Dashuri ne vetvete-Charlie Chaplin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Dashuri ne vetvete-Charlie Chaplin

Kur fillova te dua me te vertete vetveten, kuptova se vuajtjet emocionale dhe dhimbjet janë vetëm një paralajmërim per te me thënë mua qe nuk mund të jetoj kundër se vertetes sime. Unë tani e di qe ky quhet "ORIGJINALITET".

Kur fillova te dua me te vertete vetveten, kuptova se sa e sikleteshme paska qene te kem deshiruar ti imponoja dëshirat e mia dikujt tjeter, duke ditur qe kohet nuk ishin te pjekura dhe ai person nuk ndjehej gati, edhe pse ai person isha UNE. Unë tani e di qe ky quhet "RESPEKT" për veten time.

Kur fillova te dua me te vertet vetveten, ndalova te deshiroj nje jete tjeter dhe kuptova qe çdo gje rreth meje eshte nje ftese për rritjen time. Tani e di qe kjo gje quhet “ PJEKURI ". Kur fillova te dua me te vertete vetveten, kuptova qe gjendesha gjithmonë dhe në çdo rast ne vendin e duhur në momentin e duhur dhe qe gjthcka qe po ndodhte ishte pozitive. Qe atehere, une munda të ndjehem i qete. Tani e di se kjo gje quhet "RESPEKT" kundrejt vetvetes.

Kur fillova te dua me te vertete vetveten, ndalova te privoj vetveten nga koha ime e lire dhe te krijoj plane madhështore per te ardhmen. Sot, une vetem bëj ate qe me jep gezim dhe kenaqesi, ate qe dua dhe qe me ben te buzeqesh me menyren time dhe me ritmet e mija. Tani e di qe kjo gje quhet “SINQERITET ".
Kur fillova te dua me te vertete vetveten,hoqa qafe çdo gje qe nuk me kishte bere mire:ushqimi,njerezit, gjerat, situatat dhe çdo gje që me terhiqte poshte duke me larguar nga vetvetja,ne fillim e quaja një "egoizem te shendetshëm "por tani e di që kjo quhet “DASHURI PER VETVETEN”

Kur fillova te dua me te vertete vetveten, ndalova te pretendoj qe kam gjithmone te drejte. Dhe keshtu kam bere me pak gabime. Sot kam kuptuar qe kjo gje quhet “THJESHTESI”
Kur fillova te dua me te vertete vetveten,nuk pranova me te jetoj ne te kaluaren dhe të shqetesohem per te ardhmen time.Tashme une jetoj me shume ne kete moment te pranishëm,ku GJITHCKA ka nje vend.Kjo eshte gjendja e jetes sime te perditshme dhe une e quaj “PERSOSMERI”.

Kur fillova te dua me të vërtetë veteveten, kuptova se mendimi im mund të me bënte të mjerueshem dhe të sëmurë. Por, kur thirra dhe grumbullova energjite e zemres sime, intelekti m’u bë një partner i rëndësishëm. Sot, ketij bashkimi i jap emrin “DITURIA E ZEMRES”
Nuk duhet të vazhdojnë të kemi frikë nga kontrastet, nga konfliktet dhe problemet me veteveten dhe me të tjerët Sepse edhe vete yjet, ndonjëherë ndeshen mes tyre per ti dhene origjine lindjes se boteve te reja. Sot unë e di qe kjo eshte JETA !
 
Pe: Dashuri ne vetvete-Charlie Chaplin

Ka thene shume gjera me vlere,nder ato qe me pelqen me shume eshte kjo...


Kam falur gabime gati te pafalshme,kam provuar te zvendesoj persona gati te pazvendesueshem dhe kam harruar persona te paharrueshem.Kam vepruar sipas momentit, jam zhgenjyer nga persona qe nuk mendoja kurre qe mund te zhgenjehesha por dhe un kam zhgenjyer.....Kam mbajtur dike mes kraheve te mi per ta mbrojtur,jam bere mik perjet. Kam qeshur kur nuk ka qene e nevojshme,kam dashuruar,me kane dashuruar por edhe me kane refuzuar.Me kane dashuruar dhe un nuk kam ditur si tua kthej dashurine.Kam bertitur dhe jam hedhur perpjete per kaq shume gezime.per kaq shume.....Kam qare duke degjuar muzike e e duke pare disa fotografi te mbushura me kujtime..Kam telefonuar thjesht per te degjuar nje ze...Jam dashuruar perseri me nje buzeqeshje...Kam besuar perseri me nostalgji dhe....kam pasur frike te humbas nje person shum te vecante (te cilin kam perfunduar duke e humbur) ...por kam mbijetuar! Dhe jetoj akoma! Dhe jeta nuk me lodh! Dhe ti...nuk duhet te lodhesh nga jeta.JETO! Eshte mrekulli te perpiqesh me bindje,ta perqafosh jeten dhe te jetosh me pasion.Te humbesh me klas dhe te fitosh me guxim... Sepse JETA i perket atij qe guxon...
 
Pe: Dashuri ne vetvete-Charlie Chaplin

Mua me pelqen shume ky fjalimi i tij..."Ne mendojme shume dhe ndjejme pak....Me shume se makineri, kemi nevoje per humanizëm..."

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top