Berisha, Ballës: Do të të vras mor filozof!
• Nga Tedi Blushi
Kryeministri kanosi Ballën vetëm sepse ky i fundit nga foltorja e Kuvendit deklaroi se “për shkak që ka dalë emri i vajzës së Sabri Godos, kryeministrit i ka plas sherri në shtëpi"
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka kanosur për vrasje deputetin e opozitës, Taulant Balla. “Ta dish mirë se do të vras! Ti nuk shkel më i gjallë në këtë Parlament. Unë do të të vras!”, - ishin këto fjalët kërcënuese me të cilat shefi i qeverisë paralajmëroi ligjvënësin socialist gjatë punimeve të djeshme kuvendore, që degjeneruan rreth orës 01:50. Jashtë çdo etike morale, me një fjalor tërësisht banal e poshtërues, kryeministri kanosi Ballën vetëm sepse ky i fundit nga foltorja e Kuvendit deklaroi se “për shkak që ka dalë emri i vajzës së Sabri Godos për ministre të Shëndetësisë, kryeministrit i ka plas sherri në shtëpi, se dhe vajza e tij do me u bërë dhe ajo ministre, pse jo dhe kryeministre”. Ndaj Ballës u tentua madje të ushtrohej dhe dhunë fizike nga tre ligjvënësit demokratë, Edi Paloka e Rahim Kaleci si dhe nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, të cilët disa herë u orvatën ta godisnin atë me grusht në fytyrë. Nga ana tjetër, kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka kërkuar ndërhyrjen e Gardës për nxjerrjen jashtë të deputetit Balla, gjë që ka sjellë dhe ndërprerjen më pas të seancës. “Kapeni për zhelesh e nxirreni jashtë!”, - tha Topalli. Por pavarësisht kërcënimeve të saj në adresë të punonjësve të Gardës: “Nxirreni urgjent jashtë atë vagabond, se do ju shkarkoj!”, ata kanë mbajtur një qëndrim vërtet dinjitoz në respekt të ligjit. Më pas opozita ka braktisur punimet, ndërsa shefi i qeverisë ka marrë një kafe për t’u qetësuar.
Përjashtimi
Pas sherrit në seancë, Byroja e Parlamentit vetëm me pjesëmarrjen e anëtarëve të maxhorancës pezulloi për dy javë me 4 vota pro dhe një kundër deputetin socialist, Balla. Në relacionin e vendimit thuhet se Balla ka përdorur një gjuhë ofenduese dhe provokuese, duke krijuar probleme në mbarëvajtjen e Parlamentit. Ka qenë kryeparlamentarja Topalli ajo që propozoi vendimin, i cili u pranua nga anëtarët pjesëmarrës, demokratët Fatos Beja, Ramiz اoba si dhe nga republikani Arjan Madhi, ndërsa u kundërshtua nga deputeti i pavarur, Spiro Peçi.
Opozita
Opozita ka reaguar ashpër menjëherë pas incidentit të ndodhur në Parlament. PS mblodhi grupin e saj parlamentar, ku për herë të parë pas kaq kohësh ishte edhe kryetari Edi Rama. Pas debateve dhe diskutimeve të shumta u vendos që PS të rikthehet në Parlament, me idenë për të forcuar më shumë luftën opozitare. Por nuk kanë munguar edhe zërat kundër kthimit. Ka pasur deputetë që janë shprehur se të gjithë deputetët duhet të mos shkojnë në seancë për 15 ditë, aq sa është dënuar Balla. Propozimi tjetër ka qenë që PS të kërkojë ngritjen e një komisioni të posaçëm për verifikimin e gjendjes shëndetësore të kryeministrit.
Biseda e plote ne parlament
Taulant Balla
Të nderuar kolegë deputetë, një ndër arsyet më të rëndësishme që kryeministri është larguar më herët se të gjithë deputetët nga seanca sot, është që për shkak se ka dalë emri i vajzës së Sabri Godos për ministre të Shëndetësisë, kryeministrit i ka plas sherri në shtëpi se dhe vajza e tij do me u bërë dhe ajo ministre pse jo dhe kryeministre. Të nderuar kolegë deputetë, përballë një kryeministri dhe qeverie mashtruese, është e kotë që në analizën e këtij buxheti të hyjmë në detaje dhe shifrat e tij.
(ndërhyn Sali Berisha)
Jot mëmë dhe jot shoqe çfarë do të bëhet, jot motër ç’do të bëhet?
Taulant Balla
Po s’e di..
Sali Berisha
ا’do bëhet, fundërrinë jot motër?
Taulant Balla
Ej, mbush ti mor..!
Sali Berisha
Fundërrinë do të bëhet jot motër? Prostitutë motelesh do të bëhet?
Taulant Balla
Po si nuk të vjen turp mor, ej po ç’je ti mor..
(Berisha i bën me shenjë Topallit)
(ndërhyn) Jozefina Topalli
Ulu zoti Balla, ulu, ulu! Në fakt, ky e meriton me e kap për zhelesh e jashtë!
Sali Berisha
Dëgjo o qelbësirë muti më kupto apo jo. Jot motër të shkër... hoteleve apo moteleve? S’të vjen turp..
Taulant Balla
O zotëri të vijë turp për këto që thua. Ja ky është morali i kryeministrit tonë. Po pusho, mor pusho! ا’është ky mo, ky është i çmendur mo.
Sali Berisha
Qepe o shkër…
(Deputetët çohen në këmbë. Edi Paloka i afrohet foltores dhe shtyn me dhunë Taulant Ballën. Ndërhyn Andis Harasani duke e tërhequr pas Palokën)
Jozefina Topalli
Kapeni e nxirreni jashtë atë zotërinë, kapeni e nxirreni jashtë. Vagabond, ik andej ik. Dil jashtë edhe nuk hyn më!
Sali Berisha (çohet në këmbë dhe u drejtohet deputetëve të PS)
Nuk u bë ky me përmend nji e dy vajzën time, ky vëllai i prostitutës
(Deputetët e PS)
اa thu mo, a je në terezi!
Jozefina Topalli (u drejtohet deputetëve të PS)
Ju duhet t’i tërhiqni vëmendjen atij!
Sali Berisha (i drejtohet Taulant Ballës duke e kërcënuar)
Ta dish mirë se do të vras! Ti nuk shkel më i gjallë në këtë Parlament. Unë do të të vras!
Taulant Balla
Hajde more. Ik o i çmendur!
Jozefina Topalli
Ndërpritet seanca, ai zotëria del jashtë
(Të gjitha mediave vizive u ndërpritet sinjali. Vetëm televizioni publik TVSH vazhdon transmetimin)
Jozefina Topalli (çohet në këmbë dhe i afrohet podiumit ku ulet qeveria dhe urdhëron oficerët e Gardës ta nxjerrin Ballën me dhunë jashtë)
Nxirreni jashtë atë vagabond, urgjent tani. Mos më shikoni ashtu se do ju shkarkoj
(Garda nuk ndërhyn)
Sali Berisha
Do ta mbyll gojën o shkër…
(Rahim Kaleci ushtron dhunë ndaj Taulant Ballës, duke tentuar ta godasë me grusht por frenohet nga deputetët e PS-së. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi çohet i irrituar në këmbë dhe tenton gjithashtu të godasë me grusht Taulant Ballën. Ai gjithashtu frenohet nga deputetët e PS-së. Në këtë moment deputetët e PS-së bashkë me Ballën largohen të gjithë nga salla).
(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)
__________________