Che Guevara, Ikona e heroit ideal dhe rebelit të përjetshëm

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Në fund të viteve ’60, Guevara u shndërrua në një ikonë botërore për atë pjesë të rinisë, që e gjen veten në idealet e tij revolucionare. Dhe në kohët e sotme, Ernesto Guevara ose “Che-ja” (emblemë për disa e luftës për liri dhe dinjitet të popujve të botës së tretë), paraqitet si figura e heroit ideal, i papajtueshëm për kompromise dhe me kusht të jetës së tij. Pavarësisht nga bindjet e tij politike, imazhi i një rebeli të përjetshëm, të ëndërrimtarit pak të pajtueshëm me botën plot padrejtësi, ka fituar gjenerata të rinjsh në gjithë botën. “Hasta Siempre” (e njohur më shumë si “Hasta siempre Comandante”, një këngë e kompozuar nga Carlos Puebla në 1965-ën, është një nga më të famshmet, e cila së bashku me foton e realizuar nga Alberto Korda në 1960, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë xhiron e botës.

Origjina e djathtë

Ernesto Guevara de la Serna lindi në Rosario, në Argjentinë, nga një familje me origjinë spanjolle, baske dhe irlandeze. Në familjen politikisht të orientuar nga e djathta dhe në gjendje të mirë ekonomike, “Che-ja” do të dallohej për dinamizmin dhe për simpatitë e tij radikale. Pavarësisht sëmundjes së astmës (që do ta shoqërojë gjithë jetës) i dedikohet sportit, sidomos regbisë, me rezultate shumë të mira.

Nofka

“Che” i është atribuuar nga shokët kubanë të luftës në Meksikë, dhe vjen nga fakti se Guevara, si të gjithë argjentinasit prononconte shpesh frazën “che”, për të tërhequr vëmendjen e një bashkëbiseduesi, ose dhe më gjerë, si thirrja “hej”.

Në Amerikën e Jugut me motoçikletë

Në vitin 1951, kur ishte ende një student për mjekësi, së bashku me një mik të vjetër Alberto Granado, biokimist, nisën një udhëtim me një motoçikletë Norton 500 kubikshe të ’39-ës. Ideja e tyre ishte të kalonin disa javë në San Pablo, Peru, në brigjet e Rios së Amazonave, për të qenë vullnetarë. Pasi pa varfërinë dhe i ndikuar nga teoritë marksiste, Guevara arriti në përfundimin që vetëm revolucioni mund të zgjidhte dallimet sociale dhe ekonomike në Amerikën Latine. Udhëtimet e tij i frymëzuan dhe idenë për të mos e parë Amerikën e Jugut si një shumë e popujve të ndryshëm, por si një etni e vetme, për lirimin e së cilës ishte e nevojshme një strategji e një frymëmarrje kontinentale. Nisi të imagjinonte një mundësi të një Ibero-Amerike të bashkuar dhe pa kufij, e lidhur nga një kulturë e vetme (mesticizmi. Një ide e cila do të zërë një rëndësi të ndjeshme në aktivitetet e fundit revolucionare.

