Cila është urtësia se pejgamberët kanë qenë meshkuj e jo femra?

legjenda

Tetova
Cila është urtësia se pejgamberët kanë qenë meshkuj e jo femra?

Të dërguarit ishin burra dhe jo gra për disa arsye dhe urtësi.Prej tyre janë:

1.Shpallja bën që njeriu të jetë i njohur në thirrje.Pastaj komunikimi, takimi me njerëz fshehtas dhe haptas, ballafaqimi me përgenjështruesit, dialogimi dhe demantimi ndaj tyre, përgatitja dhe udhëheqja e ushtrive.Të gjitha këto i përshtaten burrit e jo gruas.

2.Shpallja bën që njeriu ta mbështet të dërguarin dhe ta pason atë, të bëhët urdhërues në të mirë dhe ndalues nga e keqja.Aty duhet të ketë gjykatës dhe po të ishte gruaja pejgambere nuk do të mund të plotësoheshin të gjitha këto dhe nuk do të mundin burrat t’i pasonin ato në shumë gjëra.

3.Burrëria është me e përshtatshme në pranimin e shpalljes dhe për këtë arsye Allahu bëri që burrat të jenë një shkallë sipër grave.Thotë Allahu: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre”.(Nisa :34) .Gjithashtu na tregoi i dërguari salAllahu alejhi ue selem se gratë janë të mangëta në mendje dhe fe.Kjo nuk do të thotë se femra është e nënçmuar.

4.Gruas i ndodhin gjëra të cilat e bëjnë atë të stagnon prej shumë detyrave dhe obligimeve si p.sh Menstruacionet, shtatëzania, lindja, lehonia etj.Të gjitha këto bëjnë që një grua të mos jetë pejgambere.

Autori:Shejh Mahmud El-Misri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top