Demi Moore heq dorë nga filmi “Lovelace”

Kriza sentimentale po i kushton shtrenjtë Demi Moore. Për momentin aktorja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në xhirimet e filmit “Lovelace”, ku prezenca e saj ishte konfirmuar tashmë.

49-vjeçarja do të interpretonte Gloria Steinem, një ish-gazetare, feministe e njohur dhe ish-modele e revistës ‘Playboy’, në filmin biografik mbi aktoren e filmave porno Linda Lovelace.

Ky vendim është konfirmuar nga burime pranë aktores për mediat amerikane.

Moore u shtrua në spital për abuzime me substancat e ndaluara sipas ‘TMZ’, ndërsa agjenti i saj deklaroi se shkaku i shtrimit në spital ishte stresi dhe lodhja psikologjike si pasojë e divorcit nga Ashton Kutcher.

Nuk dihet nëse 49-vjeçarja do të jetë e detyruar të ndjekë ndonjë terapi psikologjike për të kaluar më lehtë zhgënjimin e ndarjes së saj prej Kutcher.

Një prej rrjedhojave më të dukshme është anoreksia, me Moore që ka humbur shumë kile që prej konfirmimit të një historie paralele të Kutcher, çka solli edhe fundin e raportit midis tyre.

/t/ch

Moore-Demi.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top