اelsi, i gjithi i fokusuar te ndeshja ndaj Junajtid
Siç e konfirmon edhe mbrojtësi, David Luiz, blutë londinezë kanë gjithçka të mundshme për të mposhtur rivalët për titull
Mbrojtësi i اelsit, David Luiz është shprehur i lumtur për rikthimin me gol ndaj Leverkusenit në ndeshjen e parë të Championsit. Braziliani nuk luante për blutë që në maj, pas një dëmtimi që pësoi në gju, ndërkohë që ai ka dhënë kontributin e tij për skuadrën menjëherë sapo është rikthyer. Luiz u shpreh: “Ishte diçka e mirë, kisha kohë që nuk luaja. Të martën kam luajtur përreth 75 minuta dhe kjo ka qenë diçka e rëndësishme për formën time fizike.
Tashmë këmba ime është mirë, ndihem normal. Goli që shënova ishte i bukur. Në stërvitje jemi testuar për gjuajtje së bashku me sulmuesit. Kam shënuar tre gola në “Stemford Brixh” prandaj jam i lumtur. E dua atmosferën këtu, mbështejtjen. Më pëlqen që lojtarët janë të bashkuar, kjo ka shumë rëndësi për ekipin tonë”.
Vitin e kaluar mbrojtësi nuk mundi të jepte kontributin e tij për اelsin në Champions, ndërkohë që është i bindur se këtë vit skuadra do të zhvillojë një sezon më të mirë: “Vitin e kaluar kisha shumë dëshirë të luaja në Champions, por ishte e pamundur. Uroj ta shijoj këtë vit”.
Tashmë, David Luiz është i përqëndruar në ndeshjen e së dielës ku blutë e Londrës do të ndeshen me Junajtid, skuadrën e cila vitin e kaluar i eliminoi në çerekfinale nga Championsi. “Na pret një ndeshje e madhe përballë Mançester Junajtid, të cilët kanë lojtarë shumë të mirë dhe po zhvillojnë një sezon të shkëlqyer. Mendoj se e kemi pasur kohën e duhur në dispozicion prandaj jemi të përgatitur për të dhënë më të mirën”.