovë
*8.'''Afrim''' Vehbi Kalanica-Jezerc,Ferizaj, Kosovë
*9.'''Visar''' Krasniqi,Malishevë, Kosovë.
*10.'''Labinot''' Krasniqi,Malishevë, Kosovë.
*11.'''Shefik''' Miftari,Gjilan, Kosovë.
*12.'''Fikri''' Mursel Fejziu-Rahovec, Kosovë.
*13.'''Skifter''' Milazim Arifi,Gjilan, Kosovë.
*14.'''Ahmet''' Krasniqi,Prizren, Kosovë.
*15.'''Elmi''' Bedri Kamberi-Reçak,Shtimje, Kosovë.
*16.'''Shpend''' Mazdrekaj-Prilep,Deçan, Kosovë.
*17.'''Elmi''' Hoti-Malishevë,Kosovë


=== Shkup ===
*18.'''Muzafer''' Veli Xhaferi-Tanushë,Shkup.
*19.'''Nijazi''' Mifti Sinani-Tanushë,Shkup.
*20.'''Qemal''' Shaqiri-Hasanbeg,Shkup.
*21.'''Gazmend''' Avdi Arifi-Tanushë,Shkup.
*22.'''Elham''' Ismail Curri-Hani i Elezit.
*23.'''Ismet''' Latifi-Majancë,Shkup.
*24.'''Ali''' Mahmuti-Hasanbeg,Shkup.
*25.'''Sahit''' Sejdi Serani-Tanushë,Shkup.
*26.'''Avdi''' Milazim Mustafa-Haraçinë,Shkup.
*27.'''Agim''' Bexhet Nebiu.Haraçinë,Shkup.
*28.'''Mirsad''' Sali Abdyluli-Haraçinë,Shkup.
*29.'''Zejadin''' Qani Zymberi-Haraçinë,Shkup.
*30.'''Skender''' Matallari-Shkup.
*31.'''Fejzi''' Zija Sulisi-Hasanbeg,Shkup.
*32.'''Ramadan''' Halimi-Lubeten,Shkup.
*33.'''Ismet''' Neshat Bajrami-Brezë,Shkup.
*34.'''Arben''' Bajrami-Bojane,Shkup.
*35.'''Abaz''' Lute Beqiri-Haraçinë,Shkup.
*36.'''Adem''' Shefik Hasani-Hasanbeg,Shkup.
*37.'''Muzafer''' Agushi-Haraçinë,Shkup.
*38.'''Nehat''' Curri-Hani i Elezit,Shkup.

=== Tetovë ===
*39.'''Hajredin''' Arifi-Sellce,Tetovë.
*40.'''Zeqirija''' Nevaip Tahiri-Vejce,Tetovë.
*41.'''Severt''' Shabani-Llace,Tetovë.
*42.'''Selvet''' Isa Hajredini-Tetovë.
*43.'''Fadil''' Halil Rufati-Lisec,Tetovë.
*44.'''Umer''' Vajadin Shabani-Sellce,Tetovë.
*45.'''Mahir''' Kamberi-Gajre,Tetovë.
*46.'''Bedri''' Halimi-Neprioshten,Tetovë.
*47.'''Rametulla''' Miftar Ahmeti-KapocindollTetovë.
*48.'''Shaban''' Sahiti-Gjerme,Tetovë.
*49.'''Selman''' Nuhiu-Poroj,Tetovë.
*50.'''Nexhmedin''' Ismail Qemal Sulejmani,Poroj,Tetovë.
*51.'''Murtezan''' Merxhan Etemi-Sllatinë,Tetovë.
*52.'''Burim''' Nijazi Hiseni-Sllatin,Tetovë.
*53.'''Aqim''' Sulejmani-Jazhinc,Tetovë
*54.'''Sulejman''' Rasim Limani-BozovcTetovë.
*55.'''Ismet''' Fejzullahu-Reçic,Tetovë.
*56.'''Abdylmexhid''' Abdylrahmani,Shipkovic,Tetovë.
*57.'''Refik''' Ilajzi-Kalishte,Tetovë.
*58.'''Ismail''' mehmeti-DrenocTetovë.

=== Kumanovë ===
*59.'''Zaim''' Zeqiri-Vaksincë,Kumanovë
*60.'''Jetulla'''-Nikushtak,Kumanovë.
*61.'''Agim''' Rufati-Sllupçan,Kumanovë.
*62.'''Mexhid''' Hamidi-Runicë,Kumanovë.
*63.'''Harun''' Shenasi Kasumi-Sllupçan,Kumanovë.
*64.'''Arif''' Ibrahimi-Llopat,Kumanove.
*65.'''Sali''' Latifi-Hotël,Kumanovë.
*66.'''Arsim''' Bajrami-Llopat,Kumanovë.
*67.'''Llokman''' Neziri-Hotël,Kumanovë.
*68.'''Isa''' Fadil Ahmeti-Hotël,Kumanovë.
*69.'''Faik''' Ibrahimi-Kumanovë.
*70.'''Shenasi''' Ibrahimi-Sllupcan,Kumanovë.
*71.'''Agim''' Zenuni-Kumanovë.
*72.'''Nezir''' Avdi Demiri-Kumanovë.
*73.'''Gjylsere''' Sahiti-Kumanovë.
*74.'''i poshter''' Sadiku-Sllupçan,Kumanovë.
*75.'''Hasip''' Emurllahu-Hotël,Kumanovë.
*76.'''Ilajsa''' Memeti-Mateç,Kumanovë.
*77.'''Mevludin''' Mehmeti-Mateç,Kumanovë
*78.'''Zekirja''' Nebi Hasani-Shkup.
*79.'''Abdyl''' Mexhid Shahini-Sllupçan,Kumanovë(14 vjecar)
*80.'''Haxhi''' Remzi Osmani-Sllupçan,Kumanovë.
*81.'''Ramiz''' Demiri-Sllupçan,Kumanovë.
 
Redaktimi i fundit:
0091le3.jpg


Lefter Bicaj – KOMANDANT TELI (1969-2001)


ثshtë i Lindur në f.Polican –Berat në Shqipëri. I martuar kishte dy Fëmijë djal e vajze. Ishte pjestar I dalluar I njesitit per kryerjen e detyrave speciale “BRISKU”ne Shqiperi, po ashtu edhe ne lufterat ne Kosove dhe ne Presheve. Kulminacioni I trimerise tij arrihet ne luften e 2001-shit Ku si komandant I njesise speciale”Teli” mbetet legjende e paharruar e kombit shqiptare.Me strategjine dhe shkathtesine qe tregoi ne luftimet neper betejat me te ashpra si ne Sllupcan, Matec dhe Haracine u be I njohur dhe I dashur per te gjitha ata qe ishin bashk me te.Me 7 gusht 2001 u vra ne nje tradheti me pese bashkelutetar me te ngusht te tij ne Gazi Babe Shkup. U varros ne vendlindje ne Berat- Shqiperi





LEFTER BICAJ

Kur Maqedonia ra në qark,
Kur Haraçina mori hak!
Nga Berati i Shqipërisë,
Vjen pishtar i lirisë.

Grykës tanksit i rrin në ballë!
Lufton trimi dhe qëndron i gjallë!
Me tmerr e panik ikë ushtria e Maqedonisë,
S'ka pa ende rrufe të lirisë!

Veç se hudhet te gryka e topit!
Ky stërnip i Mic sokolit
Dhe s'përkulet me hapin e mizorisë,
Teli* vetë, drangua i shqiptarisë.

Harçinë moj, tek ti kala!
Lefter Bicaj, dëshmor ku ra?
Gazi Babë moj, a e pa;
Lefter Bicaj dëshmor si ra?

Rreze bukur rreze zjarr,
Të tillë burrë pse në varr!
Mori plumbin e tradhëtisë,
Nuk ka vdekur jo, trungu i ushtrisë.

O vëlla o krushk i gjallë,
O dëshmor i kombit Shqiptar.
I dhe zjarr zemrës sé Ilirisë,
Flakë e pashuar, dritë e lirisë.

Lefter Bicaj- ndokund në disa dokumente emri i tij haset edhe si Lefter Goxhaj.
*TELI - është pseudonimi i Lefter Bicajt, kështu ishte i njohur edhe njësiti i tij "Teli".

Nga Fejzulla Duraku
 
Redaktimi i fundit:
Leter e nje ushtari te 2001


-VARRI IM ثSHTث Nث SLLUPاAN, Nث TANUSHث, Nث KALANث E TETOVثS...Letër e një luftëtari të UاK-së nga Shqipëria

Bija ime!


Aq e kisha dashur që të jem afër teje, të shoh se sa je rritur. Por edhe pse jam larg, larg saqë na ndajnë dy botëra, unë e ndjej veten krenar dhe shumë afër teje, kur e di se për cka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur, duhet të jesh shumë krenare, gjithmonë të ecësh me kokë të ngritur lart, të mos dorëzohesh edhe pse disa të mendojnë për jetime.

Unë jam larg, thash sa dy botëra, por shpirti im cdo mbrëmje vie në natë, në dhomën tënde ti përkdhel flokët e arta, flokët e gjata, që aq shumë i desha. Pas ca kohësh me anë të kësaj letre, nuk dëshiroj që të të arsyetohem për ikjen time pa fjalë, pa gjurmë, por të të them se edhe pse unë vdiqa, këtij populli të përvuajtur duhej t'i dalë dikush në krah. Unë isha i fundit që mora këtë guxim, sepse shokët e vëllezërit e mi, mu atëherë kur u paraqita për në luftë, ata vetëm se kishin ujitur tokën me gjakun e tyre, e lulet e lirisë sa vijnë e rriten. Bija ime! Ngre kokën lart, se nuk dëshiroj të të shoh se si e ndjen veten jetime. Ta lash nënën, e cila ishte frymëzimi im për të shkuar në luftë, zemra e cila gjakoi për mua, që juve t'ju shoh të lirë, të kënaqur në atdheun tonë të shkelur nga cizma e fëlliqur. Ajo prej tani do të jetë udhëzimi yt, por të përkujtoj, kujdesu shumë për të.

