PiNkY
Anëtar i Nderuar
Dy persona u thithën krejt papritur nga një “vrimë e zezë” teksa ishin duke ecur normalisht në rrugë. Ngjarja ka tronditur shumë nga kalimtarët, të cilët panë sesi dy personat u zhdukën në gropën që u hap papritur.
Pamjet e frikshme janë transmetuar nga televizioni i Koresë së Jugut CCTV, ku shihen qartë burri dhe gruaja, të cilët pasi zbresin nga autobusi zhduken kur kalldrëmi ku po ecnin hapet dhe i merr të dy brenda.
Fatmirësisht, dy personat u shpëtuan më vonë nga gropa ku ranë e cila llogaritet të jetë të paktën 10 metra të thellë.
Trotuari në rrugën ku u “thithën” dy personat nga toka është rrethuar, ndërsa autoritetet lokale po hetojnë mbi arsyet e shfaqjes së gropës, edhe pse si një shkak kryesor, zakonisht citohet erozioni i tokës.
/lajme.com.al/