David i Mikelanxhelo-s

Lauri

Anunnak
David është pamëdyshje një kryevepër e Rilindjes italiane dhe piketa më përfaqësuese e një prej personaliteteve më me ndikim në këtë etapë të veprimtarisë krijuese, Mikelanxhelo BUONAROTI, (1475-1564).

dav5_zpsno4m1vlx.jpg

Kjo skulpturë emblematike u krijua 512 vite më parë, në një zgjatim kohështrirjeje që niston në mes të vitit 1501 dhe finalizohet më 1504. Ajo është prej mermeri dhe shtaton me 5.17 metra lartësi, peshon 9 ton dhe përfaqëson aktin sublim të heroit biblik David, i cili mposhtoi Golian. Reailizimi kësaj vepre është në ndikesat e artit fiorentin, porositur fillimisht si një nga një seri statujash të profetëve. Statuja është bërë e njohur për publikun duke u vendosur në një shesh publik, jashtë Palazzo della Signoria, selisë së qeverisë qytetare në Firence, ku u zbulua më 8 shtator 1504.

dav3_zpsu75ql48f.jpg

Episodi

Mikelanxhelo kishte përfunduar Davidin e tij madhështor, po e çonte në qendër të qytetit dhe po udhëzonte njerëzit për ta vendosur në vendin e caktuar.

Aty pranë kaloi Pier Soderini, i cili ishte shumë i dëgjuar në art. Ai u ndal për ta vështruar veprën e re madhore të Mikelanxhelos. Pasi e pa skulpturën lart në podium i vajti pranë autorit dhe i tha: Hunda e shtatores duket tepër e madhe. Atëherë Mikelanxheloja nuk foli fare, menjëherë mori daltën dhe bëri sikur po e gdhendte me kujdes. Pastaj i hodhi sytë poshtë nga Soderini dhe i tha:

– Vështrojeni mirë tashti!
– Më pëlqen më shumë tashti, – i tha Soderini – i dhe me të vërtetë jetë.

dav6_zpsavsic0ek.jpg

Simbolika dhe trajtimi i Davidit

Për shkak të natyrës së heroit të përfaqësuar, statuja mbarti në vetvete edhe simbolikën e mbrojtjes së lirive civile të mishëruara në Republikën e Firences, një qytet-shtet i pavarur, kërcënuar nga të gjitha anët nga shtetet më të fuqishme rivale dhe me hegjemoninë e familjes Medici.

Sytë e Davidit, me një shkëlqim verbues dhe paralajmërues, u kthyen në drejtim të Romës. Statuja u zhvendos më pas në Galleria dell’Accademia, Firence, në 1873, duke u zëvendësuar në lokacionin origjinal nga një kopje e saj.
/Albert Vataj
 

Attachments

  • dav5_zpsno4m1vlx.jpg
    dav5_zpsno4m1vlx.jpg
    30.4 KB · Shikime: 0
  • dav3_zpsu75ql48f.jpg
    dav3_zpsu75ql48f.jpg
    30.4 KB · Shikime: 0
  • dav6_zpsavsic0ek.jpg
    dav6_zpsavsic0ek.jpg
    86.6 KB · Shikime: 0
Titulli: David i Mikelanxhelo-s

Sipas tregimit biblik (Samuel-1'-17). David ishte vetem nje djalosh kur mori guximin ti dale perpara gjigantit qe njihej me emrin Golia. Mbreti Saul dhe te gjithe ebrejt ishin fshehur ne pyll nga frika, kur David i pergjigjet thirrjes se Golis per duel. (Jemi rreth vitit 1000 para Krishtit)

David i betohet ne emer te Zotit qe do ta vras, dhe do ta kepus koken me shpaten tende qe ke ne dore. Golia i drejtohet Davidit per ta vrare, nderkohe qe David pregaditi nje gure zalli ne hoben e tij dhe e goditi ne fort ne balle. Golia ra per toke, dhe David vrapon drejte trupit te tij dhe i keput koken.
Ky eshte David i Michelangelo-s

gol3_zpsajmwtxqq.jpg

gol4_zpsefudnfv2.jpg

gol2_zpsnhl4xchi.jpg
 

Attachments

  • gol3_zpsajmwtxqq.jpg
    gol3_zpsajmwtxqq.jpg
    114.5 KB · Shikime: 0
  • gol4_zpsefudnfv2.jpg
    gol4_zpsefudnfv2.jpg
    35.1 KB · Shikime: 0
  • gol2_zpsnhl4xchi.jpg
    gol2_zpsnhl4xchi.jpg
    86.6 KB · Shikime: 0
  • gol3_zpsajmwtxqq.jpg
    gol3_zpsajmwtxqq.jpg
    114.5 KB · Shikime: 0
  • gol4_zpsefudnfv2.jpg
    gol4_zpsefudnfv2.jpg
    35.1 KB · Shikime: 0
  • gol2_zpsnhl4xchi.jpg
    gol2_zpsnhl4xchi.jpg
    86.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top