Bija ime!
Letrën që po e lexon, është shkruar mu në front, ku dominon fryma e barotit, fryma e lirisë, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejnë, e as shitjet e patriotëve nuk bëjnë para, nëse nuk je në front të luftës, e të shikohesh me armikun nëpërmjet shënjestrës. Kjo është kënaqësia e vetme, që mund ta përjetojë secili që dëshiron të vdesë e jo të luftojë me shpresë që të kthehet në familje. Të lutem bija ime! Mos ma kërko varrin se nuk do të ma gjeshë. Dije edhe mbaje mend se varri im është në Sllupcan, në Tanushë, në Kalanë e Tetvës. Këtu prehen eshtrat e mia. Të lutem mos ngurro, dhe thuaju të gjithëve që mos të ngurrojnë që të më ngrisin përmendore, sepse nuk dhashë jetën për përmendore e për strofa këngësh, por vetëm e vetëm që të fitoj kënaqësinë e Zotit që e falënderoj shumë që më gatoi aq mirë. E di se tash duke i lexuar këto rreshta të pikojnë lotët, por më vie shumë e qartë se ato janë lotët e krenarisë, e jo lotët e dhimbjes për babanë e vdekur, për babanë i cili flijoi veten sikur shumë baballarë tjerë.


Bija ime!

Janë këto fjalët e mia të fundit, sepse pas kësaj nisem në një betejë në të cilën nuk ka mbrapa. Bëhu vajzë e mirë, e ndershme, e dëgjueshme ndaj nënës, bëhu vajzë e diturisë, e sinqertë. Mos lejo që kjo botë mashtruese të të kapë me thonjtë e saj të fëlliqur e të të cojë ku janë shumë vajza të mbetura rrugëve të Italisë e Evropës. Nëse bija ime nuk përfundon kjo luftë e ti rritesh, do të kisha dashur që edhe ti të jesh në rradhët e ushtrisë së popullit, sepse vdekja nuk është asgjë për ata që i ofrohen vullnetarisht. Ajo është fazë që kërkon haracin e saj, por që shpërblehet me një botë, me një jetë tjetër për të cilën po ta dinte mirë bota, do të ngarendnin të gjithë që ta marrin me shpatë. Të lutem bija ime, përshëndeti të gjithë njerëzit që më kanë njohur, të gjithë miqtë. Përshëndete nënë tënde dhe ruaje si sytë e ballit, sepse shumë e respektova dhe më respektoi. Mirë u pafshim në botën e amshuar, në botën ku nuk ka më brenga. Dhashtë Zoti që të jemi të gjithë bashkë, në njërin kopsht të Xhenetit. P.S. E dashur, mos ia trego dhe mos ia lexo letrën cupës tonë deri sa të rritet e deri sa t'i mësojë shkronjat. Ju dua shumë.

"JEMI Nث RRUGث Tث DREJT REALIZIMIT Tث ASPIRATAVE Tث POPULLIT SHQIPTAR"
Te luftosh per liri nuk quhet "terrorizem",te mbrosh te drejten e popullit tend nuk eshte ekstremizem".


[ame=http://www.youtube.com/watch?v=bNZE7PBMK7c]YouTube - Letra e Komandant Telit - Bija Ime[/ame]
 
u1pajtimroci1hy9.jpg



Pajtim Roci (05.02.1980-07.08.2001)


U lind në fshatin Krumë të Hasit-Shqipëri, ku edhe e kreu shkollën fillore që më pas të shpërngulet në Tiranë me çka vazhdon edhe gjimnazin e përgjithshëm, ishte pjestarë i UاPMB-së ku tregoi guxim të madh si luftëtarë dhe më pas ai u rradhit në UاK ku veproi në Sllupcan, Matec si dhe në Betejën e ashpër të Haraçinës. Me 7 Gusht 2001 vritet mizorisht si rezultat i tradhëtisë së Gazi Babës së bashku me 5 bashkluftëtarët nga njësia “Teli”. U varros në varrezat e Tiranës
 
u1ndricimkoxha1mt4.jpg


Ndriçim Koxha (15.03.1971-07.08.2001)

U lind në fshatin Gizavezh të Librazhdit-Shqipëri ku edhe e kreu shkollën fillore, rrjedh nga një familje e vjetër me virtyte të larta kombëtare. Me fillimin e luftës në Maqedoni ai me plot zell bashkangjitet në rradhët e UاK-së si dhe shumë luftëtarë nga Shqipëria që dhan kontribut të madh e sidomos në fshatrat Sllupçan, Mateç dhe Haraçinë. Edhe ky ishte ushtarë i njësisë së famshme “Teli”. Vdiq me 07 Gusht 2001 në tradhëtinë e Gazi Babës për të mbetur mungesë e përjetshme e djalit të tij të vetëm. I varrosur në Vendëlindje në f. Gizavezh Librazhd- Shqipëri.
 
Pajtim Roci e Ndriçim Koxha

Malet lëshojnë zërin, fushat presin gjëmim!
Nga Shqipëria Pajtim Roci e Ndriçim Koxha vijnë.
Erdhëm tek ti Tel në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona këtu do të bëhen kala.

Arbeni e Ndriçimi ndezin flakën, ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fortë në luftë e kanë Telin,
E kanë shkëmbin e malit, komandant Rebelin.

Treqind vetë, Batalioni i vdekjes si ushtri,
Në ballë ka armikun, që numëron dymbëdhjetë mijë!
Dhe çudi po bën bota, po bën vetë Evropa!
Batalioni i vdekjes gjoksin përmbi topa!

Pajtimi e Ndriçimi ndezin flakën, e ndezin barotin,
Nëpër gjokse gjylet presin, presin edhe topin!
Krah të fort në luftë e kanë Telin.
E kanë shkëmbin e malit e kanë vetë Ademin.

Erdhëm tek ti Tel, në Haraçinë me të pa,
Gjokset tona, këtu do të bëhen kala.

Gryka e pushkéve tona vjell barot e hekur;
Në Haraçinë armiku sa shumë është përpjekur!
Një top dore dhe granatat brezit ngjeshur,
Në fronte të reja, shkojmë buzëqeshur.

اdo pëllëmbë dheu po mirret me gjak,
Sa shumë dëshmorë gjer tek Shkupi plak.
Tek kalaja e Shkupit ju mbeti syri i lirisë,
Por këtu i rendë ishte grushti i tradhëtisë!


Nga Fejzulla Duraku
 
Si shpend krenar neper trojet shqiptare

u1skerdillagami1br8.jpg


Nga:Rajmonda MALECKA

Ne kujtim te deshmorit te atdheut Skerdilajd Llagami.



Lufta eshte kujtese. Po te mos qe keshtu misioni i saj kurre nuk do te ishte i realizuar, ai mision i shenjte. Ne historine e popujve qe e kane siguruar me gjak mbi-jetesen e tyre, kujtesa ka qene nje arsye me shume, qe keto popuj te mbijetonin. Ne te gjithe kete mbijetese “proteina” kane qene te renet, dhe kujtesa per to eshte njera nga gjerat me te vyrtytshme te popujve dhe te lirive te tyre. Dhe koheve te paqes, kjo ju ka sherbyer me se miri.

Kete lloje marrdhenie te sjell dhe njeri nga deshmoret me te njohur dhe nder me te fundit te atdheut dhe te çeshtjes sone kombetare Skerdilajd Llagami. Deshmori i luftes se fundit te shqiptareve, mbetet dekori me i dhimbshem dhe me krenare i çeshtjes sone kombetare, nje nga çeshjet me dramatike, e cila vazhdon te jete ne vlugun e shqiptareve dhe diplomacise nderkombetare. Ndersa 31 tetori eshte dhe datelindja e deshmorit, dita e tij ka nje kuptim te ndryshem, sepse brenda ka kujtesen per lirine e shqiptareve ne viset etnike, te cilet per gati nje shekull kane mbetur nen kolonet sllave, te pushtuar, te dhunuar, te suspenduar dhe te perbuzur. Ka rrugen neper te cilen perseriten cilesite e kombit dhe njerezve te tij. Ka mardhenien qe liria vendos me njerezit dhe njerezit me te.

Datelindja e Skerdilajd Llagamit ka mbi vete jo vetem kujtesen, por ate simboliken e shenjte dhe te shtrenjte te rraportit qe njeriu ka me historine dhe te ardhmen e vendit te vet. Ka ate simboliken me te cilen popujt dhe njerezit kane mbajtur jeten dhe kur ajo ka qene nen rrenojat dhe nen kataklizmen e terrorit, te eliminimit dhe etnocidit. Ajo eshte nje datelindje e çuditshme, nje datelindje qe duket se i uron vite te tjera jete drites, trimerise, kujteses, ndergjegjes dhe krenarise sone kombetare, e cila ushqehet perditesisht nga njerezit e saj. Eshte nje datelindje qe ushqen te verteten dhe vyrtytet njerezore.

Skerdilajd Llagami ishte nje djale tiranas. Te gjithe i kishte ne lulezimin e vet. Dhe jeten, dhe enderrat, dhe vullnetin, dhe te ardhmen. Djaloshi i rritur me kujtesen e shqiptareve, me historine e tyre te dhimbeshme dhe krenare, kishte ndjesine shqiptare per çdo cak te trojeve etnike. Ishte thirrja e gjakut. Ishte britma e lirise njerezore, e cila nuk rresht, nuk hesht dhe as mund te shuhet. Ajo jeton ashtu siç ka ritmin e vet koha ne rendjen e saj, ashtu siç ecin kalendaret, me çfare matet koha dhe ngjarjet e saj.