Lidhja me Fidel Kastron dhe revolucionmi kuban

Pas një bashkëbisedimi që zgjati tërë natën, ai u bind se Kastro ishte lideri revolucionar që po kërkonte dhe iu bashkëngjit “Lëvizjes”, që kishte në program të rrëzonte diktatorin kuban, Fulgencio Batista. Dhe pse paktet ishin që do të ishte vetëm mjeku i grupit, ai mori pjesë në përgatitjen ushtarake së bashku me anëtarë të tjerë të lëvizjes. Në fund të kursit u sinjalizua nga instruktori si nxënësi më i mirë i kursit. Kur në 25 nëntor 1956, anija Granma u nis nga Tuxpan, në Meksikë, Guevara ishte i vetmi jo kuban në bord. Nga eksperiencat e tij të para në guerilje merr me vete një përshtypje shumë të fortë, duke u pasqyruar i aftë për një ftohtësi dhe një zotësi analitike të pamëshirshme: “Urrejtja si një element lufte: urrejtja e pakontrollueshme për armikun që shtyn një qenie njerëzore përtej limiteve të saj natyrale, duke e shndërruar në një makinë vdekjeprurëse dhe efikase, të dhunshme, selektive dhe me gjak të ftohtë”. Dhe pas triumfit të revolucionit të Kastros dhe ardhjes së tij në pushtet, pavarësisht se u impenjua në qeverisjen e vendit, ai nuk ndali duke qenë një revolucionar. Me Kubën nuk mbaronte ëndrra e tij… Do të niset për të luftuar dhe në vende të tjera dhe jo vetëm në Amerikën e Jugut, por dhe në Kongo, në kontinentin afrikan. Bolivia do të ishte dhe një ndër vendet ku ai do të luftonte, por dhe do të vdiste. Në 8 tetor të 1967-ës, pak kilometra nga një fshat i quajtur La Higuera, Guevara pas një luftimi të ashpër u detyrua të dorëzohej, pasi ishte plagosur në këmbë dhe pushka e tij ishte shkatërruar nga plumbat. Në 9 tetor të 1967, ai u ekzekutua në shkollën e fshatit.



GAzetaShqiptare
 

Attachments

  • che-guevara-red-5000280.jpg
    che-guevara-red-5000280.jpg
    18.4 KB · Shikime: 18
Ernesto Che Guevara

che.gif


Ernesto (Che) Guevara, ose më thjesht Komandante Che, (14 Qershor[1] 1928 Rosario, Argjentina - 9 tetor 1967, La Hinguera, Bolivia) është hero i Amerikës Latine dhe një nga figurat më të shumë-njohura të shekullit të 20-të. Nofkën "CHE" e mori nga bashkëluftëtarët kuban në Meksikë sepse pëdorte shpesh si çdo argjentinas fjalën "CHE", një nocion i barabartë me "Hej".


Argjentinas në origjinë mori pjesë në revolucionin e Kubës në krahë të Fidel Kastros në 1959 për rrëzimin e regjimit të diktatorit të atëhershëm Batista.[2] Lindi më 14 qershor 1928 në Rozario të Argjentinës dhe vdiq më 8 Tetor 1966 në fshatin La Higera të Bolivisë. Që nga ajo ditë Che Guevara kaloi në pavdekshmëri dhe u bë legjend dhe simbol për miliona të rinj në botë. Fjala e tij më e preferuar ishte: Hasta La Victoria Siempe! (sq. Deri në fitore përgjithmon!). Figura e tij u lidh me figurën e atij njeriu që nuk mposhtet kurrë përpara ç'do të keqeje që mund ti vijë, dhe lufton deri në fund për idealet e tij.

Kronologjia

* 1928- Lind në Rosario , nga Celia de la Serna dhe Ernesto Guevara Lynch. Vuan nga asma dhe familja e tij detyrohet të trasferohet në Alta Gracia ku klima është më e butë
* 1945-1952-Trasferohet në Buenos Aires bashkë me familjën e tij për të vazhduar shkollën e lartë për mjekësi. Në vitin 1952 në moshën 23 vjecare vendos të bëjë udhetimin e tij të parë (rreth 4.500 km) për të vizituar kontinentin e amerikës latine bashkë me mikun e tij Alberto Granado
* 1953-Dipllomohet për mjeksi dhe vendos të bëjë një udhëtim tjetër këtë herë me një shokë tjetër Calica Ferrer. Fillon të interesohet për politikën dhe filloi ti afrtohej ideve marksiste
* 1954-1956-Njihet më një peruviana Hilda Gadea që më pas martohet me të në 1956. Do të kenë nje femijë e quajtur Hildita.Trasferohet në qytetin e meksikës atje njhiet me Fidel Kastron.
* 1957-1958-Krijon kollona e dytë revolucionare me Fidel Kastron;
* Merr pjesë në pushtimin e Siera Maesta-s dhe në sulmin e Santa Clares
* 1959-1960-Behet qytetarë kuban dhe merr pjesë në qeverinë e kastros si minister i industries dhe president i Bankës Nacionale. Matrohet me Aleida March.
* 1961-1964-Merr pjesë në konferencën e shteteve amerikane në Punta del Este.
* Vihet në komandë të mbrojtjës gjatë krizës së Gjirit të Derrave
Merr pjesë në Moskë për festimet e aniversarin të 47 të Revolucionit të tetorit. Merr pjesë në asamblenë e OKB-së në Neë York. Me ketë rast jep një intervistë televisionit amerikan (cbs). Niset për një udhetime për në Afrikë.

