Para se te ishin te cifligareve te kujt ishin? ...Te popullit.
Atehere ky cdo?
Gabim, pronat dhe tokat nuk kane qene asnjehere te popullit zonje/zonjush!!
Para kohes se perandorise turke kane qene te Princave Shqiptare, dhe populli punonte toka qe nuk ishin te tijat!
Gjate Periudhes se Perandorise ottomane vazhduan te ishin akoma te Princave ose siç quheshin ndryshe Cifligare/ Bajrtaktar/ Pashallare etj te cilet i paguanin taksa perandorise!
Gjate periudhes komuniste nuk egzistonte prona private dhe toka ishte e shtetit komunist dhe e partise se punes, dhe jo e popullit!!
Po mos te ishte pikerisht ajo strukture shteterore e krijuar nga Zogu deri me 1939, E. Hoxha i thoshte lamtumire krijimit te shqiperise komuniste dhe mbajtjes se pushtetit!
Isamil Qemali ka meriten e krijimit te shtetit shqiptar dhe ky eshte 1 fakt i pamohueshem, por A . Zogu ka meriten e pamohueshme te krijimit te struktures se shtetit dhe aparateve te tijm, te ligjeve qe ishin moderne ne te njejtin nivel me vendet e tjera, shume intelektuale e politikane te mevonshem te shqiperise (perfshih E. Hoxhen) studjonin jashte shtetit me bursat dhe paret e mbretit!! Enveri po te mos ishte per Zogun dhe bursat qe i dha Enverit per te vajtur dhe studjuar ne France do kishte ngelur ne Gjirokaster dhe do kishte marre profesionin e te jatit qe ishte Hoxhe Musluman, e do kendonte nga mengjesi deri ne dark arabisht ne maje te minares!
Zogu vinte nga 1 familje e pasur dhe shume te njohur te veriut te shqiperise, (te keshilloj te informohesh pak mbi OXHAQET e familjeve shqiptare).
Nese marrim parasysh faktin qe te pakten 80% e popullsise ne ate kohe nuk kishte prona private dhe punonte si bujk ose puntor krahu tek çifligaret, feudalet, bajraktaret, tregtaret e pasur etj , i bie qe taksat me larta ti kene paguar vetem ajo 20% e popullsise se pasur dhe jo 80% i pop te varfer qe skishte as brek per te veshur! Te pasurit gjate monarkse ishin gati te gjithe njerez me shkolle dhe kulture qe kishin studjuar dhe i njohnin shume mire te mirat dhe te keqijat e monarkise, por ama asnje prej tyre nuk ka akuzuar kurre Zogun si tradhetar!
Sipas Ligjit te Reformes Agrare qe u miratua nga Parlamenti me 13 prill 1930 dhe u shpall me 3 maj, shpronesoheshin kundrejt pageses, 20 franga ar per hektar, 1 pjese e tokave te pronareve te medhenj, ne dobi te bujqerve pa toke dhe agronomeve. Mbreti vete i fali shtetit 4 cifliqe!
Ligji reformes agrare preku 8109,5 hektare toke nga te cilet 4698 hektare u moren nga privatet. Nen presionin e Zgut, jo pak pronare te medhenj, i ndane pronat me pjestare te familjeve te tyre, ose kryen shitje. Keshtu reforma pati pasoja sociale positive: pronesoi bujq pa toke dhe zvogeloi pronat e pronareve te medhenj!
Ishte faji i Zogut se shqiptaret musluman nuk çonin vajzat e tyre neper shkolla per te studjuar & nuk i lejonin te dilnin jashte shtepise pa burka? I hapi Zogu Institutet Private: Shkolla Teknike e Kryqit te Kuq e te Rinjve Amerikan, Gjimnazi i Shkodres, Liceu i Korces, Konviktet ne Shkoder, ne Kolgecaj per prefekturen e Kosoves, ne Kastriot, Diber, Skrapar, Mat, shkollat e mesme si Shkolla Tegtare e Vlores. Gjimnazi i Tiranes & ai i Beratit. U happen muzeume dhe bibloteka!
Me shpjego ca gjera te lutem:
1) Thesarin & shtetit shqiptar pas 1912 (kur shqiperia rezikonte te ndahej ne 2 midis greqise dhe serbise nga fuqite e medha) kush e krijoi?
2) Me 1939 kur Shqiperia u pushtua nga italianet sipas teje Zogu duhet te qendronte ne Shqiperi?
Nese po, athere cfare mendon ti se do te ndothte me te, me arken e shtetit dhe me Shqiperine?
Une mendoj se Zogun ose do e vrisnin ose do e internonin ne burg, arken e shtetit do ta zbraznin te gjith dhe shqiperia do vazhdonte te qendronte ne kaos total!
Eshte keshtu apo e kam gabim?
3) Po te ishte e vertete fakti se Zogu na qenkesh i vetmi tradhtar athere i gjith parlamenti dhe qeveria shqiptare e asaj kohe duhen konsideruar trathtare pasi edhe ata kane pergjegjesite e tyre ne momentin qe kane shitur, ose braktisur Shqiperine apo jo(?), pasi sbesoj se zogu do te kishte qene i vetm ne kete akt!