Cili/cfarë është Edeni Juaj?

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
"Çdo person gjen lumturinë në Edenin e tij"
Ka pa fund shkrimtarë e filozofë të cilët kanë trajtuar fenomenin e Edenit dhe e kanë sjellë në një trajtim paralel midis atij biblik dhe kësaj jete, nga ato të shek 16-18 si John Milton, Jean-Jacques Rousseau, apo me vone Ernest Hemingway e shumë të tjerë që s'po i radhis këtu.

Për disa, ky Eden është ngrohtësia dhe siguria e strehëzës së shtëpisë. Për të tjerë, është qetësia dhe harmonia që sjell paqen e brendshme. Ka nga ata që gjejnë Edenin në filozofinë që udhëheq jetët e tyre, ndërsa për disa të tjerë, Edeni mund të jetë arritjet në karrierë, pasuri, bollēk.
Për disa, Edeni qëndron në thjeshtësinë e një vakti modest,(bukë të thekur me vaj e djathë, pata sot për drekë meqë ra fjala) ndërsa për të tjerë, ajo mund të jetë një vakt alla 5 yje me sushi e krudo e kshu gjonash. Edeni mund të jetë natyrshmëria, apo natyra apo gruaja, fëmija, shpresa, imagjinata, kasollja buzë lumi, e shumë të tjera.
unnamed.png

Por për ju, çfarë përfaqëson Edeni? Ose më saktë cili është Edeni yt?
 
Nje ville si kjo ne foto, jetesa ne nje nga qendrat e medha si ne Tiran apo ne Prishitne, te martohem me më shume gra🤣 dhe te kem femije shume🤣
 
Besoj ,natyra ne pranvere.
 
Eden per mua eshte shtepia ne breg te detit, me perendim ne det.
 
Eden personal = Ajo që kemi frikë të humbasim + Ajo që na mungon + Ajo që ëndërrojmë

ps.
S'di pse sa herë që lexoj këto gjërat për Eden e parajsë më kuriozon ideja e mungesës së privatësisë 😁

Stay outta my room ! This is as private as you're gonna get. 😁

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/8E50X-rS0Cw?si=lQCz6Gtz_wJWf9KB&t=105
 
5:58-6.3 Worth it! 😁
 
Si sh vaket e asket lene kete temen 😋 Nuk e keni mire punen keshtu! 😁
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top