Cmendim keni per konfliktet ne Siri

MasteR

I'm offline
[video=youtube;AcR-1bgw2go]http://www.youtube.com/watch?v=AcR-1bgw2go&feature=youtu.be[/video]

Pasi pash kete video vertet renqethese mendova ta ndaj me ju dhe te kerkoja mendimin tuaj ne lidhje me gjendjen e krijuar ne Siri...
 
Titulli: Cmendim keni per konfliktet ne Siri

Konflikti ne Siri eshte me shume sektar, pra ndermjet shiave dhe sunniteve. Ne Siri, shumica e popullit jane sunni, ndersa qeveria Shia Alevi (nder me te keqinjet e grupit shiit). E kunderta eshte ne Bahrejn. Qeveria sunni, ndersa populli Shia. Pastaj problemi behet edhe me i madh kur perkrahet nga shtetet tjera si Rusia, Kina, aleatet e tjere te Sirise.
 
Titulli: Cmendim keni per konfliktet ne Siri

Sa hapa videon dhe pash thirrja islame me doli nga qefi me ndejk biseden e videos , dhe po i pergj temes nga titulli . ate qe kan mbjell po korrin ;).
 
Titulli: Cmendim keni per konfliktet ne Siri

Dhe jo vetem ne Siri por edhe ne Egjipt. Se cfare zihet brenda aty veshtire ti bihet ne fije por kur shef reagimet e shteteve te fuqishme rajonale per rreth e veren se s'ke asigje tjeter pos probleme te akumuluara sektare me qellim te dominimit rajonal.

Ne problemin e Egjiptit, Turqia reagonte kunder rrezimit nderkohe qe Arabia Saudite perkrahte forcat ushtarake. Jo ne siperfaqe por ne menyre te nendheshme ndikim te fuqishem ka edhe Irani ne te gjitha keto konfliktet ne Lindjen e Mesme.

Kam pershtypjen se po behet nje lufte e kamufluar mes Iranit, Turqise dhe Arabise Saudite per te dominiuar vendet e lindjes apo per te marre primatin e Islamit.

Gjithsesi pas ketyre tre vendeve qendrojne edhe forcat perendimore pa asnje pike dyshimi. Pse jo???? Ata jane prodhuesit me te medhenje te armeve dhe lufta eshte biznesi me i madhe ne bote, kshu qe ne kete kohe krize ju ka rene shi ne miser. Pastaj kane edhe interesat e veta tjera si ceshtja e Kanalit te Suezit, naftes dhe interesave tjera ekonomike.

Me eshte krijuar pershtypja, me keto coroditjet e fundit, se Islami ne lindjen e mesme eshte ne situaten e Krishterimit ne vitet 900 - 1200 ne kohen e erresires. Lufte tipike mes rrymave te ndryshme.
 
Titulli: Cmendim keni per konfliktet ne Siri

Arsyeja e moszgjidhjes së problemit të Sirisë

Ngjarjet e dhunës, vdekjet dhe gjakderdhja që ndodhin çdo ditë në Siri janë tregues i thellimit të kësaj krize.
Kriza e Sirisë që filloi para dy vitesh vazhdon ende. Madje ngjarjet e dhunës, vdekjet dhe gjakderdhja që ndodhin çdo ditë janë tregues i thellimit të kësaj krize. Ndërkohë që me mijëra sirianë kanë humbur shtëpitë dhe pronën e tyre, po aq u detyruan të largohen dhe të strehohen tek vendet fqinje si refugjatë, ndërkaq edhe me mijëra të tjerë kanë humbur jetën. Njëra prej arsyeve të kësaj fatkeqësie është sulmi me armë të rënda i regjimit totalitar të Partisë Baas të Esadit, ndërsa në anën tjetër gjenden opozitarët, të cilët janë të vendosur dhe përpiqen për të rrëzuar regjimin e Esadit. Edhe pse kriza e Sirisë duket sikur përleshje mes dy palëve, në realitet kjo nuk kufizohet vetëm me dy palë. Sikur të ishte kjo krizë kaq e thjeshtë siç e shpjeguan me këto arsye ndoshta edhe zgjidhja do të ishte e lehtë ose do të ishte zgjidhur deri më tani. Por, kriza e Sirisë është shumë e thellë, shumëdimensionale e graduale dhe ka të bëjë me një sërë problemesh. Ajo nuk është një problem ose një rrugë pa dalje mes regjimit të Sirisë dhe vendeve fqinje si Turqia, Arabia Saudite dhe Irani, siç mendojnë disa. Natyrisht që këta aktor që përmendëm janë shumë të rëndësishëm, pra regjimi i Esadit, opozitarët, Turqia, Arabia Saudite dhe Irani, këta janë aktorë kryesor, por njëkohësisht janë të pamjaftueshëm dhe jo bindës. Atëherë shtrohet pyetje se ku qëndron problemi? A

Arsye kryesore e zgjatjes kaq shumë të krizës së Sirisë dhe arritja e saj deri në pikën e bllokimit, është konflikti që jetohet në procesin e tranzicionit paradigmatik në sistemin botëror. Thënë ndryshe kriza e Sirisë nuk është një çështje e thjeshtë dhe e pastër vendore ose rajonale, por është një pikëkthesë kritike në sistemin botëror. Themi kritike sepse Siria është një vend që gjendet në qendër të katër ekuilibrave të vendosura mbi njëra-tjetrën. Këto ekuilibra radhiten në këtë mënyrë: Ekuilibri ideologjik dhe ushtarak në Mesdheun Lindor, ekuilibri i regjimeve politike në Lindjen e Mesme, ekuilibri strategjik në euroazi dhe ekuilibri i përgjithshëm i fuqisë në botë. Siria është një epiqendër mbi të cilën mbështeten të gjitha këto ekuilibra.