Skerdilajd Llagami hyri ne kete ritem kohore te çeshtjes sone kombetare dhe ne nje lloje kuptimi u be kalendari i saj. Ai u be pjese e betejes ekzistenciale te fundit te çeshtjes sone kombetare dhe u be ylli, kenga dhe preludi i saj. I dha asaj jeten e tij, i dha vullnetin e tij, bukurine dhe gallerine e tij djaloshare. Skerdilajd Llagami ushqeu me nje cilesi brilante forcen qe prodhon liria dhe nevoja njerezore te sodoqofta qofshin kohet dhe vullnetet pushtuese.

Skerdilajd Llagami i pati lene te gjitha pas kraheve dhe pse i mbante ne zemer. Njerezit e shtepise, bulevardet e kryeqytetit, vrullin e qyteterimit qe nga dita ne dite po e perfshinte Tiranen, moshen e cila i therriste per shumeçka. Ishte nisur drejt dhimbes. Diku, ne trojet e veta (nuk i kuptonte ndryshe ai trojet etnike shqiptare), kishte dhimbje, kishte drame, derdhej gjak njerezor dhe behej lufte per ekzistence.

As me pak dhe as me shume, ajo ishte thirrje gjaku. E therriste dhimbja e vet. E gjithe ate vrull, ai vendosi t’ja vere ne sherbim asaj qe e quajti me te nevojshme, lirise dhe çeshtjes kombetare. Dhe qe e mbeti nder me te paret, qe vertetoi nje nga gjerat me te rendesishme te çeshtjes shqiptare:- shqiptaret kane qene dhe mbeten nje etni gjaku. Askush me mire se ai nuk arriti te krijoi funksionimin e atij plazmi etnik dhe gjaku mes shqiptareve, te cilet edhe pse mes tyre kishin patur 50 vite te nderprera, geni funksiononte mrekullisht, ritet, doket, zakonet kishin mbetur po ato. Armiqte dhe koha nuk kishte mundur t’i zhbente cilesite e etnosit te tyre. Ne kete kuptim Skerdilajd Llagami qe “pionieri” i pare i kesaj mardhenie genetike.

Ne jeten e tij hyri lufta. Perballe nje armiku te vjeter dhe te ri njeheresh. Asnjeher sllavet nuk i hoqen diktatin, dhunen dhe pretendimet mbi shqiptaret. Nje pushtues qe i kishte kolonizuar shqiptaret, qe nga nje shekull dhe nje pushtues, qe ne kohet moderne kerkonte t’i mbante perseri te sunduar. Nje armik i vjeter dhe i ri njeheresh. Dikure i kishte mesuar mizorite e tyre ne libra. Bile dhe se si serbet me maja bajonetash i shqyenin femijet e shqiptareve dhe ne djep. Po ashtu dhe se si i thernin me thike kedo shqiptar qe u dilte perpara. Ai ishte perballe ketij pushtuesi te njohur. Asgje nuk kishte ndryshuar ne mundesine e ketij armiku te njerezimit dhe shqiptareve te tij. Te gjitha keto ishin motive, qe djaloshi tiranas kaperceu vetveten, kaperceu cakun psikologjik dhe shkeli token etnike, te ndaluar per dekada te tera.

Pa medyshje, arma ne krah dhe ne front. Thelle vetes fuqie e tij rrezonte malet. Trojet shqiptare ishin te gjithe ne lufte. Te gjithe trojet ishin nje fron lufte dhe Skerdilajd Llagami shkoi atje ku ajo behej, atje ku ajo ishte ne pikun e vet. Si te gjithe djemte dhe vajzat e luftes. Lufta i bashkoi kudo shqiptaret. Erdhen kudo ato ishin. Ky ishte nje motiv lirie.

Pak luftera la Skerdilajd Llagami pa qene pjesmarres ne to. I ra cak me cak tokes shqiptare me armen ne sup. S’kishte si ta pagezoje ndryshe:I dhane emrin “Shpend”.

Emri i tij shkoi vazhdimisht, drejt simbolit shpendor, sa thuajse u harrua ai Skerdilajd. Nje shpend qe fluturon dhe qe i bie cak me cak maleve, fushave, luginave ne mot te mire dhe ne mot te keq. Dhe kujtesa per te eshte e tille. Duhet t’i biesh cak me cak tokes se Kosoves, te Lugines se Presheves, Metvegjes, Bujanovcit dhe trojeve shqiptare nen–Maqedoni, per t’i mbledhur kujtimet e tij. Te gjitha ishin beteja lufte.

31 tetori eshte datelindja e tij. Eshte kujtese lufte dhe nje komunikim a dialog me driten dhe nje shpend fluturues, i cili nek ndalet ne ate vrap te çmendur lirie, i cili e mban jeten e vet vetem ne qiell. Eshte nje datelindje qe te gjithe i ushqen me motive mbijete. Keshtu “shpendi” eshte mes nesh, se mes nesh eshte shqiponja dhe malet, dy binjake te njera-tjetres.
 
post1911989030871uz5.jpg

Tahir Sinani dëshmor i UاK-së


KRENARIA E SHQIPTARISث


Shrkuan : Bedri Tahiri


Si gjithmonë nëpër deka

Për Tropojën fjalë të arta

I gjithë kombi të uron

اmimi NOBEL të takon…


(Isa Breçani) Tropoja.

Një emër lavdie e krenarie që nëpër shekuj e breza, nderoi kombin e atdheun. Tropoja e besës, e burrërisë, e traditës, e trimërisë, e këngës dhe e bujarisë. Ajo është pjesë e Malësisë së Gjakovës ose siç quhet ndryshe e Malësisë së Mirë dhe paraqet një mrekulli të veçantë në gjithë hapësirën shqiptare. Në Tropojë jeton një popull me zemër të pastër, me mendje të kthjellët, i shëndetshëm, i bukur, i buzëqeshur, i zgjuar,- konstaton studiuesi i kësaj treve, Ibrahim Kadri Malaj, në librin e tij “Tropoja në breza” (Tiranë, 2003). Dhe, gjithë këtë, ai e paraqet edhe përmes vargjeve:



Rreth e qark Alpet e nalta

I rrinë si një kurorë

Në mes tyre Tropoja ime

Ngjan si ballkon madhështor.



Ndërkaq poeti i madh i Devollit, Dritëro Agolli, në një vend thekson: Vetë Tropoja, me natyrën dhe djemtë e vajzat e saj, është poezi e vërtetë!

Tropoja, me kryeqendrën Bajram Curri e me 57 vendbanime, ku dominojnë katër fise kryesore; Gashi, Krasniqja, Bytyçi dhe Berisha, dha shumë burra të pushkës e të mendjes. Kështu, mjafton të përmendën: Binak Alia e Haxhi Zeka, Mic Sokoli e Ali Ibra, Zmajl Hyseni e Zmajl Mehmeti, Halil Brahimi e Rrustem Bajrami, Avdullah Hoxha e Qerim Delia, Sadri Luzha e Col Delia, Shaban Binaku e Mushak Haxhia, Ali Rrustemi e Bajram Curri, Shpend Balia e Hoxhë Dollapi, Shkurte Sherbeti e Cucë Avdylja, Bajram Rama e Ramë Sadria, Man Avdia e Sali Mani…

Kjo traditë atdhetarie kurrë nuk u shua në këto vatra derëhapura e sofërshtruara për miq e për dashamirë. Kjo më së miri u dëshmua në luftën e fundit çlirimtare, kur radhëve të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës iu bashkëngjitën shumë tropojanë, ca prej të cilëve ia falën edhe jetën lirisë së Kosovës, si: Arif Shpend Dautaj, Bylbyl Hazir Breçani, Qazim Hazir Dautaj, Ramiz Ramë Memia, Tahir Ramë Memia, Fatmir Rexhep Hasandoçi, Hazir Avdyl Malaj, Mehmet Ramë Dizdari, Hysen Mella, Tahir Hoxha, Hysni Adem Hajdarmataj, Hyrë Mehmet Demiri, Xhemile Makel Sallahi, Mon Arif Sallahi, Ramë Rexhep Sallahi, Adem Bajram Selmani… Në mesin e tyre, kurorë e mbi kurorë, qëndroi luftëtari i paepur, Tahir Sinani- “TROPOJA”, i cili shkriu jetën për bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare.



Stërnipi i Mic Sokolit



Në mes Bujanit dhe Geghysenit, aty ku Valbona mbretëreshë gurgullon hareshëm, shtrihet gjer e gjatë një fshat i bukur me emrin GRI. O Zot, çfarë pasurish natyrore ka GRIA! Mjafton të përmendet blloku i pandarë i gështenjave (i lanë për bijat e martuara që të vjelin fruta), i cili paraqet një raritet në gjithë vendin. Paskëtaj ka dy monumente kulturore-natyrore: Blinin e Grisë dhe Gështenjën e Bajram Currit. Banorët e Grisë janë pasardhës të Hysen Vatës, vëlla i Gjon e Pap Vatës, nga të cilët rrjedhin banorët e Bujanit.

Oxhak i njohur i këtij fisi të madh të Krasniqes qe edhe dera SINANAJ, e krijuar dhjetë breza më parë. Tjerrë hollë e hollë, filli i kësaj familjeje të flaktë atdhetare të shpjerë larg e larg në rrënjët e drurit gjenealogjik të katundit Gri.

Babai i tij, Mala, u lind në mal, rrugës, në të ikur para barabarisë serbe, në vitin 1916. Emrin e pati të gatshëm, Mal. Ishte biri i Halilit dhe i Shkurte Sadriut, bijës së Mizës së Mic Sokolit. Edhe pse djalë hasreti, ai kurrë nuk i lëshoi armët nga dora. Luftoi e luftoi, hiç pa u ndalur, për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare, duke vajtur deri në Sanxhak. Me vrullin luftarak, mençurinë në biseda dhe fjalën e rëndë si guri, Malë Halili do të respektohej në vitet e Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm në fshatin Gri, por edhe me gjerë- shkruan Eugen Shehu.

