Cili ishte qëllimi i deputetit të AAK-së kur ai zbuloi fytyrën policit

legjenda

Tetova
Deputeti i AAK-së, Lahi Ibrahimaj, gjatë përleshjes me policinë të cilët duket se po tentonin të arrestonin deputetin e VV-së, Albin Kurti, ka bërë një veprim të çuditshëm i cili ka ngritur pyetje të shumta.

Ai ka tentuar të ja zbulojë fytyrën policit i cili po mbante helmetë në kokë.

Në rrjetet sociale ky gjest i tij po komentohet në mënyra të ndryshme, dhe pyetjet që po ngriten aty janë, nëse ai këtë e kishte bërë me qëllim që ta godiste në fytyrë, apo që ta identifikonte që më pastaj t’i qëronte hesapet me të në ndonjë moment tjetër.

Lahi Ibrahimaj është daja e Ramush Haradinajt, dhe një nga ish komandantët e UاK-së, në Zonën e Dukagjinit.[video=youtube_share;ESPheh-mnxc]https://youtu.be/ESPheh-mnxc[/video]
 
Titulli: Cili ishte qëllimi i deputetit të AAK-së kur ai zbuloi fytyrën policit

Numri i policëve të lënduar në protestën e sotme ka arritur në 18, disa prej tyre me lëndime serioze.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, thotë se numri i policëve të lënduar në protestë ka shkuar në 18-të, disa prej tyre janë me lëndime serioze dhe janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare.

Ai tha se janë duke mbledhë informacione nga terreni meqë ka edhe dëme materiale si në pronë publike po ashtu edhe private.
 
Titulli: Cili ishte qëllimi i deputetit të AAK-së kur ai zbuloi fytyrën policit

Deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit i ka humbur durimi përderisa po qëndronte i bllokuar para portës që lidh hollin me shkallët që të çojnë për tek salla ku u mbajt seanca e Kuvendit.

Ai me të parë kolegët e tij të pozitës duke kaluar, nis dhe shtyjë derën e cila mbahej nga sigurimi i Kuvendit.

Video e paraqet situatën në tërësi.[video=youtube_share;kAwju-qAxYw]https://youtu.be/kAwju-qAxYw[/video]
 
Titulli: Cili ishte qëllimi i deputetit të AAK-së kur ai zbuloi fytyrën policit

Legjo, si eshte procedura e aplikimit per green card?
 
Titulli: Cili ishte qëllimi i deputetit të AAK-së kur ai zbuloi fytyrën policit

Turp e per faqe te zez jemi ber per zote!dikur u turperoshum me veprimet e deputetve te shqiperis .sot jemi ba me zi ne
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top