Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?
Muajin qe shkoi mu dha mundesia me e mir qe mund te me ishte dhene ne gjithe keto vite jete…Me nje ekskursion te organizuar nga fakulteti kisha fatin qe pash disa nga qytet me te bukura te Europes..Pash Vienen, Parisin, Kan, Nica, Monte Karlo, Barcelonen, Loret De Mar, Vatikanin, Romen, Firencen, Veronen dhe Venecian. Te gjitha keto qytete pa dyshim qe ishin te bukura dhe kishin ato vecorite qe i mrekullonin aq shume. Faktikisht nga Firence nuk di pse nuk me dha pershtypjen e mire qe e prisja. Ndoshta nga qe un prisja shume nga ky qytet
…Pa fryme me ka lene Parisi, Barcelona dhe Venecia.
Viena – urbane, moderne dhe nje metropol dinamike, me ndertesa te larta, me muzeje nga me te ndryshmet, me katedrale, me pallate mbreterore qe ishin thjeshte grandioze! Ne
Viene pash nga afer Pallaten Schonbrun, keshtjellen Belvedere dhe Operen e Vienes qe nuk duan shume koment
. Thjeshte te mrekullueshme!
Eh Parisiii…qytet magjik dhe unikat ne cdo gje. I njohur per kullen e Ajfelit dhe per porten Triumfale. Kisha fatin t’i shihja nga afer aq me teper qe nga kati i dyte i kulles se Ajfelit e kishe Parisin si ne pellembe
…Dicka qe ske si e pershkruan
. Parisin e kujtoj edhe per qendren Concorde, muzein Louvre dhe Moulin Rouge
…Ah se harova edhe gjene me te rendesishme… Disneyland-in..Kam kaluar nje dite te tere ne kete park fenomenal qe te kthen ne femijeri dhe te jep adrenalinen qe mund mos te kesh pas asnjehere me pare.. Space Mountain – mission 2, Big Thunder Mountain uhhh cfar qejfiii lol
Bregu Azur me ka dhene qetesi shpirtrore..ajo qetesi vazhdon te jete ne mua
…Kenaqesi te madhe me kane dhene shetitjet rreth bregut te cilat ishin fenomenale. Ta shtonin jeten ato pamje
Kani pastaj shquhet si qytet - Jet set, i elites muzikore dhe asaj te filmit. Pash Pallaten e Filmit. Gje e bukur dhe kjo.
Barcelona eshte qytet qe un e vura tek lista e preferencave te mija. Qyteti ku kam bere shopping sa ma ka dasht qejfi
. Arhitekturat e Gaudit te linin pa fjale!. La Rambla nje pjese tjeter e qytetit qe fillonte aty ku ishte e vendosur dhe permendorja e Kristofer Kolombos dhe mbaronte tek qendra e Katalonijas qe ishte nje qender qe ta merte frymen me cdo gje te sajen. Ehhh Barcelonen do e mbaj mend me shume per fontanat e magjishme (Magic Fountain). Nje show i papare ku nderthureshin efektet e ujit, muzikes dhe ngjrave te dritave.
Nga Roma do vecoja Kolloseumin, Piazza Venezia, Fontana di Trevi, Capela Sistina dhe shkallet Spanjole ( nuk di si i thonin ne italisht, po kto po qe me pelqyen
)
Venecija qyteti i ujit, i urave, i gondolave, i karnevaleve
..Sinonim per shume gjera
..E kujtoj per shume gjera te bukura..me kujtohet qendra San Marko ku kishte nje turme jashtzakonisht te madhe njerzish, ato rrugicat e vogla dhe plot lavirinthe qe te jepnin nje ndjesi shume te vecante
Ehhh te me falni qe e zgjata kaq shume po kete problem kam qe kete shetitje e kujtoj me nje emocion dhe qe ne realitet harrohesha dhe humbja sensin per kohen e dija por qe do harrohesha edhe ketu nuk ma mori mendja
.