Dardha, fshati turistik i Korces

braziljania

Anëtar i Nderuar
Në 6 muaj, mbi 6 mijë turistë ditorë vendas dhe të huaj në Dardhë

Disa familje i kanë shndërruar shtëpitë e tyre në qendra pritjeje për vizitorë nga Shkodra e Durrësi, për një periudhë dy javore



Rruga që të çon në fshatin turistik të Dardhës, një fshat malor rreth 14 kilometra larg qytetit të Korçës, prej muajsh është në rikonstruksion e sipër, por kjo nuk i ka penguar turistët vendas dhe të huaj që të vizitojnë këtë fshat mes maleve dhe gjelbërimit.

I vizitueshëm në çdo stinë të vitit, fshati turistik i Dardhës numëron në këto 6 muaj të parë të vitit mbi 6 mijë turistë ditorë vendas dhe 97 të huaj, thotë për ATSH-në, kryetari i Shoqatës së Agroturizmit për rajonin e Korçës, Niko Balli. Ai shton se, ka patur pushues nga qytete të ndryshme të vendit, por edhe të huaj si nga Gjermania, Amerika e Greqia, që janë mrekulluar me natyrën e mikpritjen që gjejnë në Dardhë.

"Vizitorët e huaj nuk janë emigrantë, por thjesht turistë që kanë dëgjuar për Dardhën dhe vijnë të shijojnë bukuritë e saj, klimën malore e gatimet tradicionale", thotë Balli, i cili nisur nga interesimi në rritje i pushuesve vendas e të huaj për Dardhën po investon për ndërtimin e një hoteli alpin në këtë fshat, i cili është dhe origjina e tij.

Rruga që të çon në fshatin Dardhë rreth 14 kilometra e gjatë është në 4 kilometrat e fundit, përmes një fondi prej 5.8 milion lekësh dhënë nga buxheti i shtetit. Pritet edhe ndërtimi i një skipiste, projekti për të cilën është hartuar para 4 vitesh dhe Dardha do të ketë kështu më shumë vizitorë edhe në stinën e dimrit, e natyrisht më shumë pushues që të shijojnë bukuritë e saj natyrore e njerëzore.

Edhe banorë të tjerë të fshatit e kanë kuptuar tashmë se, perspektiva e Dardhës qëndron tek zhvillimi turistik dhe po investojnë për ndërtime lokalesh shërbimi, hotele dhe restorante që po shtohen nga viti në vit.

"Në fshat janë 4-5 mjedise shërbimi si restorante dhe hotele, por edhe disa shtëpi që aplikojnë turizmin familjar", vijon të tregojë Niko Balli, për kushtet që afron Dardha. Sipas tij, disa familje i kanë shndërruar shtëpitë e tyre në qendra pritjeje për vizitorë nga Shkodra e Durrësi, për një periudhë dy javore.

Ndërsa, pushuesit që preferojnë turizmin ditor, kryesisht në fundjavë akomodohen në hotele, por edhe në çadra të ngritura në natyrë.

Gatimi i lakrorit me dy petë dhe rakia e kumbullës së egër, janë dy specialitetet karakteristike që të ofrojnë në Dardhë, atje ku mikpritja ndihet sapo shkel në pragun e një porte.

Dardhari Sotir Pani, edhe pse jeton në Amerikë, ka ngritur një muze privat në banesën e tij, për t'i treguar çdo vizitori të interesuar traditën e fshatit turistik, që zë fill nga vitet '30-të të shekullit të kaluar, kur korçarët shkonin në Dardhë për piknike.

Pikniku është një traditë që nuk ka humbur në këtë zonë. Emil Fundo, një banor i Korçës, tregon se çdo të dielë së bashku me familje të tjera pushojnë dhe argëtohen në klimën malore e të shëndetshme të këtij fshati, e atje mes natyrës çlodhëse gatuajnë, luajnë sport e këndojnë.

Teodor Laço, shkrimtari i njohur me origjinë nga Dardha, ka shkruar një tekst kënge për fshatin e tij, që flet për shtëpitë gri të mbuluara me plloça guri, për shkëmbin e vjeshtës që i rri përballë, natyrën dhe kënaqësinë që gjen atje dhe qeflinjtë korçarë të serenatave nuk harrojnë ta këndojnë atë.

Të shumtë janë dhe vizitorët nga qytete të tjera. "Energjia elektrike nuk na ka munguar, e ne përpiqemi të sigurojmë kushte sa më të mira pushimi për vizitorët", vijon Balli, i cili nuk e fsheh kënaqësinë që Dardhën e preferojnë vazhdimisht pushues të ndryshëm, duke i dhënë gjallërinë e munguar që ia ka marrë emigracioni në SHBA apo Greqi.

Rruga që të çon në Dardhë është drejt asfaltimit të plotë dhe kjo do të jetë një lehtësi për shumë vizitorë që pa shumë mëdyshje do të kalojnë pushime ditore dhe javore mes gjelbërimit, ajrit të freskët e qetësisë.

