Dashuria apo urrejtja?

Kur Katuli në poezinë e tij bashkonte dashurinë dhe urrejtjen, për shumë njerëz kjo tingëllonte çuditshëm, edhe pse ai sqaronte se ndjenjat bashkëjetonin në shpirtin e poetit të dashuruar dhe të lënduar.

Sot, falë një studimi të bërë nga një studio angleze dhe të publikuar në revistën

“Plos One”, është faktuar që dashuria dhe urrejtja bashkëjetojnë në trurin njerëzor, madje janë të aktivizuar nga të njëjtat zona dhe nga të njëjtët mekanizma biokimikë.

Shkencëtarët, duke studiuar natyrën fizike të urrejtjes kanë parë se disa qeliza të trurit, përgjegjëse për ndjenjën më negative janë të njëjtat me ato që aktivizojnë ndjenjën romantike të dashurisë.

Një rezultat befasues, që u zbulua falë një skaneri që hetoi pjesët që aktivizoheshin kur njerëzve i prezantoheshin fotografi me persona, për të cilët ata deklaroheshin hapur se i urrenin.

Duke ballafaqur të dhënat, kur të njëjtëve persona(pjesë e studimit) u tregoheshin fotografi të njerëzve më të dashur, u zbulua se urrejtja ka shumë të përbashkëta me dashurinë.

“Rezultatet mund të shpjegojnë motivin për të cilin si dashuria, ashtu edhe urrejtja për kërkuesit kanë të njëjtin interes shkencor: janë irracionale dhe shoqërohet të dy me akte ‘heroike’, ose me veprime të dhunshme”-sqaron profesor Semir Zeki, nga Universiteti i Londrës, që ka udhëhequr studimin.

Vullnetarët që u bënë pjesë e studimit, kanë treguar se provojnë urrejte të thellë për një person. Pjesa më e madhe e tyre ka zgjedhur një ish të dashur, ose një rival në vendin e punës. Shkencëtarët zbuluan edhe pjesën e trurit që provokon urrejtjen, të quajtura ‘putamen dhe insula’. Pjesa e parë lidhet ngushtë me përcmimin. “Shkencërisht putamen dhe insula aktivizohen edhe nga dashuria”- thonë kërkuesit.

Por ka edhe një diferencë thelbësor. Urrejtja, ndryshe nga cfarë mendohet ëhstë shumë herë më racionale se dashuria. Gjatë dashurisë mësohet se nuk funksionon mirë një pjesë e konsiderueshme, e asaj që shkencëratët e përmbledhim me emrin’racionalitet’.

“I dashuruari nuk arsyeton dhe është shumë më pak kritik ndaj personit që do, ndërkohë që kush urren ka nevojë për qartësi për të kuptuar se si ta ndëshkojë rivalin, duke e lënduar, ose duke u hakmarrë”- thotë profesor Zeki./Shekulli/


--------------------------------------------------------------------------------
 
Qe te dyja jan shume te forta, dhe mund te kalosh nga njera gjendeje ne tjetren shume kollaj. Por deri me sot dashuria ka arritur ta mposht urrejtjen kurse e kunderta nuk ka ndodhur.
Pra mendoj se dashuria eshte shume shume me e madhe.
 
Dashuria e paster jo ajo qe themi ne cdo sec te dua etj ...:D


:djalle:
 
Ku Ka Dashni , Ska Urrejtje .
Ku Ka Urrejtje , Ska Dashni .

kshtu qe un mendoj nese ka urrejtje ska dashni edhe fiton urrejtja , nese ka dashni ska urrejtje edhe fiton dashnia mvaret ne cillen an je .
 
Pe: Dashuria apo urrejtja?

Dashurine dhe urrejtjen nje hap i ndan,por edhe thuhet qe zemra e njeriu ka kufij ne dashuri por jo ne urrejtje..Tani ti shohesh te dyja jane ndjenja te kunderta,ate qe ndertohet me shume mund sic eshte dashuria e shkaterron ne pak momente urrjejtja..Njeriu i ka te dyja keta ndjenja si strukture te tyre por secila mbizoteron tek nje njeri eshte dicka tjeter...Dike qe dashuron smund ta urresh sado e forte te jete urrjetja,smund te kaloje kufijte e dashurise aq me shume per nje person qe do ose ke dashur...Une te pakten skam marredhenie te mira me urrejtjen,sdi te urrej nje njeri qe dua sa do keq te me beje,ndoshta sdo me interesonte asgje tek ai me,por kurr urrejtje..Urrejtja eshte fjale e ''forte'' do te thote qe ate njeri do ta shohesh te shkaterruar,te marre fund,ndoshta po te zbutej pak,te thuhej e kam inat sikur do ishte me mir...
 