Kështu, me vepra e jo me fjalë, i edukoi dhe i frymëzoi edhe nëntë fëmijët e

tij: Sahitin, Nijaziun, Canin. Rizanë, Agimin, Tahirin, Skënderin, Besnikun dhe Feriden.




Tahir Sinani

Tahir Sinani erdhi në këtë botë, më 25 maj 1964. Mësimet e para i mori në vendlindje, në Gri, ndërsa të mesmet, drejtimi i agronomisë, në qytetin pitoresk Bajram Curri. Ishte i zgjuar dhe shumë i interesuar për historinë e të parëve. Qysh si fëmijë, kur me babanë shëtiste dhe kulloste bagëtinë nëpër kodra e male, ku shihte ushtarë të armatosur, duke ruajtur kufirin midis vëllezërish, në shpirtin e tij njomëzak i pat lindur ideja e rrafshimit të atyre gurëve ndarës dhe e bashkimit të trojeve etnike.

- Një njeri, madje edhe një komb, që nuk e njeh historinë e tij është i destinuar që të bëjë gabime të rënda. Njeriu duke e ditur prejardhjen e tij, duke njohur mirë të parët e vet, nxjerr mësimet nga e kaluara, vendos objektivat e tij për jetën- shkruan ai në një historik të shkurtër të familjes së tij, një dokument origjinal, i shkruar me dorë, të cilin ma siguroi në familjen e tij, atdhetari dhe veprimtari i palodhur, Isa Breçani.

Duke u nisur nga të gjitha këto, djaloshi hafif, por shtatlartë e me zemër sa Majat e Hekurta, që herët u përcaktua në rrugën e madhe të lavdisë, në rrugën e babait, i cili kishte lënë edhe amanet që, herdokur, nëse pëlcet lufta në Kosovë, ndonjëri nga djemtë e tij të shkonte në mbrojtje të saj...

Pasi mbaroi shkollën e mesme, Tahiri kishte vetëm një ëndërr: ta studionte artin luftarak! Kështu, pasi u konsultua edhe me të atin, u regjistrua në shkollën ushtarake, në Zall- Herr (qendër stërvitore në veri të Tiranës), në drejtimin e Mbrojtjes nga Armët Kimike dhe Biologjike. Dhe, kur ekziston dashuria, nuk mungon as suksesi. Ishte kadeti më i mirë dhe më i suksesshmi i gjeneratës. Pas mbarimit të vitit të parë, në shkresën e tij përcjellëse për në vitin tjetër, i shkruante: “Studion dhe thellohet në mënyrë të veçantë në ligjet e Artit tonë Ushtarak popullor. Ka marrëdhënie shumë të mira me eprorët dhe shokët e vet. Përpiqet në çdo rast të ndihmojë ndonjë student të dobët”.

Vërtet, shumë shpejt arriti të bëhej mjeshtër i përsosur i përdorimit të të gjitha llojeve të armëve. Më 1986, me sukses shumë të lartë, mbaron studimet ushtarake dhe menjëherë emërohet instruktor i stërvitjeve në Divizionin Ushtarak të qytetit Bajram Curr. Ama, ai nuk mjaftohej me kaq. Për çdo ditë përparonte në profesionin e tij që e donte shumë. Siç tregojnë kolegët, ai ishte i rreptë, i ashpër dhe i përpiktë, si ushtarak, por i dashur, i sinqertë dhe i afërt me ushtarët, në çastet e lira. Duke u bazuar në talentin dhe aftësitë e tij e emërojnë Shef të Sektorit për Intervenime të Shpejta.

Dhe, ngjarjet rridhnin rrokullimë. Edhe damllaja, mbledhur me vite e dekada, shpërtheu si vullkan i pashuar në Kosovë. Ushtarakut sypatrembur, sakaq, iu kujtua amaneti i të atit dhe i gufoi zemra e tij e bardhë dëborë. Kontaktet me personalitetet e njohura të UاK-së, si me Azem Sylën, Bislim Zyrapin, Agim اelajn, Xhelal Hjaden-TONI etj. ia shtuan edhe më ndjenjën e atdhedashurisë dhe të luftës për lirinë e gjithmbarshme shqiptare. Kur plasi lufta e hapur në Kosovë, ai pa u hamendur, me tërë qenien, u vu në shërbim të saj. Ah, sa me vullnet e me gëzim e priti emërimin e tij si oficer në Kampin e Stërvitjeve në Tropojë!


Në krye të luftëtarëve të lirisë

-Kosova nuk ka qenë kurrë e vetme në luftërat e saj për t’u vetëmbrojtur e për të fituar mbi armiqtë. Kështu ngjau edhe në luftën e fundit çlirimtare. Tahir Sinani, i zhuritur e i përmalluar për vite, për të parë atë zonjë të trojeve të veta, por i mbushur me urrejtjen nga pasojat e luftës e gjenocidit, do të jetë nga të parët që iu bashkëngjit radhëve të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës dhe shumë shpejt do të binte në sy trimëria, kultura dhe përvoja e tij ushtarake në analizën e Artit Ushtarak Shqiptar.

Nuk janë të paktë eprorët në Zonën II ushtarake dhe në TMK që ndjehen krenarë se e kanë pasur Tahir Sinanin epror, mësues dhe edukator,- konstaton Musli Matoshi në shkrimin “Komandanti që i dhuroi jetën lirisë”..

Ashtu ishte vërtet. Pasi kishte ushtruar dhe përgatitur mirë e mirë, shumë guerilasë dhe luftëtarë të parë të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre edhe dëshmorët: Agim Zeneli, Agush Gjocaj, Ilir Konushevci (Komandant “MثRGIMI”) etj. Tahir Sinani mësyu këndej, ku i rrinte mendja e shpirti, drejt Kosovës, drejt zjarrit të luftës, drejt logut ku matej burrëria. I la të gjitha mënjanë, la edhe gruan, Shpresë Osmanin, la edhe fëmijët e dashur: djemtë Rugovën (1993) e Rrezartin (1996) dhe vajzën Rrezarta (1997).

Ishte gjysma e vitit 1998, kur bashkë me trimat e lirisë, ata që vetë i kishte mësuar e përgatitur, shaluan Pashtrikun krenar dhe zbritën në Divjakë të Kosovës martire. Madje, që në aksionin e parë, në Qafën e Pagarushës, ku vetëm për më pak se dy orë luftimesh, falë strategjisë së tij, do të asgjësohet një bandë prej nëntëmbëdhjetë vetash, të paramilitarëve serbë, të cilët për disa ditë rresht i kishin terrorizuar banorët e atyre anëve. Aty, me vendim të SHP të UاK-së, ku edhe vetë ishte anëtar, i besohet detyra e instruktorit të Stërvitjeve dhe ajo e komandimit të Njësisë Speciale “Arbëri”. “Efektivat e njësitit special “Arbëri” po kryejnë detyra të rrezikshme në prapavija të armikut sa duke i ardhur në ndihmë popullsisë civile të paarmatosur, aq edhe duke organizuar dhe kryer aksione të befasishme, të shpejta, vdekjeprurëse për formacione serbe që veprojnë të shkëputur”- thuhet në Informacionin e Ministrisë se Mbrojtjes- Tiranë, 19 qershor 1998.


Komandanti i komandantëve

Qendra Stërvitore në Divjakë shpejt u shndërrua në një Akademi të vërtetë ushtarake. Aty, tashmë, vepronin edhe oficerët e tjerë të UاK-së: Bislim Zyrapi, Sali Veseli, Naim Maloku etj. Madje, kushtrimit të Tahir Sinanit iu kishin përgjigjur edhe shumë oficerë shqiptarë, si: Adem Shehu, Bardhyl Tahiri, Shpëtim Golemi, Spiro Butko etj.

Nëse ata që e kanë lexuar romanin “Mic Sokoli” të Sulejman Krasniqit dhe kanë pasur ca mëdyshje në rrëfimet për heroin, i cili në pikë të dimrit pastrohej me dëborë, tashmë u bindën në vërtetësinë e tyre, sepse, edhe stërnipi i tij, Tahir Sinani, vepronte njësoj. Ai, natën e ditën, në borë e në shi, në acar e në të ftohtë, ushtronte e ushtronte. Ushtarët e tij, në fillim e kishin të vështirë, por me kohë e kuptonin rëndësinë e tyre dhe korrnin suksese. Ai shumë shpejt u bë legjendë e gjallë, u bë komandant i komandantëve. Për këtë, më së miri është t’ua lëmë fjalën atyre që e kanë njohur nga afër:

- Më 15 nëntor 1998, komandanti i Kompanisë së Berishës, Fadil Gashi, na njoftoi se në Divjakë kishte mbërritur një oficer nga Shqipëria dhe së SHP i UاK-së nga të gjitha Brigadat kishte kërkuar ushtarët më të mirë e më të përgatitur fizikisht e moralisht që të lajmëroheshin atje, ku do të formohej Njësia Speciale e Diversantëve Vëzhgues. Në mesin e tyre më caktuan edhe mua. Atë e takuam para Shtabit të Përgjithshëm. Ishte në një traktor, bashkë me një ushtar. اka po bridhni rrugëve, na tha me një ton kërcënues. Kur ia shpjeguam, na përshëndeti ngrohtësisht dhe na tregoi kush ishte... Të nesërmen, në ora 7 e 30 minuta, na rreshtoi të gjithëve dhe pasi u prezantua, na njoftoi me detyrat dhe qëllimin e ushtrimeve. Ishte i prerë në vendime, shumë korrekt dhe i ashpër në komandim, kërkonte disiplinë dhe vullnet të hekurt si dhe respektim të hierarkisë ushtarake. Kështu u njoha në fillim me komandant Tahir Sinanin,- rrëfen Sylejman Cakaj nga Bushati i Drenicës, për të vazhduar:

-Pos ligjëratave, ai me djemtë që i ushtronte organizonte edhe sulme të suksesshme mbi pozicionet e armikut. Kështu në janarin e vitit 1999 u veprua në Carralevë. Më 8 janar të atij viti u bë një tjetër sulm në Biroqë të Therandës, ku pësuan tre policë serbë: Dragan Tomashoviqi nga Prokupla, Goran Boshkoviqi nga Brusi dhe Milosh Stevanoviqi nga Bratovci.