* 1965-në mars rikthehet në Kubë dhe del për të fundit herë në publik. Më 1 prill në një letër Kastros deklaron arsyet e tij për largimin nga Kuba. Më pas në mënyrë të fshehtë largohet për në Kongo. Pas gjashtë muaj kthehet përsëri në Kubë. Atje përgatit një plan për të sjellë revolucionin në Bolivi.

* 1966-Me një emër falso shkon nëBolivi. Atje fillon të shkruaj “Ditarin”.
* 1967-Lufta guerrile në Bolivi nuk pati mbështetje nga Partia Komuniste boliviane dhe nga popullsia vendase, ushtria boliviane po e ndiqte Guevarën dhe më 8 tetorë plagoset dhe kapet nga ushtria boliviane. Më 9 tetorë me urdhër të CIA-s vritet. Varroset në një vend sekret në Vallegrande dhe trupi i tij gjendet më 1997 dhe rivarroset ne Kubë më të gjitha nderimet dhe ceremonit siç i takon nje heroi të vërtet .

Femijëria


Ernesto Guevara de la Serna lind në Rosario (Argjentinë). Prindërit e tij ishin Ernesto Guevara Lynch (me origjine spanjolle) dhe Celia de la Serna (me origjinë angleze). Megjithëse vuante nga asma, iu dedikua sportit, kryesishtë ragbit dhe futbollit. Një pasion tjetër i tij ishte edhe shahu, një lojë e mësuar nga i ati. Në moshën 12 vjeçare merr pjesë në shumë torne shahu. Gjatë adoleshencës u terhoq pas poezise duke shkruajtur shumë poezi. Ishte një lexues i Xhek Londonit, Zhyl Verrnit, Sigmin Frojdit. Studioi në Kolegjin Navional Deلn Funes dhe në vitin 1948 u regjistrua në Universitin e Buenos Aires për mjekësi, ku diplomohet në vitin 1953.

Udhëtimi në Amerikën Latine

Kur ishte akoma i ri Guevara kaloi shumë kohë duke udhëtuar në Amerikën- Latine. Në vitin 1951 një shok i tij, Alberto Granado i kërkoi Guevarës që te merrte një vit pushim nga shkolla për të nderrmarrë një udhetimë pergjat Amerikës Latine. Kështu në vitin 1939 Guevara dhe Alberto nisën nga Alta Gracia me një motor Norton 500cc (motorit ja vunë emrin: "E Fuqishmja II"). Guevara përshkruajti këtë udhëtim në librin "Latinoamericana" (Notas de viaje), nga i cili në vitin 2004 u bë film i titulluar “Ditari i motocikletës”.

Pasi pa varfërinë masive të Amerikës Latine dhe i shtyrë edhe nga idetë marksiste nxori si përfundim se revolucioni ishte e vetmja mënyrë për të zgjidhur pabarazinë shoqërore dhe ekonomike të vendeve të Amerikës Latine. Udhëtimet e tij përgjatë Amerikës Latine e bindën se Amerika Jugore ishte një kontinent me kombe të ndryshme por me të njëjtin grup etnik. Filloi të imagjinonte mundesinë të një Amerike Latine të bashkuar dhe pa kufi, e lidhur me të njejtën kulturë.