RilindjaDemokratike
 
Margaritari me emrin Dardhë.

Nga Teodor Laço

Fshati është relativisht i ri, nëse do të pranojmë të tillë kohën prej tre shekujsh qëkurse kemi të dhëna historike. ثshtë themeluar e rritur prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin e kishin hesape me guvernën osmane, shpesh sepse nuk donin të ndryshonin fenë.

Të duash vendlindjen, është një ndjenjë e bukur, njerëzore. Kur dikujt i mungon, dëshmon së paku një shpirt të thatë e të varfër. Ta adhurosh vendlindjen është një ndjenjë përtej dashurisë. Kjo do të thotë se vendlindja, bujarisht të ka dhënë shumë, prandaj edhe i detyrohesh shumë.

Këtë epitet do të ma pranojnë vetëm ata që e njohin fshatin tim. Të tjerëve do t’ju duket një teprim, ndoshta një mburrje. Por shpjegimi i figurës “margaritar” do të donte një libër të tërë..
Të duash vendlindjen, është një ndjenjë e bukur, njerëzore. Kur dikujt i mungon, dëshmon së paku një shpirt të thatë e të varfër. Ta adhurosh vendlindjen është një ndjenjë përtej dashurisë. Kjo do të thotë së vendlindja, bujarisht të ka dhënë shumë, prandaj edhe i detyrohesh shumë. Për një shkrimtar, vendlindja është më shumë sesa trualli i kujtimeve, më shumë sesa malli i viteve pa kthim, më shumë se sa krenaria pa rrënjët. Kur merr të shkruash për të, vendlindja të shfaqet përpara si një mur që të shtyn e të step për ta kapërcyer dhe pas tij, t’u zbulosh të tjerëve atë magji që të mban lidhur prej vitesh…Kështu më ndodh sa herë më kërkojnë të shkruaj për vendlindjen, për fshatin në zemër të malit të Moravës, që kush e di përse ka një emër fryti : Dardha!!!!

Ku ndodhet Dardha

19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar. Dardha ia ka dalë bëhet e njohur anembanë vendit!Jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar që i kanë dhënë vendit.
Emri “Dardhë” vjen nga një gojëdhënë që duket e besueshme.

Pak histori

Fshati është relativisht i ri, nëse do të pranojmë të tillë kohën prej tre shekujsh qëkurse kemi të dhëna historike. ثshtë themeluar e rritur prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin e kishin hesape me guvernën osmane, shpesh sepse nuk donin të ndryshonin fenë.

Këta njerëz me gen kryengritësish, gjetën strehë në këtë vend të thellë të maleve dhe u vendosën rreth një stani që gjendej në dardhë e egër. Kur i pyesnin “ku gjendeni”thoshin shkurt : “Tek stani nën dardhë”, prej nga koha nxori togfjalëshin “nëndardhë”, që shpejt u rrudh në fjalën “Ndardhë”. Deri vonë , dardharët dhe fqinjët i quanin “ndardharë”.
Dëshmia e parë historike der tani gjendet në Enciklopedinë greke Pirsos (V!10,fq750) ku thuhet: “Në Dardhë, fshat shqiptar u hap shkolla greqisht më 1768. Nuk pritet të gjendet ndonjë e dhënë nëpër dokumenta më të hershme osmane si tefterët e taksave, sepse Dardha ka qenë gjithmonë fshat i lirë, i përjashtuar prej tyre.
 
Enigma pas një emri

Në librin “Gjeografia e Korçës dhe rrjetit të saj” (Selanik 1888) thuhet se Dardha është fshati më i madh i krahinës së Korçës me 1454 frymë. Në fillim të shekullit, Dardha numëronte 400 shtëpi. Vetvetiu të del përpara ;si dhe pse u mbipopullua një vend i tillë ku toka bujqësore ishte e papërfillshme? Arsyetimi të çon tek zanafilla;dëshira për të qenë të lirë. Të varfër, por larg dhunës dhe poshtëërimit. Kishte familje të ardhura nga krahina shqiptare e famshme e Sulit të Marko Bocanit, nga fshatrat të krahinës të rrënuar në kohën e djegjes së parë të qytetit tp kulturës Voskopojë, fshatra që sot mbahen mend vetëm si emra, (Bozdovec, Linatop, Lerishtë, Qinam).

Enigma e dytë ka të bëjë me burimet e jetës.