Në Mesdheun Lindor në njërën anë gjendet Izraeli dhe Egjipti ndërsa në anën tjetër Palestina (Hamasi), Irani dhe Hizbullahu të cilat përbëjnë ekuilibrin ideologjik dhe ushtarak. Në Lindjen e Mesme në njërën anë është sunizmi, pra Arabia Saudite, Katari e sheikët së bashku me regjimet politike të bazuara në të ardhurat nga nafta, ndërkaq në anën tjetër gjendet Irani dhe Iraku nën dominimin e shiive. Në euroazi në njërën anë janë vendet demokratike dhe kapitaliste si vendet e Evropës, ndërsa në anën tjetër ish-vendet marksiste si Rusia dhe Kina të cilat përbëjnë ekuilibrin e forcave autoritare-totalitare. Ndërkaq në ekuilibrin e sistemit të përgjithshëm të fuqisë botërore në njërën anë gjendet blloku perëndimor i përfaqësuar nga ana e NATO-s, ndërsa në anën tjetër Organizata e Bashkëpunimit të Shangait si përfaqësuese e vendeve lindore dhe aziatike.

Siria zë vend në anën e kundërt të të gjitha këtyre ekuilibrave zinxhirë dhe spirale. Për këtë arsye Siria në Mesdheun Lindor gjendet përballë Izraelit dhe afër Iranit, në Lindjen e Mesme gjendet përballë Arabisë Saudite dhe afër Iranit dhe Irakut, në euroazi është afër Rusisë dhe Kinës dhe larg Evropës, ndërsa në botë është përballë NATO-s dhe afër Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Po të shikojmë në gjitha këto do të shohim më qartë se pse Turqia është në pozitë udhëheqëse dhe aktive në çështjen e Sirisë.

Nuk mjafton që këtë ndarje, pra ndarjen mes Rusisë, Kinës, Iranit me Evropën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqinë dhe Arabinë Saudite ta marrim si një ndarje të thjeshtë dhe ta vlerësojmë si një konkurrencë mes këtyre vendeve. Sipas mendimit tim, çështja kryesore e llogarive të këtyre ekuilibrave është në lidhje me rolin dhe e ardhmja e procesit të Pranverës Arabe brenda sistemit botëror. Pika kryesore këtu është kohezioni i procesit të Pranverës Arabe dhe kriza e Sirisë. Pranvera Arabe doli në skenë në kohën e krizës ndërkombëtare ekonomike dhe financiare që filloi në vitin 2007 e për të cilën ende nuk është gjetur ndonjë zgjidhje. Edhe pse kriza ndërkombëtare ekonomike është një problem i dalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet kapitaliste, në të vërtet përbën një problem të madh paradigmatik në të cilën mbështetet ekonomia botërore.

Ky problem buron prej shkarjes së qendrës ekonomike botërore prej perëndimit drejt lindjes, pra drejt Azisë e posaçërisht drejt Kinës, Indisë, vendeve të Paqësorit dhe Rusisë. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore janë duke u përballur me krizën më serioze të këtij shekulli, vendet si Kina dhe Rusia janë duke shënuar një fuqizim drastik ekonomik. Fuqia ekonomike në rritje e Kinës dhe Rusisë nuk sfidon vetëm SHBA dhe Evropën, por në të njëjtën kohë pasqyrohet në vendet dhe rajonet më pak të zhvilluara me në krye Afrikën dhe Lindjen e Mesme. Sado që revolucionet e Pranverës Arabe kanë të bëjnë me problemet e brendshme politike dhe ekonomike të vendeve që jetuan këtë proces, ato në të vërtet janë një produkt i krizës në të cilën gjendet ekonomia botërore. Tani shtrohet pyetja se a do të ndihmojnë zhvillimet e Pranverës Arabe në zgjidhjen e krizës ekonomike të vendeve perëndimore ose a do të ndihmojnë në zhvillimin edhe më shumë të vendeve të Azisë?

Ndërkohë që SHBA dhe Evropa përpiqen që vendet e Pranverës Arabe t’i afrojnë më afër vetes me qëllim të daljes nga kriza e strukturuar ekonomike, Kina dhe Rusia në këto vende shikojnë si në një shans dhe shtysë për të përforcuar progresin e tyre. Parë nga ky këndvështrim mund të themi se problemi i Sirisë është një katalizator që do të përcaktoj se si dhe në cilin drejtim do të formohet Pranvera Arabe dhe së fundmi do të përcaktoj edhe paradigmën që do të lind.

Natyrisht që kjo paradigmë nuk ka vetëm anët ekonomike, financiare, ushtarake dhe politike, po aq të rëndësishme janë edhe anët dhe ndikimet fetare, kulturore, humanitare dhe psikologjike. Ndryshimi i kësaj paradigme ka të bëjë edhe me zhvillimin e shoqërive myslimane në Siri, rajon, Azi dhe në botë me në krye vendet e Pranverës Arabe. Duhet që të diskutohet edhe në lidhje me këtë anë të paradigmës dhe përpjekjeve paradigmatike./trt/kohaislame.com
 
Titulli: Cmendim keni per konfliktet ne Siri

te thyhet zemra, por vete shteti i tyre ka hile........
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top