Pe: Dashuria apo urrejtja?

Per mua keto dy fjale jane shume te kunderta me nj-tj dhe qendrojne shume large nj-tj.Nuk mundem dot ta logjikoj se si nje njeri qe dashuron mund dhe te urrej!
 
Pe: Dashuria apo urrejtja?

DASHURIA, DASHURIA DHE VETEM DASHURIA.
DASHURIA NDERTON, SHPETON,ZBUKURON,PERJETESON,LARTESON JETEN TONE ndersa urrejtja vetem shkaterron,nxin,thyen gjithcka qe ka te beje me jeten tone.
Une personalisht nuk mund te urrej dike qe kam dashur, nuk mund te urresh dike nese e ke dashur, eshte e pamundur per mua, te pakten ashtu si e mendoj, ashtu si e kam perjetuar dhe e perjetoj une dashurine.Kur ke dashur dike nuk mund ta urresh, dashuria e vertete eshte ajo qe vetemohohesh, ajo per te cilen ti deshiron vetem te miren dhe lumturine.Edhe nese lumturia e te dashures tende eshte larg teje atehere s`te mbetet gje tjeter vecse t`ja urosh kete lumturi.Me ka ndodhur dhe e di se c`them.Nuk i fola per 6 muaj por nuk e urreja kurrsesi derisa u binda edhe vete qe lumturia e saj ishte larg meje e meqe eshte keshtu atehere u pajtova me kete fakt.Dashuria e vertete nuk ve kushte tip:te dua nqs je me mua por nese iken vdeksh....kjo nuk eshte dashuri, kjo eshte dashuri per veten sepse ti kushtezon dike qe te rrije me ty per te qene i/e lumtur.Nuk mund te thuash se e do dike por vetem nese eshte me ty.Nese e do...e do dhe pike.Dashuria e vertete nuk pranon te tilla qendrime e aq me pak urrejtje ndaj atij/asaj qe pretendon se dashuron sepse e perseris:NESE E KE DASHUR ME TE VERTETE DIKE NUK MUND TA URRESH e nese e urren dashuria jote per ate person ka qene `dashuri` me kushte e dashuri te vertete me kushte NUK KA.E keni degjuar ndonjehere shprehjen:Te lashe te largoheshe prej meje sepse te dua???Po po pikerisht keshtu:mund te lesh dike te largohet prej teje vetem e vetem sepse e do.Atehere si mund te kalosh nga dashuria ne urrejtje?Jo per mua, jo une te pakten, jo per menyren si e konceptoj e si e perjetoj une dashurine.Kam lenduar e me kane lenduar por fatmiresisht nuk kam urryer e besoj se nuk me kane urryer ex-et e mia, vertetuar kjo nga fakti qe me shumicen prej tyre kam mbetur mik dhe i dua vetem e vetem te miren e lumturine sot e kesaj dite edhe pse nuk i dashuroj me.
 
Pe: Dashuria apo urrejtja?

Aty ku ka ndjenje ,llogjik dhe normalitet psikollogjik njerzor nuk munde te kete urrejtje,..urrejtja eshte veti e njerzve me karakter te dobet ,e atyre qe kan komplekse me veten,.ajo eshte shpesh rrjedhoj e zilis e asaj qe deshiron te jeshe ,te keshe dhe nuk mbledh forcat te behesh por gjen me shkurte rrugen te mbushesh te mendoshe dhe te veproshe keq kundrejt tjerve,..dhe pse jo dhe kundrejt atij qe don kur ai /.ajo nuk permushe egon e semure te ketyre njerzve,ashtu siq ata e duan..etj etj,..
"NJERIU DUHET TE DASHUROI VETEN,TE RESPEKTOJ ATE TE DISKUTOJ DHE TE NXJERR VETEVETEN NGA SKUTAT E ERRTA TE SHPIRTIT DHE TE MENDJES DHE TA NDRICOJ SHPIRTIN MENDJEN DHE VITALITETIN E TIJ PASI ESHTE I PAFUNDEM PO TE DIJE TA ZGJOJE E TA USHQEJ ME DASHURI..:"
 
Titulli: Dashuria apo urrejtja?

mire pse flasin kot per urrejtjen kur s;e njofin....nqs s;e ke provuar kete ndjenje pse flet kot.........
 