Terreni i vështirë i detyroi dardharët ta gjejnë punën aty ku kërkohej krahu i tyre, larg vendbanimit. Larg familjeve. Vrazhdësia e natyrës nxit pasionin për punën, ashtu si bujaria e saj nxit shpesh dembelizimin. Në një Shqipëri të mbyllur, dardharët kanë qenë nga mërgimtarët e parë. Me jetet e punës-sopata dhe sharra. Profesioni i parë-ai druvarit. Me karvane prej 20-30 vetash, me mushka, të armatosur, u nisën fillimisht drejt pyejeve të zonave greke-atëherë ende nën Turqinë. Që nga viti 1800 deri në 1935 në Olipm punon ende sharrat e dardharëve, jo dosido por me teknikën më të mirë të kohës, me ujë. Në malet e Selitit e të Athosit, në Mesollongjo e Demir-Kapi, në Anodoll, në Rruse, në Isekum, në malet e Rodopit në Bullgari e deri në skelën e Varnës ku bënin tregtinë e qerestesë, dradharëve iu doli nami si si druvarë të zotë, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur “Ia pret me sopatën e dardharit”.
Pas këtij emigrimi që qe sezonal dhe e mbante fshatin të populluar dardharët “zbuluan” Amerikën. Rrallëkush i mbeti besnik drurit. Rrallëkush mbeti pa e çuar një emigrant drejt kontinentit të largët. Aty dardharët patën një rol të madh e të mirënjohur nëpër shoqëritë patriotike. Nga mërgimtarët e Amerikës 15 dardharë u dekoruan më 1982 me urdhër e medalje për veprimtari patriotike.

Tradita

Mërgimi i largët ishte një dramë e gjatë, plot dhimbje. Por ishte edhe një çlirim. Dalja nga veçimi, nga guaska e mbylljes në mënyra jetese të ngurtësuara, solli në shoqërinë e ngushtë dardhare pretendimet qytetare, kërkesën për një jetë shpirtërore e materiale më “europiane”, më të ngritur si një rivalitet të heshtur me vetë qytetin e Korçës që gjithashtu pretendonte dita ditës.
Dardha mburret me origjinën nga e folura deri tek veshjet, këngët e vallet. Studimi i arkitekturës së fshatit dëshmon për një model të veçantë të stilit europian që haset edhe në fshatra të tjera të Jugut. Pamja që shfaqin ndërtimet dhe urbanistika e fshatit, ndërtesa solide, të bukura, prej guri të gdhendur e mbuluar me ploça të hirta, rrugët me kalldrëme , krojet e shumta, punishte për zeje kryesore, njësitë tregtare deri në fillim të viteve ‘40-të i jepnin fshatit pamjen e një qyteze të lulëzuar, ndonëse për shkak të ikjeve në mërgim popullsia tani mezi arrinte 1000 vetë.
E folura e fshatit ka ruajtur deri vonë disa trajta të vjetra të shqipes të ngjashme me arabishten e çamërishten.
Unikla është kostumi i grave , kuq e zi. Aq i bukur e i veçantë është aq sa kanë dashur ta përvetësojnë. Një “studiues” bullgar duke përdorur fotografi të valleve të grave dardhare me xibum të viteve ’30 bën përpjekje mjerane t’i paraqiste ato si “Valle nga Maqedonia Perendimore. Disa nga vallet e njohura të grave janë krijuar në Dardhë. Në Dardhë bëhej një jetë e gjallë. Në çdo ceremoni merrnin pjesë si burrat, ashtu edhe gratë . Diskriminimi i gruas nuk pranohej. Gruaja dardhare ishte më tepër një amvise/ Ishte ZONJث.

Duke qëndruar tek historia mund të them se ky fshat paraqet një nga modelet e bukura të vitalitetit tonë kombëtar, të krenarisë për origjinën dhe traditat, por edhe të etjes për të lëvizur për të pranuar të renë. Një nga shembuj e qëndrueshmërisë së këtij gjeni mund të sillet nga ky fakt. Për 150 vjet dardharët mësonin në shkollë greqisht (shkolla shqipe u hap me 1917) por e mbanin atë thjesht si një gjuhë të huaj.
 
E ardhmja e Dardhës

Vitet e pushtetit të kaluar komunist me përjashtim të një periudhe rreth një dekade në vitet ’60, ku funksionoi një degë e turizmit korçar dhe një shtëpi pushimi, janë një periudhë rënie, braktisjeje, gri. Dardha e sotme ka mbetur një fshat i vogël ku s’ka fëmijë për në shkollë.
Por duket, se vitet e fundit diçka po rilind. Dardha po hyn në një periudhë të re që ka të bëjë me shfrytëzimin e resurseve të saj natyrore, të klimës dhe vlerave turistike. Si një fshat turistik, Dardha bëri emër që në vitet ’30. U botua edhe një broshurë ku mjekë të njohur por edhe poetë të shquar si Lasgush Poradeci (ndër të tjera ai kishte gjetur në Dardhë dashurinë e tij të madhe së cilës i kushtoi lirikat më të bukura) dhe Asdreni, shkruajnë për vlerat kurative të klimës së Dardhës, (për sëmundje të mushkërive të sistemit nervor etj) dhe për natyrën magjepëse të saj. Në vitet e fundit, pasi ua kthyen shtëpitë e tyre, dikur të shtetëzuara apo të braktisura, shumë dardharë që jetojnë në Tiranë apo në Korçë po bëjnë riparime e ndryshime me karakter modernizues në banesat e trashëguara nga prindërit. Vetëm në vitin që shkoi u punua në afro 60 shtëpi të dardharëve. Një sinjal premtues është ndërtimi i shtëpive të reja. Blerja e trojeve apo godinave të vjetra nga afaristë të ndryshëm të vendit që tani i kanë mundësitë të kenë vilat e tyre në zonat turistike. Dardharët i kanë mirëpritur, u kanë ofruar miqësinë e tyre. اdo gjë që i shërben fshatit për ta është e çmuar dhe duhet mbështetur. Prej disa vitesh në Dardhë funksionojnë dy hotele me restorante ku gatuhet gjellë karakteristike dhe pritet ndërtimi i një hoteli të tretë, modern. Kohë më parë u asfaltuan pesë kilometra të tjera të rrugës dhe është dhënë premtimi se ajo do të përfundojë këtë vit. Dardha paraqet vlerat e saj jo vetëm zhegut të padurueshëm të verës kur aty mbizotëron freskia, por edhe gjatë dimrit si terren i përshtatshëm për sportet dimrore. E pra e ardhmja e Dardhës ka vetëm një emër : TURIZثM

