CIA kishte kryqëzuar një të burgosur në Ebu-Graib

Kresha

A pretty face can never trick me
Agjencia Qendrore e Zbulimit kishte kryqëzuar një të burgosur në burgun e Ebu-Graibit afër Bagdadit, sipas një raporti të revistës "The New Yorker."


"Një mjek gjeti se ai i burgosuri fillimisht kishte qenë i kryqëzuar; pastaj kishte vdekur nga pengesat në frymëmarrje pasi ishte varur duke peshuar në duart e tij dhe kishte vuajtur nga brinjët e thyer." shënon Xhejn Majer në numrin e 22-të të kësaj reviste që doli në këtë muaj.

"Patologët ushtarak e klasifikuan rastin si vrasje." Data e vrasjes nuk ishte dhënë.

"Ende nuk ka pasur akuza penale kundër zyrtarëve të CIA-së që ishin përfshirë në këtë program torturash, pavarësisht nga fakti se tre të burgosur kishin vdekur në marrjet në pyetje nga personeli i kësaj agjencie" thotë Majer.

Një raport i mëhershëm nga Xhon Hendren nga e përditshmja Los Angeles Times, tregon për raste tjera të vrasjeve nga torturat. Organizata "Të Drejtat e Njeriut Së Pari" thotë se gati 100 të arrestuar kanë vdekur në paraburgimet nga forcat e SHBA-ve në Irak dhe Afganistan. /legitgov.org
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top