Cili është makthi më i madh i meshkujve?

Love

βeℓℓe â๓e
Do të mendoni qe shqetësimi më i madh për meshkujt është pagimi i faturave dhe puna. Por, duket që makthi më i keq i tyre është mundësia që partnerja e tyre të plaket krejt si nëna e vet.

f.1023010537855_m.jpg


Anketa ka zbuluar që çdo i dhjeti mashkull frikësohet nga kjo mundësi ngjethëse. Meshkujt përveç kësaj shqetësohen që gjithmonë do të mbeten vetëm, si dhe të mos përfundojnë me femrën e cila në fakt nuk u intereson, ka zbuluar hulumtimi i kryer në 2.000 vullnetarë.

Eksperti për marrëdhënie mashkull-femër, Jo Burnett, shpjegon: “Ekziston thënia që nëse dëshironi të dini se si do të duket e dashura juaj, njoftojeni nënën e saj, dhe kjo mund të jetë e vërtetë.
Nëse dëshironi femër me trup vital, ndërsa nëna e saj është e trashë, ka shumë mundësi që edhe ajo të bëhet ashtu në të ardhmen. Por megjithatë, femrat sot i kushtojnë më shumë rëndësi vetes sesa gjeneratat e kaluara, kështu që nuk i do të thotë që gjithmonë do të ndodhë kështu.”


Zëdhënësi i kompanisë së birrave Foster’s, i cili ka kryer hulumtimin shton: “Kjo tregon që meshkujt janë të ngarkuar për së tepërmi me femrat. Dëshirojmë t’i inkurajojmë të pranojnë qasje më të relaksuar dhe të shijoj ne jetën.”

Anketa përveç kësaj ka treguar që meshkujt të cilët rriten me shumë motra nuk janë aq atraktivë për femrat sa ata që rriten me vëllezërit. Arsyeja e kësaj është që ndoshta kanë dozë më të vogël të mashkulloritetit, për dallim nga ata që rriten në mjedis kryesisht mashkullor.
Burimi: Telegrafi


Po për meshkujt e ForumitVirtual, cili është makthi më i madh? :p
 
Pe: Cili është makthi më i madh i meshkujve?

Hall te madh paskan...Mendojne cdo behet pas shume vitesh...Eh kane halle dynjaja...
 
Titulli: Cili është makthi më i madh i meshkujve?

haahahahah ne kete pik halli,do thoja halli me i madh i tyre eshte te zene ndonje dashnore,..LOL;p..e jo te qajn ate qe kan ne krah..;p
 
Titulli: Cili është makthi më i madh i meshkujve?

C'na ra ne koke e ema dhe e bija hahahahahahaah :lexim:konsideroje se makthet nuk jane te mira, kshu ne eprgjithesi, nese flasim per makth, ndersa brengat kam pershtypjen se varirojne nga diferenca moshe :piano:une ne kete moshe, me shume brenge kam shkollimin dhe suksesin e kalamajave saq dje mesuesja ne mbledhje prinderve ne nje fare menyre me kritikoi: Duhet ti japesh cupes me shume hapesire loje :bumE paskam tepruar duke e mesuar :bumqyqa une :bum
 
Titulli: Cili është makthi më i madh i meshkujve?

Shqetesimi me i madhe eshte athere kur na refuzojn femrat ! Jo , kete e thash vetem per shaka ,se shqetesimi me i madhe eshte kur humbasin ne bastore hehhehehe !

Punesimi mendoj se eshte shqetesimi - brenga me e madhe per cdo shqiptare .
 
Titulli: Cili është makthi më i madh i meshkujve?

boh ...uroj ti ngjaj mamase pra ....:">
 
Titulli: Cili është makthi më i madh i meshkujve?

ah mjer neee thuaj :p :p :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top