CoronaVirus : Lajmi i Fundit... ??

Ky shtet sbehet dot! Neser ne ora 11 parlamenti i Kosoves do mblidhet per te votuar mocionin e mosbesimit per qeverine Kurti. Shume keq, dobet!
Sygjerim mixhe ....mos fol ma shqiptarçe letrare vec kosovarçe me dialekt se te shkon ma shume...kshu shqiptarçe dukesh shume serioz ahhahaha
 
Sygjerim mixhe ....mos fol ma shqiptarçe letrare vec kosovarçe me dialekt se te shkon ma shume...kshu shqiptarçe dukesh shume serioz ahhahaha
Po me kritkojne me axhin se spo me marrin vesh, ça mju ba. Hyp se te hypa, zhdryp se te hypa.
 
743 Italia sot.
Kush tha qe kurba po bie??
Numri i te prekurve deshmon stabilitet dhe jo levizje mbi mesataren e krijuar ne keto 5 dite. Te vdekurit dhe te sheruarit jane rezultate qe nuk paraqesin tregues per kete situate. Deri ne fund te javes qe vjen, ose maksimumi deri me 10 prill Italia e mposhte virusin.
 
Një kurbë infeksionesh që e ka pikun shumë të lartë do të thotë se shumë njerëz sëmuren në një kohë më të shkurtër. Pasojat mund të jenë shkatërirmtare për sistemin shëndetësor, sepse të sëmurët do të kenë nevojë të kurohen të gjithë njkohësisht. Veç kësaj, në një situatë të tillë, infeksioni fiton më shumë forcë për shkak se spitalet shndërrohen në vende përqëndrimi dhe përhapjeje të tij. Masat e distancimit social vlejnë për të “rrafshuar” kurbën e të prekurve, duke bërë që piku të arrihet më vonë dhe me një lartësi më të ulët. Në fund numri i të prekurve mund të jetë i njëjtë si në rastin e parë, por do të ishin të shpërndarë në një periudhë më të gjatë kohe, dhe kështu sistemi shëndetësor do të kishte kohën e mjaftueshme për të kuruar ata që kanë nevojë në fazën e parë të epidemisë, për t’iu dedikuar më pas atyre që e marrin virusin në javët pasardhëse. Dhegjithashtu spitalet, kështu nuk do të ishin në kolaps dhe njëkohësisht nuk do të ishin vende përqëndrimi të infeksionit, duke e reduktuar kështu numrin total të të vdekurve. Në vitin 1918, gjatë epidemisë së Gripit Spanjoll, qyteti i Filadelfias priti dy javë nga rasi i parë, përpara se të vendoste masat e distancimit social. St. Louis e bëri vetëm pas dy ditësh. Në rastin e parë, ecuria e epidemisë ishte “si një mal”, dhe në fund u numëruan 16 mijë të vdekur. Në rastin e dytë kurba ishte si një kodër, dhe të vdekurit ishin afro 700.
 
Sipas meje shume veta stregojne qe e kane vetem kur shkojne ne moment te fundit.
Dhe se kuptoj pse :(
E moret vesh per infermieren qe vrau veten?
Ishte pozitive e kishte frike mos kishte infektuar te tjere.
 
Testi fillestar i udhëheqëses gjermane Angela Merkel për koronavirus ka dalë negativ, tha një zëdhënës i qeverisë të hënën.

Kancelarja gjermane do të kryejë testime të mëtejshme. Ajo është vetë-izoluar që kur një mjek që i kishte bërë asaj një vaksinë për infeksion pneumokoksik doli pozitiv për Covid-19.


sa vjec eshte merkel? po kjo pse nuk vdiq?
 
Shqetesuese eshte dhe fakti qe , pas dy tre ditesh ne kine qe skishte asnje rast,sot kishte 4 raste.
cka verteton qe epidemia rrine mes nesh,dhe ska nje cikel kohore.
 
Shkon ne 63 numri ne Kosove.