Atë ditë u shkatërrua edhe një pizgauer dhe një “NIVA” përplot paramilitarë (shih edhe librin “Feniksët e lirisë 2, Prishtinë, 2002, fq. 242). Ka qenë i suksesshëm edhe në minimin e terrenit në Zborc të Shtimes, ku me sytë e mi kam parë trupa të copëtuar të policëve serbë,- përfundon ai, duke përkujtuar me mall e krenari eprorin e strategun e vet të dashur...

Edhe Limon Thaçi nga rrethi i Malishevës ka fjalë të shkëlqyera për komandant Tahir Sinanin, me të cilin është takuar që në ditën e tretë të hyrjes së tij në Kosovë. “Ishte trim modest që nuk lavdërohej kurrë për punët e mëdha që i bënte. Me trimëritë e tij bënte mrekullira saqë u bë tmerr për armikun. Edhe pse ia kishin caktuar një veturë, ai rrallë e shfrytëzonte atë, shumicën e punëve në terren i kryente në këmbë. Gjatë bombardimeve të NATO-s, atij iu caktua një detyrë mjaft e rëndë; ta mbronte Zonën Operative të Pashtrikut, ku vepronin krerët e luftës dhe SHP i UاK-së si dhe një popullatë me mbi njëqind mijë banorë të shtrirë që nga Malet e Berishës, Gryka e Llapushnikut e deri në Qafë të Duhles. Dhe ia doli mbanë.

Të gjitha këto e lartësojnë figurën e këtij strategu shumë të njohur ku me respektin më të madh përkulem para veprës së tij”.

Refki Mazreku (VANDAMI) nga Malisheva rrëfen; ”Tahirin e kam njohur që nga nëntori i 98- së. Ato ditë u ktheva nga Zvicrra, ku isha për shërim, sepse qeshë plagosur në betejën e 24 gushtit të atij viti, të Bajraku i Luzhnicës, ku patën rënë heroikisht; komandant KUMANOVA (Ismet Jashari), Habib Zogaj (Arbëri), Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj dhe Gani Kastrati.

Atë kohë, Tahiri përgatiste Njësitin diversanto- vëzhgues, i cili numëronte

98 ushtarë. Unë isha zëvendëskomnadant dhe komandant Togu. Aty pashë interesimin e një ushtaraku të shkëlqyer dhe virtytet e një njeriu, që në të vërtetë kishte ardhur me shpirt për ta ndihmuar luftën e UاK-së, i cili përveç moralit të fortë të punës kishte edhe përgatitjen profesionale. Ishte aq i thjeshtë sa, në shumë raste, na thoshte; ju që keni përvojë në luftime direkte, duhet t’i udhëheqni aksionet. Betejat dhe aksionet e suksesshme të udhëhequra prej tij janë të panumërta. Mjafton të përmenden disa, si ajo në Biraçë, ku lanë kockat se paku 22 policë dhe paramilitarë serbë, ajo te Pishat e Suharekës etj.

Që nga maji i vitit 1999 Tahir Sinani ishte komandant i gjashtë brigadave të asaj ane dhe e ndihmoi shumë operacionin “Shigjeta”, duke i hapur korridore të lira për furnizim me armatim. Tahiri si komandant i Zonës së Pashtrikut dhe unë si komandant i Batalionit II gardist, në bashkëpunim me Brigadën 124 ”Gani Paçarizi” organizuam aksione dhe punuam në minimin e rrugëve Rogovë- Kushnin dhe Rogovë- Lubizhdë e Hasit, në mënyrë që të pengonim lëvizjen e formacioneve të armikut. Por, armiku ishte numërikisht më i madhe dhe më i armatosur, kështu që disa herë ndërmori ofensiva të egra. Vlen të përmendet beteja e Celinës, e zhvilluar më 26 e 27 maj 1999, ku u luftua fyt më fyt. Aty, vetë Tahiri, edhe pse si komandant i Zonës nuk duhej të rrezikohej aq shumë, me vullnetin dhe dëshirën e tij për të hapur rrugë, bëri heroizëm të pashoq. Dhe, them sinqerisht, duhej të isha një shkrimtar, siç thoshte Mihal Grameno për betejën e Mashkullores që të përshkruaj gjithë atë punë që e bëri Tahir Sinani për bashkimin e trojeve shqiptare..”

Pos tjerash, ai ka merita të mëdha edhe për suksesin e operacionit të planifikuar nga SHP i UاK-së me emrin e koduar “Shigjeta” në Pashtrik. Sipas planit të këtij operacioni parashihej që lufta guerile e deriatëhershme të shndërrohej në një luftë frontale përgjatë kufirit Kosovë- Shqipëri. Faza e parë e këtij operacioni ishte sulmi për hapjen e korridorit të Koshares, i cili u kurorëzua me sukses, ndërsa faza e dytë parashihte luftën e rregullt në frontin e Pashtrikut...(Eugen Shehu në Lajmet com.).

Provat e vështira si instruktor i stërvitjes së trupave dhe i kuadrove, si komandant i njësitit special, si komandant i Brigadës, ishin të mjaftueshme për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, për ta emruar Tahir Sinanin, Komandant të Zonës Operative të Pashtrikut (Revista “Pavdeksia”, Tiranë, shtator, 2002).

Pra, siç u pa dhe u vërtetua më vonë, aftësia, trimëria, vendosmëria dhe sy çeltësia e komandant Tahir Sinanit, bënë që të mbesin të parealizuara ëndrrat e kriminelëve serbë; Sheshelit e Ojdaniqit, për të pirë kafe e për të lozur futboll në Malet e Berishës. Jo, ore jo, se aty ishte Tahir Tropoja, i cili kishte urdhëruar preras: Me asnjë çmim qoftë edhe me çmimin e jetës së ushtarëve, serbët nuk do t’i lejojmë të depërtojnë te popullata!

Tahir Kosova, me bashkëluftëtarët e tij besnikë, më 12 qershor 1999, hyn fitimtar në Prizren.


Drejt luftërave të reja

Dhe, më në fund, edhe në Kosovën e gjymtuar, pas natës njëqindvjeçare serbosllave, agoi ditë e bardhë. Përkundër atyre që nuk përmbaheshin nga gëzimi, Tahir Kosova, siç e quanin tashti trimin tropojan, ende nuk ishte i kënaqur dhe fytyra e tij ishte e zymtuar.

- Shpirti im nuk qetësohet përderisa edhe cepi më i skajshëm i trojeve shqiptare lëngon nën thundrën e huaj!

Kështu tha dhe, një ditë, pasi u çmall me anëtarët e familjes, mblodhi krahët e dragoit e mori fluturim për në Luginën e Preshevës...

Të mos harrojmë se ky luftëtar i madh i lirisë, që kur ishte komandant i TMK-së, në Qendrën e Stërvitjes dhe të Doktrinës në Nashec, në nëntor të vitit 1999, kishte vënë lidhje me krerët kryesorë të UاPMB-së si me Shefqet Musliun, Ridvan Qazimin (Lleshin), Jonuz Musliun etj. Pasi i mblodhi edhe disa petritë, që vetë i kishte përgatitur më parë, iu përvesh betejave në Dobrasin, Konçul e në Bujanoc. Edhe atje bëri nam dhe fitoi një emër të ri: Tahir Presheva!

Po kur u nënshkrua Marrëveshja edhe për çmobilizimin e UاPMB-së, ç’bëri Tahir burri?!

Ah, të keqen vëllait, ai nuk honepsej dot nga rruga e nderit. Fjala- fjalë e

besa- besë! Sërish duhej vazhduar lufta. Ai punonte në TMK, në Prishtinë, ndërkaq banonte në Prizren. Një i afërm i tij u përpoq t’ia mbushte mendjen që të mos shkonte më në luftë, sepse mjaft kishte luftuar dhe tash e tutje duhej të kujdesej për familjen e për punën, por kot. Ai iu kishte përgjigjur me këto fjalë: Si çdo njeri edhe unë kam dashuri dhe dhembshuri për fëmijët dhe gruan, por dashuria për liri të shqiptarëve që ua kanë mohuar pushtuesit serbosllavë është shumë më e madhe se ajo vetjake, prandaj unë nuk ndihem i qetë!

Dhe, sërish u nis drejt fronteve të reja të luftës. Kësaj here në radhët e Ushtrisë اlirimtare Kombëtare. As atje, në Luginën e Vardarit, nuk vajti i vetëm. Jo, jo, atë e ndiqnin pas bashkëluftëtarët e pandashëm, ata që ua kishte mësuar mirë artin luftarak...

Për çudi, ku ishte Tahiri, ishte mirësia, ishte burrëria, ishte trimëria, ishte shqiptaria. Pas komandantit shkonin edhe luftëtarët e tij. Edhe ata të Preshevës e të Bujanocit kaptuan majat e Korabit kryelartë dhe shkëlqyen në Tanushë të Gostivarit, ku po komandonte, siç po quanin tashti, Tahir Tetova.

