“Dentisti më bëri si monstër, bebja ime qan kur më sheh”

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një kineze ka vendosur të padisë një dentist duke kërkuar 12 mijë euro dëmshpërblim pas pretendimeve se trajtimi joprofesional që i bëri ai, i ka shkatërruar dhëmbët.

Xu Feng, 33 vjeç, thotë se pagoi mbi 1500 euro për të vendosur 12 kurora në dhëmbët e saj. Por ajo pretendon se mishrat dhe dhëmbët e saj u mbuluan nga infeksioni.

Ekspertët thanë se klinika ishte e palicensuar. Ata i kanë hequr gruas kurorat e këqija dhe e kanë trajtuar për infeksionet.

“Dentistët e vërtetë më kuruan infeksionet dhe dhimbjet, por dukem si monstër. Kam një vajzë 1 vjeçare, që nuk më afrohet nëse hap gojën dhe qan e bërtet derisa ta mbyll. Këta njerëz më vodhën buzëqeshjen,” thotë kinezja.info
kinezja.jpg

kinezja-2.jpg
 
Pe: “Dentisti më bëri si monstër, bebja ime qan kur më sheh”

I pa afti...cfar ste ben
 
Pe: “Dentisti më bëri si monstër, bebja ime qan kur më sheh”

Nuk eshte aspak paftesi perkundrazi dentisti i paska bere nje pergatitje mese te rregullt ne formen e dhembeve per te vendosur disa dhembe kapsuala ne qeramike eshte thjesht ajo qe sja ka haberin fare kesaj gjeje...Infeksionet jane gjera qe ndodhin..E vetmja gje ketu eshte se personi ishte i pa licensuar asgje tjeter
 
je gjo dentist ?
infeksionet mund te ndodhin por nese i ben gjerat sic duhet shife qe nuk behen deme te tilla... kur ben kshu lloj rregullimesh, dentisti duhet te lej disa apuntamente me pacientin qe te shohi se si reagon goja

njoh njerez qe i kan bo dhembet shpejt e shpejt duke harxhuar mijera euro dhe kur vjen puna i ka plas infeksion dhe tani kerkojne demshperblim dentistit...
 
Sigurisht qe jam dentist per me sakte me mungon pak dhe do te jem....
Pergatitja e dhembit eshte e sakte ne ate foto...Ne raste te tilla ka shume pershkrime nga tipi i ushqimeve qe personi duhet te haje,te mos pi duhan dhe te evitoje substanca qe acarjone gjengjiven ose popullorshe mishin e dhembeve...Pershkruhet dhe nje kure me antibiotik qe perpara se te filloje tratamenti per te ulur cdo rast infeksione...Jam mese i sigurt qe personat qe ti njeh e kane kerkuar vete infeksionin...Ne cdo pune qe behet garantohet nje gje ama edhe kerkohet qe ti si pacient ti permbahesh disa rregullave...Edhe une kam pare raste te tilla ku njerzit kane neglizhuar nga udhezimet e dhene nga dentisti duke menduar nuk me ndodh gje epo ketu se ka fajin dentisti sepse ai ska fare interes qe te shkaktoje nje infeksion ne gojen e pacientit jo per demshperblimin por per humbjen e klineteve te tjere dhe per ruajten e inmazhit si profesionist...
Gjithsesi merre me qete muhabetin sepse ma merr mendja ti nga stomatologjia sja ke idene fare dhe ul tonet nuk te njoh as nuk me njeh keshtuqe mos u hidh kot perpjete
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: “Dentisti më bëri si monstër, bebja ime qan kur më sheh”

Pajtohem me ty,nuk eshte fai i dentistit ketu aspak , por mund te ndodh te ket infeksion edhe vete mishi i dhembet.Jo se nuk eshte kujdes pacientja ::Ne jemi vete fajtor per prishjen e dhembev se nuk i kushtojm kujdes sa duhet qe ne fillim ,un tani e kam kuptu se dhembi i [6 vetem nje her del!kam mendun se te femijet keta ndrrohen , ime mbese 9 vjeqare eshte dhe e ka te sheruar dhembine 6,pra kujdesi qe ne femiri nuk shkakton problem me von.I].
 