Komunikatë për media

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!

Sot me 24.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar katërdhjetë e dy (42) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, si dhe rasteve të shtrira në Klinikën Infektive. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, dy (2) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe.

Nga data 08.02.2020 deri me 24.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 732 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Nga data 01.02.2020 deri me 24.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 17.371 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.264, Vërmicë 4.582, Jarinje 1.272, Dheu i Bardhë 994, Hani i Elezit 2.381, Kullë 1.107, Qafë Morinë 47, Bërnjak 506, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 24 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 402.384 raste të COVID-19 dhe 17.507 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga Kina (81.171), Italia (63,927), SHBA (49.594), Spanjë (39.676), Gjermani (31.991), Irani (24.811), Francë (19.856), Zvicër (9.117), Mbretëri të Bashkuar (8.077), Holandë (5.560), Austria (5.010), Belgjikë (4.269), Turqi (1.529), Greqi (743), Slloveni (480), Kroaci (382), Serbi (303), Bosnjë dhe Hercegovinë (154), Maqedoni e veriut (148) , Shqipëri (123) dhe Mali i Zi (29).
Deri me 24 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes. Numri më i madh i rasteve të vdekjes raportohet në: Itali (6.077), Spanjë (2.800), Francë (860), Mbretëri të Bashkuar (422), Holandë (276), Gjermani (149), Zvicër (122), Belgjikë (122), Turqi (37), Danimarkë (32), Austri (28), Greqi (20), Hungari (9), Poloni (9), Luksemburg (8), Shqipëri (5), Slloveni (4) Bullgari (3), Serbi (3), Maqedoni e veriut (2), Kroaci (1) dhe Mali i Zi (1).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!
 
Mbas gjithë këtij numër kufomash UE vendosi për blerjen në mënyrë të centralizuar të materialeve mjeksore për covid-19. Europa e bashkuar ngjan shumë me një fjalë të vjetër popullore
"Gjaja bashkë *etha jashtë".

@Nicktjeter si je ti mirë?
Hey Petro ?
Ankthi dhe stresi per momentin iken,mbase vijne prap.
E vetmja gje shpresoj te mos zgjase shume se edhe muhabeti me punen kushedi sa zgjat e si do zgjase ?
Pastaj ketu po shihja ca artikuj se si trajtohet covidi ne qytetin tim,dhe tmerr :(. Asnje asistenze. Ste vjen ambulanca..ste bejne tampon. Urojme te mos kemi simptoma.

Ju? ?
 
Tani nxoren se kush thyen normat pra del etj..gjobe deri 3000€ dhe burg deri ne 3 vite.
Putin jep shembuj te mire..mungojne luanet ?
 
Besoj dhe kjo jave eshte per italine sfide pastsj do filloje te ulet numri i te prekurve.

Nderkohe ke ne mendohet deri ne dubd te javes se 2te te prillit .
 
Besoj dhe kjo jave eshte per italine sfide pastsj do filloje te ulet numri i te prekurve.

Nderkohe ke ne mendohet deri ne dubd te javes se 2te te prillit .
Ngela duke lexuar : kulmi ne 3 ditet vjen,kulmi javen qe vjen,kulmi akoma me vone.
Hajde merre vesh.
 
Ngela duke lexuar : kulmi ne 3 ditet vjen,kulmi javen qe vjen,kulmi akoma me vone.
Hajde merre vesh.


Tregues jane shifrat dhe izolimi i forte qe ju kane detyruar. Pra keto 3 ditet e fundit italia eshte pak a shume ne te njejtat shifra ska me rritje. Tani fillon kurba dhe bie. Prandaj eshte shume e rendesishme izolimi se sben. Mbas 3 javesh ulet goxha rreziku. Mbas 6 javesh zhduket fare. Por problemi eshte qe italia prap duhet ti mbaje mbyll kufijte deri sa te zhduket si pandemo globale. Ndryshe do vazhdoje efekti domino.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top