-Fronti i luftës na ndau, ata shkuan në Tanushë, ku do ta kishin nderin të ishin ushtarë në Brigadën 116, me komandant Tahir Sinanin, kurse unë do të qëndroja në Shipkovicë me Brigadën 112 “Mujedin Aliu”. Të gjithë ishin të gëzuar se do të hapej një front i ri, ishin të gëzuar se në krye të tyre do ta kishin Komandant Tahirin. Disa e njihnin nga lufta në Kosovë, disa kishin dëgjuar për guximin dhe trimërinë, kurs unë për herë të parë dëgjova të flitej për Tahirin dhe për trimëritë e tij kur isha në Preshevë. Tregimet e shokëve për Tahir Sinanin krijuan tek unë figurën e një legjende që pas vrasjes aksidentale të tij do të shkruaj me dhimbje një baladë- shkruan në ditarin e tij të luftës (ende të pabotuar) me titullin “MESAZH”, komandant Detion Korabi- “DETI”. Nga balada, e cila përbëhet nga 17 strofa, shkëpusim dy prej tyre:


Komandant Tahiri

Si furtunë po vjen

Ngarkuar me këngë

Shkruar në legjendë

....................................

Komandant Tahiri

Mbështjellë në legjendë

Në një luftë shkon

Nga një luftë vjen...


Ndërkaq komandant “VJOSA”, këtë legjendë të trimërisë shqiptare e përshkruan

kështu: “Tahiri ishte një deti i thellë, shumë më shumë të futeshe në botën e tij, aq më shumë thesar gjeje”.

-Krenohem që kam qenë pjesëmarrës i luftës së lavdishme të Kosovës. Gjithashtu jam krenar për shokët e pushkës që i pata në këto dy lufta, ndër të cilët edhe pjesëmarrësin e të tri luftërave, ish- Komandantin e Brigadës 116 për Zonën e Gostivari, dëshmorin Tahir Sinani-“Tropoja”, i cili gjatë një fjalimi të mbajtur para ushtarëve të Brigadës, deklaroi:

“...Pas paradës që do ta mbajmë në Gostivarin e çliruar, kjo Brigadë do të marshojë për çlirimin e tokave të tjera të pa çliruara të

Shqipërisë”,- thotë në fjalën mbrojtëse në Gjykatën e faktit të Tiranës, invalidi i Luftës së Kosovës, Taip Mustafai-“Vardari”, i cili bashkë me Gafurr Adilin- “Valdet Vardarin”, kryetarin e FBKSH-së, (Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, i formuar më 12 e 13 korrik 2002, në Kuvendin Kombëtar, në Pallatin e Kongreseve të Tiranës), u pranguan dhe u hodhën në Burgun e Tiranës!!! (Shih librin e Mr. Gafurr Adilit ”Nëna më lindi, Shqipëria më rilindi”, Tiranë, 2006).

Pra, Tahir Sinani- Tetova, komandanti i Brigadës 116 “Xhemë Gostivari” ishte largpamës që nuk mund t’ia hidhte dot askush. Kur qeveria shovene maqedonase, e shtyrë nga diplomacia amerikane, karshi botës, bëri një lloj amnistie për luftëtarët e UاK-së, zëri i tij kumboi mbi shkrepat e Sharrit plak: ”Vëllezër, ne s’kemi bërë krime që të na gëzoi amnistia e Lubo Gjeorgjevskit. Një shekull kemi durua veç krimet e tyre në shpinë. Të mos i mbyllim sytë përpara kësaj paqeje të rreme!”.

Këto fjalë të tij profetike dolën pa shkuar as dy ditë të plota.

Ushtria maqedonase, me të gjitha mjetet luftarake, sulmoi pozicionet e luftëtarëve të lirisë. As Tahiri nuk qëndroi duarkryq, por u përgjigj flakë për flakë...


Lotët e Tanushës

Dhe, luftërat e betejat vazhdonin.

Edhe korriku përcëllues po i numëronte ditët. Ishte data 29 korrik 2001.

Tahir Tetova, me trimat e trimëreshat, që vdekjen e shikon në sy dhe i thoshin ku je, nuk do të ndaleshin pa i çliruar cep më cep trojet, ku bukës i thoshin bukë e ujit ujë. Atë ditë kishin ndarë mendje të bënin minimin e territorit të armikut. Dhe, ecnin me këngë në gojë, për t’u shndërruar edhe vetë në këngë: Tahir Sinani- TETOVA, Hyrë Emini -MIRA, Brahim Ademi (TT), Naser Ademi dhe Hisa Fazliu. Po, po, dhe mu atë ditë i mori me vete përjetësia! Tanusha e bukur, mu si e dashura e Halil kreshnikut, ishte kapluar nga zymtësia dhe, për herë të parë në jetën e saj, i ngrinë pika loti në qepallë.

Dhe, po atë ditë, me dhembje e krenari, përzier tok, trupat e atyre burrave të mëdhenj të kombit, u paqëtuan në Kukël- Zabel të Tanushës së Gostivarit.

Të shtënat e nderit u përzien me krismat e lirisë që vazhdonin betejat...

Më 24 maj të vitit 2002, trupi i dëshmorit Tahir Sinani rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve, në Landovicë të Prizrenit. Rivarrimi i tij qe madhështor, asi çfarë e meritonte trimi i paepur, i cili luftoi për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Edhe pjesëmarrësit ishin nga të gjitha trojet shqiptare, nga Drenica e nga Tropoja, nga Anadrini e nga Presheva, nga Kumanova e nga Dukagjini, nga Llapi e nga Tetova, nga Bujanoci e nga Gostivari.

Shembulli i tij do të mbetet unikat dhe përherë do të jetë frymëzim për brezat e ardhmërisë. Në fund ai u quajt Tahir Shqipnia, që më së miri tregon synimin e tij përfundimtar. I frymëzuar nga kjo, luftëtari dhe njëri prej themeltarëve të UاK-së, gjeneral major Rexhep Selimi do të shkruajë:


Rruga jonë ka nis me shekuj

Shokë ju mos u ndalni

Nëse doni t’më kujtoni

Amanetin mbani

Unë jam veç një çlirimtar

Kështu m’deshi liria

M’kanë pas thënë Tahir Sinani

Jam Tahir Shqipnia!


Emri dhe vepra e tij nuk harrohen për jetë të jetëve. Për të thuren vargje e këndohen këngë. Kënga del prej grykës së pushkës,- thoshin dijetarët drenicarë. Dhe, ky atdhetar, ishte në këtë vazhdë, andaj të gjithë e nderojnë dhe i këndojnë. Por, Tropoja e tij e dashur, kjo perlë e këngës dhe valleve shqiptare, është prijatare.

Nuredin Sadik Lushaj, mësues pensionist nga Gria, ka shkruar shumë vargje për trimin që e nderoi shqiptarinë, prej të cilave shkëpusim:


N’zemrat tona Hero i gjallë

N’çdo betejë na prinë në ballë

Shpirti yt si pëllumb i bardhë

Re me nder për komb shqiptar

Flamur u ngrite në Maqedoni

Je rreze drite për L I R I .

Po Isa Breçani, njeriu që edhe vetë kontribuoi në kufi, në mallet e Shipshanit, në detyrën e Radionënlidhjes të grupit operativ në Brigadën Bajram Curri, në mbështetje të veprimeve të UاK-së, e që sot pesëqind e ca dëshmorëve u ka ngritur lapidarë në vargje? Për të s’kemi çka të themi, ai ka bërë shumë e shumë vargje për krenarinë e Tropojës e të gjithë shqiptarisë. Pa ditur çka të zgjedhim më parë, u përcaktuam për një strofë të këngës më të re të tij, kushtuar gjeneralit Tahir Sinani, e cila vjen edhe si një porosi që duhet mbajtur vath në vesh:


Amaneti i gjeneralit

Me sokolat e idealit

Mbet n’Tanushë t’Gostivarit

Për Flamur, bashkim kombëtar

Krahët e shqipes mos me u ndalë!

Për merita dhe aftësi të jashtëzakonshme ushtarake dhe për kontributin e madh që dha në të gjitha luftërat dhe betejat për çlirimin e trojeve shqiptare, komandant Tahir Sinani, është graduar, dekoruar dhe shpërblyer nga shumë shoqata e institucione shtetërore e ushtarake.

Brigada 116 e Ushtrisë اlirimtare Kombëtare, të cilën e kishte udhëhequr vetë me gradën gjeneralmajor, në shenjë respekti, mori emrin “TAHIR SINANI”.

Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së e ka dekoruar me Urdhrin Adem Jashari, ndërsa Këshilli i Bashkisë i qytetit Bajram Curri i ka dhënë titullin “Qytetar nderi”.

Akademia e Mbrojtjes “Hamëz Jashari” i ka akorduar Dekoratë, ndërsa Qendra e Stërvitjes dhe e Doktrinës në Nashec i ka dhënë Mirënjohje.

Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, me seli në Manhaim i ka dhënë Mirënjohje.

Ushtria اlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Brigada 112 “Sherif

Januzi- Enver Ramadani” i ka dhenë Lëvdatë.

Shtabi i Përgjithshëm i UاK-së, me dekret të shtatorit 2001, posmortum e gradoi Gjeneralbrigade.

Më 29 korrik 2003, në dyvjetorin e rënies së dëshmorit Tahir Sinani, Organizata Kombëtare “Për Dëshmorët e Atdheut”, në Muzeun Historik Kombëtar, organizoi një veprimtari përkujtimore. Atë ditë, në emër të Shoqatës TROPOJA, kryetari i saj, Adil Neziri, familjes se tij ia dorëzoi çertifikatën Tahir Sinani- Nderi i Shoqatës Tropoja dhe ka propozuar që gjeneralit, i cili bëri tri luftëra për bashkimin e trojeve shqiptare ti jepet titulli i lartë NDERI I KOMBIT.

