Debati për kryqin në Shkup, BDI: Protestë; PDSH: ثshtë lojë

legjenda

Tetova
Me tenda kundër vendosjes së kryqit 56 metra të lartë në komunën e Butelit në Shkup, të banuar me popullatë të përzier etnike.

Këtë formë të protestës e kanë zgjedhur drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Nisjes së punimeve për vendosjen e simbolit të krishterë, zyrtarët e partisë së Ali Ahmetit i janë përgjigjur të enjten në mbrëmje me demolimin e bazamentit të kryqit dhe gardhit me tela, që ishte vendosur të shtunën nga firma ndërtimore. Aty tani janë vendosur disa tenda për të penguar vazhdimin e punimeve.

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kanë zgjedhur këtë lloj të protestës, pas injorimit të reagimit të tyre se vendimi i miratuar nga komuna e udhëhequr nga partia e Nikolla Gruevskit, ishte kundër ligjor.

Sipas tij, nuk ishte respktuar parimi i Bedenterit, apo miratimi i vendimit me votim të dyfishtë, që parasheh pëlqimin edhe të votave të këshilltarëve të bashkësive etnike joshumicë.

“Vendosëm që protestën e dytë ta bëjmë më ndryshe, me vendosjen e tendave, deri në realizimin e qëndrimit tonë për evitimin e kësaj të keqe për komunën e Butelit dhe Shkupit në përgjithësi. Kjo e keqe reflekton krizë ndëretnike dhe ndërfetare në këtë komunë dhe në komunat përreth", ka deklaruar Izet Mexhiti, i cili natën e ka kaluar në tenda, së bashku me funksionarë të tjerë partiak.

I pyetur se pse BDI-ja nuk kërkon zgjidhje institucionale të problemit, kur dihet se ajo është pjesë e qeverisë, Mexhiti thotë se në atë drejtim është duke u punuar.

“Paralelisht zhvillohen edhe biseda për ta bindur palën tjetër se argumentet janë në anën tonë, ndërsa veç kësaj, punon edhe një grup i ekspertëve për të kundërshtuar vendimin, i cili është joligjor“, thotë nënkryetari BDI-së, duke shtuar se për problemin janë njoftuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, si dhe ata të bashkësive fetare, për të dhënë kontributin e tyre në uljen e tensioneve.

Nga partia e Gruevskit, VMRO DPMNE, nuk e kanë komentuar veprimin e partnerit të tyre në qeveri.

Por, veprimi i BDI-së ka nxitur reagimin e partive opozitare, të cilat aktin e vlerësojnë si të orkestruar, ndërmjet saj dhe VMRO-së, për fitimin e pikëve politike.

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka thënë se është absurde që një parti në pushtet të dalë në protesta kundër vendimit të koalicionit të saj qeveritar.

“U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, qoftë për kryqin, qoftë për xhaminë, qoftë për flamurin dhe të tjerat. Partia e shqiptarëve, e cila është në pushtet, duhet të bëjë betejë institucionale që ato çështje të zgjidhen brenda institucioneve. Vlerësoj se është një taktikë politike që e kemi parë disa herë, mes partnerëve VMRO dhe BDI”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi,

Edhe lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka reguar duke i quajtur veprimet e partive në pushtet taktikë për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale, në veçanti nga aferat e zyrtarëve që po hetohen nga prokuroria speciale.

“Janë veprime tanimë të para nga partitë në pushtet. Ato gjithmonë para zgjedhjeve të parakohshme marrin pozicionet e tyre nacionaliste. Dua t’i porosisë qytetarët që të mos bien pre e provokimeve të tilla, pavarësisht se nga cila palë vijnë”, tha kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.

Tensionet për vendosjen e kryqit pason një vendim të mëparshëm të BDI-së për vendosjen e një simboli me shqiponjën, në komunën e اairit, të banuar kryesisht me shqiptarë./REL
20160304134614310620.jpg
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Bdi me tenda kundër kryqit në butel të shkupit

E pse keshtu, besimet fetare lejohen ne cdo vend te botes ca ka te keqe ketu.
 