Në Guatemala

Më 17 qershorë të vitit 1954 në Guatemale fillon agresioni kundër qeverisë së Arbenz-ës, e organizuar nga CIA dhe nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së e cila kishte stervitur mercenarë për të mbrojtur kontinentin e Amerikës Latine nga “Rreziku Komunist”.Che Guevara perpiqet të organizojë rezistencën në qytet por kjo tentativë nuk funksionon dhe kur trupat mercenare futen në kryeqytet, Guevara detyrohet të hyjë në ambasadën e Argjentina-së (ku më pas largohet për në Meksisë), e cila e regjistron si një “element komunist”

Revolucioni Kuban

Guevara mbërrin në Meksikë, atje njihet me një grup revolucionarë Kubanë të larguar nga Kuba, përfshirë edhe Raul Kastro. Pasi lirohet nga burgu, Fidel Kastro largohet nga Kuba për tu vendosur në Meksiko Siti (Meksico City) . Atje vëllai i tij e prezantonë me Guevarën. Pas këtij takimi Guevara hyn në “Lëvizjën e 26 korrikut” e cila kishte si synim përmbysjën diktatorin Kuban Fulgencio Batista.

Edhe pse ishte vendosur se Guevara do të ishte vetëm mjeku i grupit. Më 25 nentor të vitit 1956 anija Granma niset nga Tuxpan (Provincë e Meksikës) me qëllim për të mbrritur në Kubë. Guevara ishte i vetmi jo Kuban në bordin e anijës. Më 2 dhjetorë zbarkojnë në La Playa de las Coloradas. Pas pak u sulmuan nga forcat ushtarake të Batist-ës. Më pas u vendosën në malet e Sierra Maesta për të filluar luftën guerilje kunder regjimit. Guevara u bë një lider në grupin e rebeleve, një Komandant (major), i respektuar nga shokët për trimerinë e tij por edhe për egersine e tij. Qe shkaktarë për vrasjën e shumë dezertorëve dhe njerëzve të tjerë që akuzoheshin që ishin informatorë ose spiun.

Në ditët e fundit të dhjetorit të vitit 1958 drejtoi sulmin me kolonënë e tij “Skuadra vetvrasese”(nje repart që zgjidhte misionet më të veshtira të ushtisë revolucionare) në Santa Clara. Ishte një nga beteja më vendimtare e revolucionit. Më 28 dhjetor Che Guevara mbrrin ne Santa Clara atje vendos një komando provizor ne Universitetin e qytetit dhe më pas ndjek shinat e trenit për të gjetur një pike strategjike. Guevara e di se në këtë linjë do të udhetoje një kolonë e ushtrisë së Batist-ës me një tren me 18 vagona ; në tren do të jenë 406 ushtarë dhe oficerë me shumë armatimë dhe municionë.

ثshtë ora 3 e drekës. Treni i ushtrisë udhëton pa e ditur se Komandanti kishte rrëzuar një pemë në shinat e trenit. Treni rrëzohet dhe pastaj dëgjohet një shpërthim bombe dhe më pas mbulohet me shumë zjarr dhe tym. Santa Clara kujton këtë betejë. Vagonat e rrezuar janë akoma në të njejtin pozicion ku ishin atë ditë dhe deshmojnë fitoren. Në një shesh të madh, ngjitur me muzeunë dedikuar Che-së, ngrihet nje statuje bronzi e Che Guevares, sepse asnjë nuk duhet ta harroje. Më 2 janar të viti 1959 kolona e Che Guevarës futet në kryeqytetin e Kubës, në Havana. Më pas zhvendoset në fortesën ushtarake "La Cabaٌa". Pikërisht këtu organizon një shkollë për analfabetët e ish-ushtrisë revolucionare.