Edhe më ka Mirënjohje, Dekorata e Lëvdata, qoftë për dëshmorin, qoftë për familjen e tij, por nuk është nevoja të përmenden të gjitha. Mjaftojnë këto, për ta ditur kush ishte ky luftëtar i madh i të gjitha Trojeve Etnike Shqiptare.

Pra, me këto pak fjalë, sepse kjo figurë madhore meriton shumë më shumë, ky

ishte:

Tahir Sinani- TROPOJA!

Tahir Kosova!

Tahir Presheva!

Tahir Tetova!

Tahir Shqipnia!



Një popull që lind të tillë burra, kurrë nuk duhet të frikohet nga zhbërja!


LAVDI...I leht te qofte dheu ,vella...gjaku yt e vulosi ngjyren e kuqe ne flamurin kombetar...ndersa ngjyra e barutit tand shkruajti historin me te re te kombit...U vrat per te mos vdekur kurr ne zemrat e shqiptareve

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=hVezjyS2fNI&feature=related]YouTube - Tahir Sinani dëshmor i UاK-së[/ame]
 
fadillimani1qv0.jpg

Komandant TIGRI Fadil Nimani


"Dëshmor ose jo, si të doni më quani, por amanetin për liri vllezër ma ruani"
Kushtuar Dëshmorit të Kombit Fadil Nimanit-Komandant TIGRI I cili ra me25.05.2001 në Vaksinc të Kumanovës duke komanduar Brig.113"Ismet Jashari-KUMANOVA"



Rënia heroike e Fadil Nimanit- Komandant Tigrit në Vaksincë të Kumanovës dhe e Ismat Jasharit Komandant Kumanovës në Kosovë tregon më së miri së si duhet luftuar për Bashkimin kombëtar dhe se aty ku flitet shqip aty është Shqipëri


Shkruan : Artan NIMANI
Që nga kohet e hershme lufta çlirimtare me barbar të ndryshem në Rrafshin e Dukagjinit gjeti një mbeshtetje të madhe nga atdhetarët dukagjinas, të cilet në beteja të ndryshme I rezistuan presjoneve të shumta nenshtruese. Një vend të rëndësishem në këto rezistenca e zënë treva e Dushkajës e cila gjendet në trekëndëshin Pejë-Gjakovë-Klinë dhe dha shumë për luftrat çlirimtare që në kohët e hershme.
Treva e Dushkajës ka një numër të madh fshatrash dhe çdo fshat apo vendbanim ka nga një histori në vete,nga një lavdi që sot të mburren më të.
Fshati Gërgoc I cili gjendet në qendër të Dushkajës është paksa më I dalluar për trimëri dhe bujari, është një fshat që nga hordhitë e ndryshmë është ç'bërë tri herë nga sipërfaqja , është djegur dhe shpërngulur I tëri ,por sërish është populluar.
Nga ky fshat lindi nacionalisti, trimi I madh Fazli Metë Nimani I cili asnjëherë nuk ju nënshtrua regjimeve sllave por ato I luftoi gjatë luftës së dytë botërore dhe pas saj në aradhat e nacionalistëve dhe patriotëve shqiptar, më pas për tu arrestuar dhe dënuar me vdekje së bashku me vëllaun Kamerin nga regjimi Komunist Jugosllav në burgun e Goliotokut . اdo gjeneratë e këti vendi lindi dhe rriti nacionalist njërëz që lirinë e shihnin si të mundshme , por duke rrokur armët për çlirim.Lufta e fundit çlirimtare e udhëhequr nga UاK-ja gjeti shumë shpejtë përkrahjen e familjes Nimani ku që nga Gushti 1996. I riu ,I cili I dha shtytje të madhe bërthamave të Ushtrisë sonë të re ishte , I urti , I menquri por edhe trimi I njohur
Fadil ( Bajram ) Nimani,ai u lind më 07.04.1967 në fshatin Gërgoc të Komunës së Gjakovës, shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen dy vite në gjimnazin në Cërmjan për të vazhduar dy vitete tjera në shkencat matematiko-natyrore në Gjakovë. Fadili si në fillore ashtu edhe në shkollën e mesmë ishte nxënës I dalluar dhe më vyrtyt të larta Më vonë bëhet student I SHLP"Bajram Curri" Gjakovë dhe diplomon në lëndën Histori-Gjografi ku merr Titullin e arsimtarit.
Fadili shumë shpejtë e kuptoi se populli do liri,por njëkohësisht donë edhe prijës për të arritur lirinë.Kështu Fadili së bashku më Artan e Sami Nimanin rekrutohen në radhët e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës, si luftëtar për të vazhduar me aksionet e suksesshme që ndërmerreshin aso khohe nga guerilja UاK.
Mirëpo ,shokët e idealit ,bashkluftetarët ,që ishin të paktë dhe mund t'i numrosh në gishta , aso kohe I kuptuan aftësitë e Fadilit , si ato intelektuale ashtu edhe ushtarake, dhe menjëherë u emrua Komandant I njësitit TIGRAT,njësit ky që operonte ilegalisht dhe mbronte qytetarët e Dushkajës dhe mbarë Kosovës në vitin '97-të. Duke parë trimëritë e tij dhe aftësitë luftarake dhe organizative,gjithashtu edhe sukseset e arritura prej komanduesi, ,shokët I ndërruan emrin e luftës nga DRINI të cilin e zgjodhi vetë në KOMANDANT TIGRI, sepse ishte një tiger I vërtet mali ,ku s'mundej askush të vihej përballë aftësive të tij sulmuese.Lufta filloi të kuptohet drejtë nga qytetaret e Kosovës, popullata filloi t'I gëzohet aksioneve të UاK-së ,edhe pse në heshtje. Filloi të thehet propaganda e qarqeve anti shqiptare që lansohej nga Beogradi dhe shperndahej në teren nga argatet e tij të LDK-së se UاK-ja është dorë e Serbisë, se këta janë njerëz të frusturuar e gënjeshtra të tilla.
Një rol të madh e të pazëvendësushëm e luajti edhe vetë Fadil NIMANI-TIGRI ,duke hedhur poshtë këto etiketa dhe duke i sqaruar popullit se në UاK janë bijtë e bijat tuaja më të mirë. Kur populli e pa se vërtet luftëtarët e lirisë ishin të vendosur që të çlirojnë Kosovën filloi me të madhe t'i bashkangjitej, dhe të betohen para Zotit e Flamurit për lirinë e Kosovës dhe tokave shqiptare. Numri I madh I vullnetarëve para neshë paraqiti nevojën imediate të furnizimit me armë dhë matriale lufte, kësaj nevoje I dha zgjidhje Komandant Tigri ,I cili qindra herë kaloi kufirin Shqiptaro-shqiptar duke u prirë çlirimtarëve, dhe asnjëherë duke mos rënë në grackën e armikut.
Lufta filloi të kaloj nga guerilja në luftë frontale ,tanimë luftetarët ishin shtuar në numër dhe teknikë , edhe pozicionet tona ishinë zgjeruar dukshëm , luftohej nga 24 orë në ditë, por armiku nuk mundi kurrë të na thejë sepse në ballë të frontit kishim Komandantet e lindur ,komandant si Ramush Haradinajn, Fadil Nimanin, Togerin ,Shkelzenin ,e shumë të tjerë që kur armiku merrte vesh pushkët e tyre ishte tmerr për ta.
Në qershor të '98, Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit , Komandant Tigrin e ngarkon me detyrën e Komandantit të Policisë Ushtarake , mirëpo në këtë kohë Fadili komandonte edhe Batalionin elit "Rrufeja", batalioni ishte stërvitur në Shqipëri nga oficier të njohur shqiptar. Batalioni "Rrufeja" dhe kompania e Policisë Ushtarake ishin çdo herë aty ku kërkonte nevoja, aty ku gjuante topi e mortaja. Këto dy formacione u kthyen në mitike për popullaten vendore dhe fantazma për armikun.
Fadil Nimani gjithmonë ishteI afërt dhe I dashur për bashkluftëtarët, asnjëherë nuk lente ushtarët vetëm, dhe gjithmonë ushtarët e tij mburreshin para shokëve m luftën e tyre dhe sakrificat e komandantit të tyre.
Përfundimi I luftës çlirimtare Tigrin e gjenë paksa të molisur e të dëshpëruar, sepse nuk arritëm që të realizojmë definitivisht idealin e shokëve të rënë, dhe betimin e UاK-së për çlirim përfundimtar të të gjitha trojeve shqiptare.
Gjithmonë Tigri na thoshte se endë nuk është kryer lufta, kemi edhe shumë punë,edhe shumë fishekë dhuruar sllavit, kemi të okupuar Kosovën Lindore, tokat stërgjyshore nënëMaqedoni, të cilat e thirreshin Iliridë. U kemi borgj shokëve tanë që luftuan dhe u fliuan për lirinë tonë. Qëndrimet e tij ishin të prera dhe ishin si gjithmonë kombëtare, në krismat e para të UاPMB-së Tigri dha kontributin e tij në grumbullim dhe furnizim me teknik lufte, pasi që ishte në radhët e TMK-së ju pamundësua pjesmarrja e drejtëpërdrejtë në luftë, por TMK-ja dhe uniforma e saj nuk u bë pëngesë për luftën çlirimtare për barazi në Maqedoni, kështu që kur filluan lëvizjet e para çlirimtare në IRJ të Maqedonisë, Fadili çveshi uniformën e TMK-së edhe pse shume e donte, ai veshi edhe atë të Ushtrisë اlirimtarë Kombëtare.
Kështu Komandant Tigri formacioneve ushtarake të UاK-së u bashkangjitët fillimisht si ushtar,por betajat e suksesshme dhe përvoja e luftës në Kosovë atë e ngrisin si Komandues , Fadil Nimani emërohet Komandant I Brigadës 113" Ismet Jashari-KUMANOVA" dhe Komandant I Njësisë Specialë " Skëndërbeu" të SHP të UاK-së. Këtë dëtyrë dhë përgjegjësi e kreu dhe e ruajti me nderë deri më 25 Maj 2001 ku edhe bie heroikisht në altarin e lirisë në Vaksincë të Kumanovës duke komanduar tërë vijen e frontit, por para se të bie për të mos vdekur kurrë, armikut i shkakton humbje të konsiderushme si në teknikë ashtu edhe në personel , shkatërroi dy tankse më topin e tij të dorës dhe. Futi panik e dezertim masiv në radhët e sllavo-ortodoksve Maqedon, heroizmi I tij me shokë bashkë me sukseset e arritura në beteja bëri që të dezertojnë komanduesit e njësitit elit të forcave Maqedonase"Ujqit", popullata dhe luftetarët e lirisë thonin " e shihni Tigri Ynë mundi tërë Ujqit e Shkive"
Rënja heroike e Fadil Nimanit- Komandant Tigrit në Vaksincë të Kumanovës dhe e Ismat Jasharit Komandant Kumanovës në Kosovë tregon më së miri se si duhet luftuar për Bashkimin kombëtar dhe se aty ku flitet shqip aty është Shqipëri .
Fjalët ë tij që ne na I la në dorshkrim tregojnë më së miri se si Tigri kishte vendosur me e dhënë edhe jetën për bashkimin kombëtar.
Po e shkruaj vetem amanetin që ka lënë ne " të gjaëllve të vdekur " të kësaj toke shqipe " DثSHMOR OSE JO , SI Tث DONI Mث QUANI, POR AMANETIN PثR LIRI, VثLLثZثR MA RUANI"
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit , lavdi Komandant TIGRIT për të gjitha që i bëri për Shqipërinë Etnike.