Njerëzit e Dardhës

Në vitin 1927 prifti Spiro Zenjo numëron rreth 50 djem dardharë të shkolluar. Në fillim të shekullit deri sa vdiq më 1932 në jetën politike të vendit por edhe në fushën e arsimit dhë të gazetarisë së një vend nder dardhari Sotir Peçi.
Thoma Nasi (Nashi) është njëri nga kompozitorët e parë shqiptarë. Duke parë prirjet e tij e mbajtën me shpenzimet e tyre në konservatorin e Bostonit. Regjisori i parë i filmave dokumentarë, Endri Keko (Artist i merituar) ishte gjithashtu nga Dardha ashtu siç ishte “Karmeni “ i parë i operas shqiptare mezosopranoja e rrallë Jorgjia Velo që u vra tragjikisht në Bukuresht. Por në bibliotekë do të gjeni rreth 50 tituj veprash të autorëve me origjinë nga Dardha.
 
uaaaaaaaaaaaa dardha vertet eshte nje vend fantastik..une isha ne nentor me duket dhe ishte mrekulli...
jua sugjeroj qe ta vizitoni dhe nuk do te zhgenjeheni
 
Titulli: Dardha, fshati turistik i Korces

Shume oferte joshese, flm brazili.
 
Titulli: Dardha, fshati turistik i Korces

Kam degjuar per fshatin Dardhe...por pse sna sollet ndonje foto.
 
Dardha,perle shqiptare

Nga ana historike, Dardha nuk eshte nje fshat shume i vjeter. Eshte themeluar nga te arratisurit/rebelet e persekutuar nga regjimi osman, me se shumti sepse nuk donin te nderronin fene e tyre. Emri Dardhe (nga fruti dardhe) vjen nga nje legjende, sipas te ciles thuhet se te ikurit qendronin ne nje fushe rreth nje peme dardhe dhe e quanin si fusha poshte dardhes. Por deshmia e pare per kete fshat gjendet ne enciklopedine greke Pirsos “Ne Dardhe, fshat shqiptar, u hap nje shkolle ne gjuhen greke ne vitin 1768”.

Ne fillim te shekulit te XX, Dardha perbehej nga 400 shtepi. Dardharet njiheshin si druvare te mire, i cili ishte dhe nje nga punet me te perhapura ne ate kohe. “Karvanet prej 20 ose 30 njerezish me mushka, te armatosur, niseshin fillimisht drejt pyjeve greke, kur ishin akoma nen zgjedhen turke. Nga 1800 deri ne 1935 ne Olimp punon akoma sharrat e dardhareve, me tekniken me te mire te asaj kohe, me uje, aq sa ka ngelur dhe shprehja, prije mire si sharra a Dardharit” – shkruan mbi fshatin e tij shkrimtari Teodor Laço.

Dardha - siç thote dhe Laço - krenohet per origjinen e saj, ne gjithçka, duke nisur nga dialekti, nga kostumet popullore, kenget dhe vallet. Studimi arkitektonik i fshatit deshmon prezencen e nje stili evropian i cili ndeshet dhe ne shume fshatra te tjere te Shqiperise lindore. Pamja qe krijonin banesat, urbanistika e fshatit, ndertimet e forta, me gure te skalitur, rrugicat e kalldremeve, burimet e shumta, punishtet e artizaneve te shumte, dyqanet, i jepnin Dardhes imazhin e nje qyteti te vogel ne rritje, paçka se popullsia e saj ishte zvogeluar ne afro 1000 per shkak te emigracionit ne mase.
thumbnail.php

Dardha nuk egzagjerojme te themi se eshte nje gur i çmuar. Edhe pse ne dimer nuk ngelen me shume se 40 banore e ne vere 100, dardharet tregojne se diçka po ndryshon, ndersa fshati eshte vizituar dhe nga VIP-at, nga sinjali i telefonise celulare, nga uji i pijshem dhe shumica e rruges qe te çon atje eshte asfaltuar, dhe jo vetem kaq, poreshte rritur dhe çmimi i tokes dhe ndertimeve, dhe eshte shtuar nuri i atyre qe duan nje banese personale ne kete fshat-pyll.