Pe: Titulli: Pe: “Dentisti më bëri si monstër, bebja ime qan kur më sheh”

Une e thashe edhe me siper e vetmja gje jashte rregullit eshte qe personi ne fjale pra dentisti nuk kishte license asgje tjeter...
 
Titulli: Pe: “Dentisti më bëri si monstër, bebja ime qan kur më sheh”

Nuk eshte aspak paftesi perkundrazi dentisti i paska bere nje pergatitje mese te rregullt ne formen e dhembeve per te vendosur disa dhembe kapsuala ne qeramike eshte thjesht ajo qe sja ka haberin fare kesaj gjeje...Infeksionet jane gjera qe ndodhin..E vetmja gje ketu eshte se personi ishte i pa licensuar asgje tjeter

Ka mundesi qe femra mos e kishte idene qe mund te ndodhi dhe kjo ( infeksioni). Jo te gjithe e kane aftesine te kuptojne, sic jo te gjithe doktorat kane kohe/qejf/durim/ deshire te rine te shpjegojne gjate e gjere proceduren dhe pasojat.

Gjithsesi, sic the dhe me poshte, i ka dhembet e pergatitur, e mbas qe do i sherohet infeksioni mund te mbaroj punimin e te vendosi kurorat. Ska asgje per monster, kalojne ne kete faze, te gjithe ata qe bejne punime te tilla, mos them me per ata qe vene proteza dhe i heqin dhembet me gjithe renje.
 
Titulli: “Dentisti më bëri si monstër, bebja ime qan kur më sheh”

Gabimi i ksaj mendoj une ka qen qe mbas operacionit duhej te shkonte shpesh her per te ber kontrollin e dhembve mos ta linte mbas dore......
 
Pe: Titulli: Pe: “Dentisti më bëri si monstër, bebja ime qan kur më sheh”

Ka mundesi qe femra mos e kishte idene qe mund te ndodhi dhe kjo ( infeksioni). Jo te gjithe e kane aftesine te kuptojne, sic jo te gjithe doktorat kane kohe/qejf/durim/ deshire te rine te shpjegojne gjate e gjere proceduren dhe pasojat.

Gjithsesi, sic the dhe me poshte, i ka dhembet e pergatitur, e mbas qe do i sherohet infeksioni mund te mbaroj punimin e te vendosi kurorat. Ska asgje per monster, kalojne ne kete faze, te gjithe ata qe bejne punime te tilla, mos them me per ata qe vene proteza dhe i heqin dhembet me gjithe renje.
Sic e e kam shkruar mbi cdo gje qendron ruajta e inmazhit keshtuqe asnje kemishe e bardhe nuk perton ne te tilla raste
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: “Dentisti më bëri si monstër, bebja ime qan kur më sheh”

Sic e e kam shkruar mbi cdo gje qendron ruajta e inmazhit keshtuqe asnje kemishe e bardhe nuk perton ne te tilla raste
Je i sigurte qe asnje nuk perton? Une sdo isha edhe aq...
Ka te tille qe ne folje perdorin fjalet mjeksore, dhe harojne qe jo te gjithe i kuptojne. Ka njerez qe kuptojne me veshtire, e duan me shume shpjegime.
 
Titulli: “Dentisti më bëri si monstër, bebja ime qan kur më sheh”

Kjo qeka si kokrra molles cfar demi kerkon kjo ?Pati infeksion u kuru shum bukur tani te vendosi dhembet e porcelanit , ose floriri nese i ka qef dhe te shijoj jeten , un thash se mos e ka deformu nga fytyra , por kjo qeka si kokrra kumlles .I pal dhembe me ngjitese dhe sqan me femija , qyqa 12 mij euro kjo demshperblim per 1 pune te perkryer qe i ka ngel vetem me ven dhembet.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top