L A V D I


[ame]http://www.youtube.com/watch?v=MBl1bvsjuKo[/ame]
 
Poezi kushtue Fadil Nimanit

»“KOMANDANT TIGRI”


Kush po ia çon flakën Ballkanit?
Kush po ia zbraps ushtrinë tiranit?
Yll’ i rrallë Fadil Nimani,
Në ballë të luftës zemërluani!

Dhe ndër më të parët çlirimtarë,
Tigri ësht kur ngritet zjarrë.
Me tre pérkrenaret ngjeshur n ballë,
Të dorëzohet s’di sa është i gjallë.


Nga Fejzulla Duraku
Penë e pushkë i kthen sllavit,
Shpirt Shkëlzeni* me zemër luftëtari
Dhe armikut i kallet data,
Kur po u shkon tankeve flaka.

Nga Kosova përsëri në beteja,
Me forcat serbe, n’luftime të reja.
Nga Presheva n’kala të Tetovës,
اlirimtarë në zemrën e Kumanovës.

Lamtumirë Gërgocit të Gjakovës,
I thotë trimi i lirisë së Kumanovës.
N’Vaksincë i falet legjendarit,
Ia fal amanetin Ismet Jasharit.

_____________________________________
 
polisi_tajrush

falemiderit qe i ke postuar keto materjale!
 
Titulli: Deshmoret e luftes se 2001 zhvilluar ne ILIRID [Maqedoni]

Askushi vizito këtë temë e më pas shaj ata SHQIPTAR nga Shqipëria që kanë rënë heroikisht në Maqedoni.
Jo secili Shqiptar ka mendime të mbrapshta si ti jo të gjithë punojnë e luftojnë për çështjen kombëtare vetëm për të mira materiale.

Polis ke 10-she për temën.

U qoftë i lehtë dheu të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe bashkimin e trojeve Shqiptare!
 
Titulli: Deshmoret e luftes se 2001 zhvilluar ne ILIRID [Maqedoni]

Lavdi per te gjithe deshmoret te renet ne altarin e lirise,perkulem me nderin me te madh para tyre dhe familjeve te tyre.
 
Titulli: Deshmoret e luftes se 2001 zhvilluar ne ILIRID [Maqedoni]

Lavdi deshmoreve te kombit shqiptar.
 
Titulli: Deshmoret e luftes se 2001 zhvilluar ne ILIRID [Maqedoni]

Askushi vizito këtë temë e më pas shaj ata SHQIPTAR nga Shqipëria që kanë rënë heroikisht në Maqedoni.
Jo secili Shqiptar ka mendime të mbrapshta si ti jo të gjithë punojnë e luftojnë për çështjen kombëtare vetëm për të mira materiale.

Polis ke 10-she për temën.

U qoftë i lehtë dheu të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë dhe bashkimin e trojeve Shqiptare!

Meti une nuk e di se cfare ka thene Askushi por e verteta eshte se mjaft prej atyre qe kane mare pjese ne te dy luftrat kosove dhe maqedoni kane qene antare te forcave speciale shqiptare dhe oficere te zbulimit ,duhet te themi hapur qe dhe shteti shqiptar pati dhene nje ndihmese te madhe per krijimin e ketyre ushtrive pra shume prej shqiptareve te shqiperise paguheshin ,me rrogen e tyre mujore por duhet te theksojme se ishin vullnetare.Lavdi dhe respekt per te gjithe ata qe dhane jeten per kombin shqiptar dhe per te gjith ata qe luftuan me arme ne dore .
 
Titulli: Deshmoret e luftes se 2001 zhvilluar ne ILIRID [Maqedoni]

Meti une nuk e di se cfare ka thene Askushi por e verteta eshte se mjaft prej atyre qe kane mare pjese ne te dy luftrat kosove dhe maqedoni kane qene antare te forcave speciale shqiptare dhe oficere te zbulimit ,duhet te themi hapur qe dhe shteti shqiptar pati dhene nje ndihmese te madhe per krijimin e ketyre ushtrive pra shume prej shqiptareve te shqiperise paguheshin ,me rrogen e tyre mujore por duhet te theksojme se ishin vullnetare.Lavdi dhe respekt per te gjithe ata qe dhane jeten per kombin shqiptar dhe per te gjith ata qe luftuan me arme ne dore .

Në një temë tjetër Askushius thoshte se asnjë Shqiptar i Shqipërisë nuk ka luftuar në Kosovë gjithashtu ka thënë se ata që kanë luftuar kanë qenë mercenarë dhe se kampet e ushtrimit në Shqipëri kanë qenë të paguara dhe asnjë dëshmorë nga Shqipëria nuk ka rënë gjatë luftës në Kosovë!!!
Të gjithë e dijmë dhe i jemi faleminderues vëllezërve tanë andej kufirit por ajo që më pengonte tek Askushi ishte që e mohonte atë gjak Shqipesh që dhanë jetën në luftërat në Kosovë, Preshevë e Maqedoni madje kur e solla listën thoshte që të gjithë janë njerëz të zhdukur në Shqipëri e Kosova kurse Kosova po i shpall dëshmorë lufte!!!
 
Titulli: Deshmoret e luftes se 2001 zhvilluar ne ILIRID [Maqedoni]

polisi_tajrush

falemiderit qe i ke postuar keto materjale!
Sps Bilderberg


2992uv4.jpg

Rrahim Beqiri nga Dardana, Kosovë ushtarak shqiptar, dëshmor i luftës në Ilirid Maqedoni.

Rrahim Beqiri i njohur nga bashkëluftëtarët e UاK-së me pseudonimin Roki ju kishte bashkuar forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia, gjatë viteve 2000.

Komandant Rrahim Beqiri - Roki

Komandanti legjendar Rrahim Beqiri - Rroki 3:20 Roki ne Qytetin e Tetoves 3:40 - 5:20 Se bashku ne nje ode Tigri, Sokoli, Roki, Leka, dhe disa burra tjer qe as vet ne nuk e dim sa te medhej jan, keto 10 ose 20 burra deshmuan force dhe trimeri sa te mposhtin nje shtet te tere.

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=9XTefbqw4nI&feature=related]YouTube - Komandant Rrahim Beqiri - Roki [high quality] II[/ame]
 
Titulli: Deshmoret e luftes se 2001 zhvilluar ne ILIRID [Maqedoni]

afrimkalanica1tg2.jpg


LEGJENDA E FERIZAJIT

(Afrim Kalanicés)


Nga Fejzulla Duraku

Lot e vesé méngjeseve té ftohta ngriné!
Gjaku i déshmoréve bor’ e akull shkriné.
Zéri i djalérisé jehon pér mbi reté,
Tempullin e lirisé s’e shembin as rrufeté.

Kush po then kufi; Kosové-Maqedoni?
Afrim Kalanica i thoné emrit ti.
Me barot e zjarr shtatin té qéndisur,
Me dy pérkrenare ballin té stolisur.

Népér beteja vérsulet si shigjeta!
Luftén bén Afrimi, sikur njéqind veta!
Naté e pisté, ku nuk ndihet gjalléri,
Kryetrimi pret, bashké me shokét e ti.

Népér errésiré trimi léshon rrufeté,
N’fushén e Sllupçanit, armikun e preté.
Flékén né zemér e mortajén né doré,
Bjen aty, ku burrat bien déshmoré.

Té rénét e lirisé, s’diné té vdekur kurré,
Ata lartésohen, ngriten mbi flamuré.
N’pérjetésim, Jezercit té Ferizajit,
I fal amanetin né ditét e majit.

_________________________________________________
*Déshmori i kombit, Afrim Kalanica ishte pjestaré i
Ushtrisé Clirimtare té Kosovés.Ai mori pjesé edhe né luftén
qé zhvilloi Ushtria Clirimtare Kombétare né IRJM.
dhe tek kjo e fundit,pra saktésisht né fushén e fshatit té Kumanovés
né Sllupçanin legjendar mé 03.05.2001 do té bie,pér té mos vdekur kurré.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top