Pe: Dashuria apo urrejtja?

sdi me urry ken .....por di me hek nga zemra kur duhet
 
Pe: Dashuria apo urrejtja?

dashuria edhe urretja jane pjese e pandare e jetes kshu qe cdo njeri ka urretje ndoshta per pak caste per dy dite po perseri kalon jane pejse e pandare e jetes se perditshme edhe urretja edhe dashuriamendimi im ky
 
Pe: Dashuria apo urrejtja?

Fjalen urrejtje se njofe aqe me teper nse kam pasur nje dahsuri te bukur me kte person smund ta urrej ne asnje menyr ndoshta e mban pak inat por jan dy gjera te ndryshme mes nejra tjeteres ................
 
Pe: Titulli: Dashuria apo urrejtja?

mire pse flasin kot per urrejtjen kur s;e njofin....nqs s;e ke provuar kete ndjenje pse flet kot.........

Ti thua se duhet te martohesh e te divorcohesh qe te flasesh per divorcin??Duhet te lindesh e te te vdese dikush te flasesh per vdekjen??Gjerat qe i kemi parasysh nuk eshte e thene qe ti perjetosh ne ''trupin''tend qe te mund te flasesh,njeriu e ka aftesine e perjetimit te gjerave nga ''larg'' duke i pare,degjuar tek te tjeret...Ndoshta kur i ke te provuara vete ja di vleren ose ja di shume me mire se si ndihen te tjeret,por si njeri qe je,di te shprehesh edhe di te kapesh disa perceptime nga tjeret...Nje femije qe qan te prek,pse???Mos ndoshta duhet te qash apo te kerkosh ato gjera qe kerkon ai per ta kuptuar me mir??Jane pra shfaqja e ndjenjave te tjereve qe ose te prekin ose te bejne te ndjesh dicka tjeter,pasi njeriu eshte emotiv,shpreh ndjenja dhe kap ndjenjat e te tjereve...
 
Titulli: Pe: Titulli: Dashuria apo urrejtja?

Ti thua se duhet te martohesh e te divorcohesh qe te flasesh per divorcin??Duhet te lindesh e te te vdese dikush te flasesh per vdekjen??Gjerat qe i kemi parasysh nuk eshte e thene qe ti perjetosh ne ''trupin''tend qe te mund te flasesh,njeriu e ka aftesine e perjetimit te gjerave nga ''larg'' duke i pare,degjuar tek te tjeret...Ndoshta kur i ke te provuara vete ja di vleren ose ja di shume me mire se si ndihen te tjeret,por si njeri qe je,di te shprehesh edhe di te kapesh disa perceptime nga tjeret...Nje femije qe qan te prek,pse???Mos ndoshta duhet te qash apo te kerkosh ato gjera qe kerkon ai per ta kuptuar me mir??Jane pra shfaqja e ndjenjave te tjereve qe ose te prekin ose te bejne te ndjesh dicka tjeter,pasi njeriu eshte emotiv,shpreh ndjenja dhe kap ndjenjat e te tjereve...

keto shembuj qe thua ti jane gje tjeter..mire ta pakten e di qe sduhet te urresh se kshu te ka thene mami apo zysha e klases se pare :p
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Dashuria apo urrejtja?

keto shembuj qe thua ti jane gje tjeter..mire ta pakten e di qe sduhet te urresh se kshu te ka thene mami apo zysha e klases se pare :p

Jo,sjane gje tjeter,sepse gjithmone smundesh ti provosh gjerat qe te kesh nje percetim per ta...Atehere kush ska dashuruar mos te flasi per dashurine...Gjerat ndonjehere fitohen edhe me ''inteligjence'' jo gjithmone me te provuar,pa llogarit instiktet dhe intuitat qe ka njeriu..
 
Titulli: Dashuria apo urrejtja?

Se frekuentoj shum "Bar urrejtjen".. ke "Bar dashuria" me gjen gjithmone!
 
Dashuria nuk ka urrejtje.
Dashuria fal dashuri,kur lendoht dashuria largohet.
Boshllekun pastaj mund ta mbushesh me cte duash.
Ka njerez qe mbushim me urrejtje,kjo eshte shkalla me rrezikshme per ne. ne rradh te pare e per te tjeret qe mund tua transmetojme.
Njerzit me nje shpirt te varfer nuk mund te dashurojne,ose s"dine te dashurojne dhe dashurine e shikojne si duele lufte. Gabim.
 
C’do lloj forme lendimi, ne nje fare menyre e krijon nje fare urrejtje/antipatie/reaksioni —— eshte normale .

Shpirtrat jane gje tjeter ,pastaj .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top