Shume prej shtepive duken te braktisura, ose te lena pas dore, por dardharet thone qe jane shume ata qe po kthehen i rindertojne. Vetem 20 km ne jug-lindje te Korçes, ne nje lartesi prej 1334 metrash mbi nivelin e detit(m.n.d), prej kohesh fshati i Dardhes ben pjese ne listen e gjate te destinacioneve turistike te Shqiperise, edhe pse prej kohesh i harruar.

Nje te diele ne stinen e veres, ne Dardhe mund te gjesh akoma stinen e pranveres, dhe ne fakt jane shume korçare qe vijne per ta rigjetur ate. shumica e vizitoreve qe jane kryesisht nga Korça, pushojne pak me poshte, ne nje lendine ku esht ekrijuar nje kamping i vogel, kurse pjesa tjeter, preferojne te shkrojne me lart, ne zemren e fshatit per ta shijuar teresisht ate. Aty eshte nje pjese rruge akoma jo e asfaltuar, dhe do te perballoni nje re pluhuri nga makinat qe e pershkojne, por mjafton te mbyllni dritaret e makinave per nje kohe te shkurter. Rruges takon dhe vizitore origjinale qe nuk zgjedhin as lendinene e bukur dhe as fshatin, por hapesiren ne pyll, per nje intimitet dhe qetesi me te madhe.

E veshtire ne dimer, por e bukur ne vere, ky fshat behet lehtesisht i vizitueshem kur festohet Shen Maria. Festimet behen ne sheshin qe prej kohesh eshte pagezuar me emrin “Sheshi I valleve” qe duket sikur pret gjithe vitin diten e 15 gushtit. Kisha e Dardhes, dedikuar Shen Jorgjit, nje ndertim artitektonik i veçante, ka mundur i mbijetoje komunizmit, edhe pse ishte e perdorur si depo ushtrie. Te panumerta jane burimet me uje te akullt, midis tyre “Uji i qelbur” qe konsiderohet sikurativ per zorret dhe veshkat. Shtepite jane ndertuar me guret karakteristike te kesaj zone, ndersa specialiteti kulinar eshte lakrori (nje lloj byreku) me dy peta te pjekura ne saç (sistem tradicional pjekjeje me dru qe lejon pjekjen e dyaneshme duke perdorur nje kapak mbi tepsine) dhe rakia e kumbulles se eger, karakteristika qe te ofrojne ne Dardhe, atje ku mikpritja ndihet sapo shkel ne pragun e nje porte. Dardhari Sotir Pani, edhe pse jeton ne Amerike, ka ngritur nje muze privat ne banesen e tij, per t’i treguar çdo vizitori te interesuar traditen e fshatit turistik, qe ze fill nga vitet ’30-te te shekullit te kaluar, kur korçaret shkonin ne Dardhe per piknik.

Dikush e do Dardhen sidomos ne dimer, te apasionuarit e skive dhe debores, qe akoma nuk eshte shkrire ne malin Gramoz. Me hotelin e ri per turistet, dardharet thone se jane rreth 40 shtepi te reja apo te rindertuara qe synojne turizmin familjar.

E pamundur mos ta vizitosh kete fshat nese ndodhesh ne zonen lindore, e pikerisht ne Korçe. Urojme qe lexuesit tane te nxiten nga ky shkrim dhe te vizitojne nje nga bukurite shqiptare!

•infoalbania•
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Dardha, fshati turistik i Korces

20 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin te dimri i gjatë me borë, te pranverat e ndezura nga blerimi, te verat e puhizave që vijnë nga pyjet, te vjeshtat me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar.

247555_10150256077940990_164162295989_8659874_987565_n.jpg


Emri “Dardhë” vjen nga një gojëdhënë që thotë se kryengritësit që themeluan Dardhën, ku gjetën strehë rreth një stani, kur i pyesnin “ku gjendeni”, thoshin “Tek Stani nën dardhë”. Bëhet fjalë për një dardhë të egër që gjendej atje, ndërsa dëshmia e parë historike gjer tani gjendet në enciklopedinë greke Pirsos, ku thuhet: “Në Dardhë, fshat shqiptar, u hap shkolla greqisht më 1768-ën”.

Në vjeshtën e vonë vendosëm që të udhëtojmë në zonën e Korçës, kësaj radhe për në Dardhë, një fshat shumë i njohur e karakteristik, që përveç bukurive natyrore, ofron edhe kulturë e traditë, ashtu si ofrojnë të gjitha fshatrat e Korçës.