Debati për kryqin në Shkup, BDI: Protestë; PDSH: ثshtë lojë

Debati për kryqin në Shkup, BDI: Protestë; PDSH: ثshtë lojë

[video=youtube;ANcR2xLlt-w]https://www.youtube.com/watch?v=ANcR2xLlt-w[/video]

Zyrtarë të lartë të BDI-së kanë ngritur tenda në afërsi të godinës së Komunës së Butelit, në Shkup, dhe po protestojnë kundër vendimit të Këshillit Komunal për ngritjen e një kryqi 56 metra të lartë, në një udhëkryq pranë komunës.

Gjatë vendosjes së çadrave, ku dhe kanë kaluar natën, mbështetësit e partisë shqiptare në pushtet kanë shkatërruar gurëthemelin e ndërtuar si bazament për kryqin, në komunën me popullsi të përzierë.

“Këtu do të qëndrojmë deri në anulimin e vendimit të Komunës së Butelit. As kryqi dhe as minarja nuk e kanë vendin në rrugë. Janë për të provokuar ndjenjat e njëri-tjetrit”, tha Izet Mexhiti, nënkrytar i BDI-së.

Komuna e Butelit drejtohet nga Petre Latinovski, i cili i përket partisë maqedonase VMRO-DPMNE, që qeveris vendin me BDI-në. Por, nisma për ngritjen e kryqit është ndërmarrë formalisht nga organizata nacionaliste “Kongresi Botëror Maqedonas”.

Kryetari i kësaj organizate, Todor Petrov, i afërt me partinë e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, në përurimin e punimeve tha se kryqi nuk ndërtohet kundër shqiptarëve.

“Ky kryq i shenjtë, para të cilit kryqëzohen edhe maqedonas, por edhe shqiptarë të krishterë, ka qenë dëshmitar se Maqedonia asnjëherë nuk do të jetë një vend, ku do të sundojë sheriati”, tha Todor Petrov, kryetar i KBM-së.

Opozita vlerëson se, ndërtimi i kryqit është një lojë e koordinuar mes dy partive në pushtet, për të shtuar tensionet ndëretnike në prag të zgjedhjeve dhe për të fituar sa më shumë elektorat, duke aktruar se VMRO-ja po mbron interesat e maqedonasve, kurse BDI-ja të shqiptarëve.

“Ftoj qytetarët të mos bien prè e këtyre manipulimeve, qoftë për kryqin, qoftë për xhaminë, apo flamurin. Partia e shqiptarëve në pushtet duhet të bëjë betejë institucionale, që ato çështje të zgjidhen brenda institucioneve”, tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Punimet për ngritjen e kryqit filluan disa ditë pas shpalosjes së monumentit me shqiponjën dykrenare, në rrethrrotullimin që ndan Komunën e Butelit me atë të اairit, me shumicë shqiptare.

/ Top Channel
 
Titulli: Debati për kryqin në Shkup, BDI: Protestë; PDSH: ثshtë lojë

Pak e kane bere shkupin si cirk me figura te vjedhura te historise dhe pak ju duket ai kryqi tjeter i gjate dhjetera metra ne maje te kodres.. tani duan edhe neper udhekryqe te rrugeve.

Provokator te pandreqshem.
 
me fal stafi niher e kam hapur kete teme une
 
Titulli: Debati për kryqin në Shkup, BDI: Protestë; PDSH: ثshtë lojë

Pak e kane bere shkupin si cirk me figura te vjedhura te historise dhe pak ju duket ai kryqi tjeter i gjate dhjetera metra ne maje te kodres.. tani duan edhe neper udhekryqe te rrugeve.

Provokator te pandreqshem.

Nxjerrin ata, nxjerrin tanet, ne vend qe te investojne ne shkolla e spitale qe duken si ne horror filma bejne gara kush do beje me shume kisha, xhamia e statuja. Sivjet ne votime do i nxjerrin dhe ato figurat se sidoqofte po dalin votues te regjistruar nga 25 veta nga nje shtepi e vetme :)
 
Titulli: Debati për kryqin në Shkup, BDI: Protestë; PDSH: ثshtë lojë

Eh skane me cfare te merren i kane zgjedhur ter te tjerat e tani vrasin miza ter kohes.. :p
 
Titulli: Debati për kryqin në Shkup, BDI: Protestë; PDSH: ثshtë lojë

Kane kane, ja psh neper shkolla ne librat e historise femijeve u mesojne se keta sllavet qe as vet se dine a jane bullgare apo serb ne fakt jane maqedonasit antik dhe ne shqipetaret kemi ardhur ne gadishullin ballkanik ne shekullin 7 :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top