" Dashuri e verber "

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
E pra , dhe une u dashurova. Kam qene e dashuruar gjithemone ç'eshte e verteta , por nuk e dija. Dashuri e lindur , siç eshte ajo per nenen.Mendoja per te çdo dite,mendoja gjerat qe doja ti ndryshoja , gjerat qe doja te beja per te , si doja ta shikoja , t'ua prenzatoja te tjereve me krenari , me merrte malli kur i rrija larg , e "urreja" kur e jetoja nga afer .
Tani e kuptoj qe jam e dashuruar , e mundesisht verberisht e dashuruar . E dua edhe pse me ofron shume pak ose aspak , e dua edhe atehere kur nuk me konsideron fare , e dua edhe atehere kur me trajton "keq". E dua , s'kam ç'bej. E dua edhe kur me le ne erresire , kur me le pa uje ...

E te mendosh qe kete dashuri e ndaj dhe me te tjere . Nuk jam vetem une qe e dua , e duan dhe te tjere . Por nuk jam aspak xheloze per kete .Se eshte pikerisht kjo dashuria dhe nga ana e te tjereve , qe me jep shpresen se mbase duke bere bashke gjithe dashurine qe kemi per te , do mund ta ndryshojme . Sa bukur do ishte .
Te ndryshon dashuria , tani u jap te drejte atyre qe ma thone perhere . Se te duash ne keto kushte nuk eshte aspak e lehte .Shume kush ne vendin tim do e kishte urryer . Por une e dua .
Dua 28.748 km² te saj , nga njeri skaji ne tjetrin . E dua me te gjitha aspektet e shumellojshmerite qe me ofron.
Por nuk harroj te ve llogjiken ne pune , siç kam bere perhere . E eshte pikerisht atehere kur fillon punen llogjika , kur une nis te "urrej" nje pjese te dashurise time . Nuk urrej ate , sepse e di qe nuk eshte faji i saj qe nuk mund te me ofroje ate qe une dua apo pres prej saj .
Urrej , dhe kete e them me shume bindje , te gjithe ata qe nuk e duan dhe qe po ma shkaterrojne dashurine time . Urrej ata qe ne vend qe te bejne ç'mos qe dashuria ime te arrije majat , ma fundosin me keq. Por s'doja te flisja per urrejtjen time kesaj here .
Doja te ndaja me ju dashurine time te pakushtezuar , pa interes , ndaj ketyre 28.748 km² territor Shqiperie . Ne fakt nuk jam vetem kaq km² , jane me shume ...

Si per çdo dashuri , qe shpresohet te perfundoje mire , keshtu shpresoj dhe per dashurine time . Kam shume besim per kete , por duhet te bashkohet dashuria ime me dashurine e te tjereve.

Me shume dashuri per keto km² , Bianca SK :) ( B.Ll )
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: " Dashuri e verber "

Ne fillim mendova se mos qenke dashuruar Bianca lol, kisha ne plan te te thoja krejtesisht dic tjeter LOL

Eh, dheu i huaj nuk te ben rehat, shpresoj qe kete dashuri t'kesh mundesi sa me shpejte ta shprehesh ne atdheun e dashur.
 
Titulli: " Dashuri e verber "

Qellimisht nuk e thashe qe ne fillim per ke ishte kjo dashuri e verber. :)
Sdq edhe per ca kohe do e shpreh dashurine time nga larg , do kem nje raport ne distance . ;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: " Dashuri e verber "

wa,mendova po te nj gje dhe une...u dashurove pa ma thene mua:p:p:p
me duket sikur ke folur x mua ketu LOL
 
Titulli: " Dashuri e verber "

normale kur je larg vendit tend....e do me shume.........s'e kuptoj ,pse duhet ta duam vetem se jemi larg?
 
Titulli: " Dashuri e verber "

.s'e kuptoj ,pse duhet ta duam vetem se jemi larg?

Sikur Naimi të jetonte ne Shqiperi nuk do kishim ''Bageti e Bujqesi'' :ciaoo:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top