Pasi kemi përshkuar për rreth tri orë e gjysmë itinerarin e gjatë Tiranë-Korçë, vazhdojmë, në dalje të qytetit, në drejtimin që të çon për Ersekë. Lemë pas rrugën kryesore dhe marrim në të majtë, aty ku tabela turistike shkruan e bardhë mbi kafe “Dardhë-pikë turistike”.

253789_10150256078200990_164162295989_8659877_7254960_a.jpg


Fshati ndodhet rreth 20 km nga Korça dhe gjithë rruga për atje, është një gjarpërim mbi kodrina të buta, që ashpërsohen gradualisht, derisa përfundojnë në male, gjithnjë të mbushur me bimësi e pemë. Peisazhi vjeshtor është ngjyra-njgyra, ku i gjelbër, ku i verdhë e ku i kuqërremtë, sipas ngjyrave që stina i ka dhënë bimësisë.

Por surprizat më të bukura, natyra na i ka rezervuar në fshat, rrethinat e të cilit janë të gjitha të mrekullueshme e dhurojnë panorama të veçanta.

Sapo hyjmë në fshat, bashkë me ne ndalon edhe një autobus plot me udhëtarë. Banorët, na përshëndesin miqësisht, duke ngritur dorën ose duke buzëqeshur. Mikpritja e tyre na krijon një ndenjë ngrohtësie.

Në qendër takojmë kryeplakun e fshatit, i cili na ftoi në shtëpinë e tij. Oborri i shtëpisë së gurtë, ishte plot me lule, të të gjitha stinëve. Kur i thamë se kishim ardhur të bënim një reportazh për Dardhën, ai hyri në shtëpi e na nxori një libër të vjetër. Ishte një guidë turistike për Dardhën, botuar nga intelektualë dardharë e korçarë, në vitin 1938, nën kujdesin e Mitrush Kutelit, dhe drejtoreshës së atëhershme të Turizmit, Princeshës Maxhide Zogu.

U habitëm kur pamë një guidë turistike në atë vit e në atë kohë kur mendohej se në Shqipëri nuk ekzistonte ideja e turizmit, e aq më tepër të kishte një guidë turistike për Dardhën dhe zonën përreth saj.

E shoqja e kryeplakut na qerasi me ëmbëlsira dhe një pije që e kishte bërë vetë. Atyre u dukej krejt normale që të qeraseshin miqtë. Gjithmonë kishin diçka gati për ta, madje edhe dhomën për fjetje. Ata e dinin se fshati ka vizitorë gjithë vitin. Madje kjo kishte ndodhur edhe para 90-ës, në vitet e diktaturës, kuptohet me njëfarë kujdesi.

Vizitorët ose turistët priteshin e përcilleshin si miq ose farefis. Atëherë ishte e ndaluar të thoshe se kishe shkuar për turizëm. Por sot, banorët më në fund mund të ishin të lirë të mirëprisnin këdo që vinte për të vizituar Dardhën.



Pak histori

Fshati është relativisht i ri, nëse do të pranojmë të tillë kohën prej tre shekujsh qëkurse kemi të dhëna historike. ثshtë themeluar prej rebelëve që përndiqeshin e kishin hesape me guvernën osmane, shpesh sepse nuk donin të ndryshonin fenë.

Këta njerëz me gen kryengritësish, gjetën strehë në këtë vend të thellë të maleve dhe u vendosën rreth një stani që gjendej në dardhë e egër. Kur i pyesnin “ku gjendeni”thoshin shkurt : “Tek stani nën dardhë”, prej nga koha nxori togfjalëshin “nëndardhë”, që shpejt u rrudh në fjalën “Ndardhë”.Deri vonë , dardharët dhe fqinjët i quanin “ndardharë”.

Dëshmia e parë historike der tani gjendet në Enciklopedinë greke Pirsos ku thuhet: “Në Dardhë, fshat shqiptar u hap shkolla greqisht më 1768. Nuk pritet të gjendet ndonjë e dhënë nëpër dokumenta më të hershme osmane si tefterët e taksave, sepse Dardha ka qenë gjithmonë fshat i lirë, i përjashtuar prej tyre.

Në fillim të shekullit XX, Dardha numëronte 400 shtëpi. Profesioni i parë i dardharëve duket se ka qenë ai i druvarit. “Me karvane prej 20-30 vetash, me mushka, të armatosur, u nisën fillimisht drejt pyjeve të zonave greke, atëherë ende nën Turqinë. Dardha krenohet me origjinën, me veshjet, këngët e vallet.

Studimi i arkitekturës së fshatit dëshmon për një model të veçantë të stilit evropian që haset edhe në fshatra të tjera të Jugut. Pamja që shfaqin ndërtimet dhe urbanistika e fshatit, ndërtesa solide, të bukura, prej guri të gdhendur e mbuluar me ploça të hirta, rrugët me kalldrëme, krojet e shumta, punishte për zeje kryesore, njësitë tregtare deri në fillim të viteve ‘40 i jepnin fshatit pamjen e një qyteze të lulëzuar, ndonëse për shkak të ikjeve në mërgim popullsia mezi arrinte 1 000 vetë. Sot Dardha është fshati më i madh i krahinës së Korçës me 1454 banorë.