Në Qeverinë Kubane

Më 7 shkurt të 1959, qeveria e re i jep Guevarës titullin “Qytetarë Kuban”. Më pas divorcohet nga Hilda Gadea, ku në fakt ishin ndarë para se të nisej me anijën Granma. Më pas martohet me Aleida March, një Kubane që ishte pjestare në “Levizjen e 26 korrikut” (ku me të do të ketë katër femijë:Aleidita, Camilo, Celia ). Ernesto Che Guevara bëhet ministër i Industrisë. Me këtë pozitë dha ndihmesë për të kontribuar në modelimin e socializmit kuban. Ne librin e tij “Mbi gueriliën, Guevara mbështetë modelin Kuban të revolucionit, e filluar nga një grup i vogel guerilas, pa patur nevojën e organizimeve të mëdhaja të cilët do të mbeshtesnin rebelimet e armatosura (kjo strategji e Guevarës do të dështonte më pas në Bolivi). Në teorinë e tij (El socialismo y el hombre en Cuba) mbeshtet nevojën për të krijuar një “njeri të ri” (hombre nuevo) bashkë me shtetin socialist.

Gjatë sulmit të Gjirit të Derrave (1961), Guevara nuk morri pjesë në luftimet, sepse Kastro e kishe vendosur në një komandë më në perendimë të Kubës, në Pinar del Rio, i cili atje (Guevara) zbrapsi një tentativë pushtimi (ishte një operacion diversiv, e krijuar për të tërhequr vemendjën kubanëve nga vendi i vertetë i sulmit që ishte Gjiri i Derrave. Guevara luajti një rol shumë të rëndësishëm gjatë vendosjes në Kubë të Raketave bërthamore sovietike. Gjatë një interviste të dhënë një gazete socialiste angleze Guevara deklaroi se Raketat bërthamore po të ishin nën kontrollin e kubanëve do të ishin hedhur me kohë në qytetet më të mëdha të SHBA-së. Guevara gjatë punës si ministër i industrisë pati disa disfata dhe reformat e tij nuk dhanë asnjë rezultat për zhvillim dhe modernizim të ekonomisë kubane, kryesisht atë bujqësore.

Pasi Fidel Kastro mori pushtetin dhe mblodhi njerëzit e tij më të afërt, kur filloi të ndaje detyrat pyeti se cili nga të pranishmit është ekonomist. Guevara ngriti dorën dhe që nga ai moment Guevara u bë ministër i industrisë. Pas disa vitësh si ministër (pas shumë disfatave) miqët e tij më të afërt e pyetën se përse ngriti dorën. Guevara ju përgjigjet “Unë kujtova se Kastro pyeti se cili nga ju është Komunist”.

che_guevara_fidel_castro.jpg
Che Guevara dhe Fidel Kastro në Revolucionin Kuban​

Largimi nga Kuba

Në dhjetorë 1964 Guevara shkoi në New York si shef i delegacionit kuban dhe mbajti një fjalim në keshillin e OKB-së. Me këtë rast doli në një emision informativ (Face the Nation i cbs). Më 7 dhjetorë shkoi në Paris mbas tre muajshë shkoi në Republikën Popullore Kineze, Egjipt, Algjeri, Ghana, Guinea, Mali, Tanzania.

Guevara pasi vuri re se ishte më i aftë për një rol si revolucionar sesa të një detyre ministrore, dhe me aprovimin e Fidel Kastros vendos që të largohet nga Kuba për në Kongo dhe Bolivi ku nga niveli i lartë i varfërisë mundësonte krijimin e revolucioneve

