Darius
DENY IGNORANCE
Paloka: Rama ia beson luftën ndaj drogës ushtarit të Zani اaushit. Lici, anëtar i bandës në ’97
TIRANE- Partia Demokratike ka denoncuar specialistin e antidroges se Vlores, Ardian Lici, si ushtarin e Zani Caushit, nderkohe qe kryeministri Rama dhe ministri i Brendshem, Saimir Tahiri e ka vene ate per te luftuar trafikun e droges.
“Ky person me xhupin e zi të lëkurës, që Zani e urdhëron të kontrollojë makinat në urën e Mifolit, në postobllokun që banda e Vlorës ka ngritur, është Ardian Lici, dhe është vlerësuar nga Ministri i Brendshëm, dhe nga drejtuesit e policisë si specialist i përshtatshëm për të luftuar trafiqet e drogës”- tha kreu i grupit parlamentar te PD-se, Paloka.
Sipas tij, nuk ka asgje per te habitur pse sasia e droges se kapur ne vendet fqinje eshte rritur se Edi Rama dhe Tahiri ia kane besuar luften kunder droges ushtareve te Zanit.
Sipas Palokes ai është emëruar edhe pas vitit 1997 në polici dhe është shkarkuar në 2003 sepse gëzhojat e pistoletës së tij u gjen në një vend krimi.
Deklarata e plote
Sot jemi këtu për të denoncuar një prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie në këto 4 muaj.
Nëse doni të dini se si rilind policia e shtetit me këtë qeveri, shihni kush është emëruar së fundmi specialist i anti-drogës në Vlorë.
Ardian Lici, ky emër mund të mos tregojë gjë për publikun masiv. Po për vlonjatët do të thotë shumë, sepse ata ende nuk i kanë harruar kohët e vështira të vitit 1997.
Ardian Lici ka qënë një nga ushtarët e Zani اaushit, dhe kushdo mund të futet në you-tube e ta verifikojë këtë që po themi ne.
Ky person me xhupin e zi të lëkurës, që Zani e urdhëron të kontrollojë makinat në urën e Mifolit, në postobllokun që banda e Vlorës ka ngritur, është Ardian Lici, dhe është vlerësuar nga Ministri i Brendshëm, dhe nga drejtuesit e policisë si specialist i përshtatshëm për të luftuar trafiqet e drogës.
Por kjo nuk është hera e parë që ushtari i Zanit shpërblehet nga socialistët. Mësohet se ai është emëruar në Policinë e Vlorës pas vitit 97, por është shkarkuar në vitin 2003, sepse gëzhojat e pistoletës që mbante prej detyrës, u gjetën në një vendngjarje, në një plagosje të rëndë.
Tani, me Edi Ramën, erdhi koha që ushtari i Zanit të rilindë. Dhe rilindi, në radhët e anti-drogës së Vlorës. Tashmë nuk ka asgjë për t’u habitur pse sasia e drogës së kapur në vendet fqinje me ne, që vjen nga Shqipëria, është rritur.
Sepse luftën e drogës në vendin tonë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri ia kanë besuar ushtarit të Zani اaushit. Kjo është rilindje e vërtetë.
Panorama