Akomodimi

250577_10150256078820990_164162295989_8659885_7259781_a.jpg


Në Dardhë të gjitha shtëpitë e banorëve janë të përshtatshme për akomodim, me kushte komode e mjaft të rehatshme. Nga ana tjetër, ka edhe hotele që ju ofrojnë akomodim dhe restorant gjithashtu, me kushte shumë të mira dhe çmime të përshtatshme. Struktura ekzistuese përfshin edhe ish-shtëpinë e dikurshme të pushimit, që funksiononte me fletët e famshme të kampit. Sot ajo është kthyer në hotel e restorant.

Së fundmi, në Dardhë janë ngritur të paktën dy komplekse të mëdha turistike me parametra modernë, që do të ofrojnë përveç cilësisë së shërbimeve, edhe një kapacitet më të madh akomodues.

Njëri prej tyre ndodhet në hyrje të luginës dhe ju mund ta shikoni teksa jeni rrugës për të hyrë në Dardhë, ndërsa tjetri është në qendër të fshatit.

Panorama që ju ofron nga dritaret ky kompleks që ka marrë edhe emrin e fshatit, është e mahnitshme. Eshtë struktura e bukur alpine e Hotel “Alpin Dardha”


Gastronomia

247100_10150256078460990_164162295989_8659881_7348148_a.jpg


Pa dyshim që karakteristikë e kuzhinës dardhare është lakrori me dy petë. Gjithashtu, ju duhet të provoni patjetër edhe pjata të tjera të amvisave të Dardhës, pa lënë mënjanë gatimet e tjera të zonës së Korçës, si oshmaret, kërnackat, mishin e pjekur të zonës etj. Por edhe produktet e zgarës, duhen provuar, ato sidomos marrin shije tjetër, nëse i konsumoni gjatë një pikniku në natyrë.


Për ski në Dardhë

Dimri është në prag dhe të gjithë ata që duan të shkojnë për ski në Dardhë, mund të pajisen me informacion dhe me instruktorë, duke pyetur për ta në çdo shtëpi fshati. Pista e skive është në funksion të plotë, dhe është sot një nga pikat më tërheqëse dimërore të fshatit.

Të vizitoje Dardhën ishte vërtet një bekim. Ne madje, do të shtonim, se Dardha duhej vizituar jo një, po katër herë, nga një herë në të gjitha stinët. Se duhej provuar shushurima e pyllit dhe këngët e zogjve në pranverë, se duhej parë gjithë ai ansambël lulesh të mrekullueshme në verë, se duheshin parë ngjyrat e saj mbresëlënëse në vjeshtë, sidomos mbi Gurin e Vjeshtës, e se përveç skive, duhej provuar edhe oxhaku i ngrohtë ku piqeshin gështenja dimri, apo duhej pirë një gotë verë tek Hotel Alpin Dardha, ndanë zjarrit. Për të gjithë ju që nuk e keni provuar ende, themi se diçka keni humbur, e se duhet të shkoni patjetër…

Si fshat turistik Dardha ka qenë i përmendur dhe i preferuar shumë kohë më parë, gjë që e vërtetojnë edhe shumë dokumente e botime të kohës. Përveçse destinacion i mirëfilltë turistik, Dardha rrezaton edhe një kulturë intelektuale e popullore që e bën atë të gëzojë traditë të pasur në vlera.

Si shumë fshatra të tjerë të juglindjes së Shqipërisë, ka shtëpitë se saj karakteristike të ndërtuara me pllaka guri, rrugicat me kalldrëm, portat e zbukuruara me motive artistike e oborret plot me lule.

Në Dardhë dikur ndodheshin njëqind burime të kthyera në çezma të bukura, ndërtuar nga mjeshtra të ndryshëm, që udhëtarët të freskoheshin e të shuanin etjen. Akoma edhe sot disa prej këtyre burimeve ndodhen nëpër rrugët e fshatit.

Të gjitha stinët janë të bukura në Dardhë, por në veçanti fundvjeshta dhe pranvera janë një festë e vërtetë ngjyrash natyrore. Të jetosh në Dardhë mund të konsiderohet një bekim, siç pohojnë banorët e zonës, por edhe ta vizitosh Dardhën, është një kënaqësi e vërtetë

Turistët që vijnë këtu, mahniten nga rregullsia e planimetrisë së shtëpive, arkitektura interesante, pastërtia shembullore nëpër rrugët me kalldrëm, që në shumicën e kohës, janë të mbushura edhe me një shtresë bari.


Turizmi, biznesi i sotëm

254147_10150256079575990_164162295989_8659901_3537970_a.jpg


Banorët e fshatit e kanë kuptuar tashmë se perspektiva e Dardhës qëndron te zhvillimi turistik dhe po investojnë për ndërtime lokalesh shërbimi, hotele dhe restorante që po shtohen nga viti në vit. “Në fshat jane 4-5 mjedise shërbimi si restorante dhe hotele, por edhe disa shtëpi që aplikojnë turizmin familjar. Ky është një nga mundësitë që ofron Dardha.


Disa familje i kanë shndërruar shtëpitë e tyre në qendra pritjeje për vizitorë nga Shkodra e Durrësi për një periudhe dyjavore.

Ndërsa pushuesit që preferojnë turizmin kryesisht në fundjavë, akomodohen në hotele, por edhe në çadra të ngritura në natyrë.


Gatimi i lakrorit me dy petë dhe rakia e kumbullës se egër janë dy specialitetet karakteristike që të ofrojnë në Dardhë, atje ku mikpritja ndihet sapo shkel në pragun e një porte.


Dy fjal përmi turism

(Pjesë nga guida turistike e Dardhës, guidë e botuar në vitet ’30, nën kujdesin e Patroneshës së Turismit zonjës Maxhide Zogu)

Një nga vijat që ndan e që çquan Shqipërinë e sot – me nga Shqipëri e parë është se kjo Shqipëri - anë e kënd – ështe e ç’ do shqipëtari. Jo vetëm në mënyrë theorike, si shtet i organizuar dhe unitar po edhe në mënyrë praktike. Më fort në mënyrë praktike. Kësilloj sot bukuritë e tokës shqiptare, fort të pajosur nga dora e Zotit, mund të shijohen prei cilit – do: deti prej atyre që banojnë lark tij, pylli prej atyre që banojë në fusha e anëdete.

Dobitë që rjedhin nga kjo gjëndje janë të shumta e të mbëdha..Dobira ekonomike, dobira shëndetësore, dobira shoqërore e kombëtare e sa e sa të tjera.

Rrugët e sotme, një nga objektet e para të kujdesis të Shtetit, si dhe mjetet e qarkullimit kanë afruar pranë e pranë viset e njerëzit që gjer aty e disa vjet ishin të larguar fort. Se qe nga Durrsi gjer në Dardhë lipseshe të bënjë tri a katër dit rrug me karvan e me frikën e kusarëve në gji ( nuk keni dëgjuar si ç’ vishej karvani aty e disa vjet ?) Sot punët u ndryshuan fort.

Nisesh në mëngjes nga vëndi ku vapa të tret të gjallë e pas mes dite je brenda në pyllin e Dardhës ku mbretëron boriga e vgjeri. Këtu gjen gjith komoditetet e jetës të qytetit t’ ënd pranë e pranë me erën e pastër, me ujën e ftohtë e gjelbërin e pyllit.

Një çip parajsi i sbritur në dhe, ku të shlodhet edhe shpirti edhe trupi. Këtë çip parajsi ky pyllin e kini ne dera vizitoje – ni vit për vit për të përmbajtur e për të plotësuar shëndenë tuaj. Kësilloj u lutet një i mërguar që fati e ka hedhur fort larg ë që nuk ka mundësinë ti shijojë bukuritë e dobitë veç se rall e tek. Po në dëshirat e vet , në ëndërimet e vet, e ka gjithmonë përpara.


R.shqip
 
Titulli: Dardha, fshati turistik i Korces

Dardha, fshati “i rilindur”

dardhe.jpg


Pasi le pas Korçën, ne te dale te qytetit ndodhet fshati turistik i Dardhës. Për te shkuar deri atje rruga prej 20 km është e gjitha malore, por e asfaltuar. Për shkak te lartësisë 1300 metra mbi nivelin e detit, ku ndodhet, dimri ne këtë fshat është i gjate, vjen herët dhe ikën vone.
Ne këtë stine e gjithë zona te ofron një peizazh me ngjyra te shumta, çka tërheq turiste nga gjithë vendi por natyrisht dhe te huaj. Te gjitha shtëpitë e këtij fshati te njohur janë prej guri dhe te mbuluara me rrasa. Burimet e shumta natyrore por dhe rrugicat me kalldrëm, ia shtojnë edhe me shume hijeshinë. Ne fshat gjen bujtina te vogla, por edhe pjesa me e madhe e shtëpive është përshtatur për te akomoduar turistet, duke e çuar numrin e shtretërve ne afro 250. Dardha mbi te gjitha është e njohur për kuzhinën e saj bio, ku spikasin lakrori me dy pete, mishi i pjekur si dhe bulmetrat. Skitë ne dimër dhe panorama e mrekullueshme dhe ajri i pastër ne stine te tjera e kane shndërruar Dardhën ne destinacion kryesor te Korçës gjate gjithë vitit.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


vizion+
 
Pe: Dardha, fshati turistik i Korces


Eshte vertet shume shume bukur, dhe ja vlen nje vizite sikur dhe per nje fundjave :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top