Në Kongo

Gjatë një takimi që zgjati gjithë natën midis 14 dhe 15 marsit të 1965, Guevara dhe Kastro ranë dakort që ky i pari (Che-ja) të drejtonte operacionin e parë ushtarak në Afrikë. Nga disa burime vërtetohet se ka qenë Kastro që ka këmbngulur që Che-ja të pranonte këtë mision. Më pas Guevara largohet për në Kongon belge (sot Republika Demokratike e Kongos). Gjatë misioneve Afrikane Guevara u ndihmua nga Krye guerilasi Laurent-Desire Kabila. Guevara e konsideron Kabilën si të panevojshëm, duke shkruajtur për të “Asgje nuk më bind se ai është personi i duhur në këtë moment” Guevara i mësonte taktikat guerilje forcave kongoleze. Plani i tij ishte që të shfrytëzonte zonën e çliruar në perendim të liqenit Tanganica për stervitjën e kongolezëve. Guevara ishte 37 vjeç dhe nuk kishte eksperiencë rreth ushtrisë formale. Astma e tij nuk e kishte lejuar që të bënte sherbimin ushtarak në Argjentinë. Megjithëse kishte eksperiencën të marrë gjatë revolucioni kuban, mbi të gjitha nga fitorja e betejës së Santa Clarës. Mercenarë afrikanë dhe britanikë punuan me ushtrinë kongoleze për të penguar planet e Guevarës.

Ishin në gjendje që të monitoronin komunikimet e reparteve të drejtuar nga Guevara. Pa`aftësia, dhe luftrat e ndryshme që bëheshin midis grupeve të kongolezëve me njëri tjetrin ishin arsyet e falimentimit të revolucionit. Mëbas shtatë muaj, i sëmure, i vuajtur nga astma Guevara detyrohet të largohet nga Kongo bashkë me Kubanët që kishin mbetur akoma gjallë. Në fillim Guevara donte që të çonte në Kubë vetëm të plagosurit duke qëndruar i vetëm në Kongo por miqtë e tij e bindën që të largohet me ta. Guevara nuk donte që të kthehet si humbës në ishull (Kubë) dhe kaloi shtatë muajt duke jetuar si klandestin në Pragë, Republikën Demokratike Gjermane. Gjatë kësaj periudhe shkruajti kujtimet e tij gjatë eksperiencës së tij në Kongo dhe më pas filloi të shkruante dy libra, një filozofik (Apuntes Filosَficos) dhe një rreth ekonomisë (Notas Econَmicas). Pas katër muajve Kastro i kërkoi Guevarës që të rikthehët në Kubë por Guevara pranoi që të kthehët vetëm për disa muaj , sa për t`u bërë gati për misionet e reja revolucionare në Amerikën-Latine dhe prezenca e tij në ishullin (Kubë) duhet të ishte tepër sekretë.

Në Bolivi

Pasi rikthehët në Kubë, Guevara filloj planët për të sjellë revolucionin në Bolivi. Më 3 nëntor të 1966, Guevara nisët për në Bolivi me një pasaport Urugaiane me emër Mena Gonzلlez, profesioni tregtarë. Repatri i guerilsave përbëhej nga 50 përsona, ishte e paisur shumë mirë dhe si fillim patën disa suksese kundër forcaze boliviane. Guevara në planini e tij për të nxitur revolucionin në Bolivi bazohej nga supozimet që donlën më pas të gabuara. Guevara mendonte se do të luftonte vetëm kundër ushtrisë vendase, të pastërvitur dhe jo të armatosur mirë. Përkundrazi sapo qeveria e SHBA-së morri veshë për prezencën e tij në Bolivi, dergoi punonjës të CIA-s për të ndihmuar dhe organizuar kundër-revolucionin. Uahtria boliviane u stërvit nga këshilltarë të Forcave speciale të US Army, përfshirë edhe një batalion Rangers ekspertë për luftimet në xhungël. Ndoshta edhe reparetet e SHBA-së morrën pjesë në luftime. Menduan se partia koministe e Bolivisë do e ndihmonte Guevarën, por nuk e ndihmuan aspak, edhe pse disa antarë të partisë morën pjesë si gueriljas. Guevara priste që të rrinte në lidhje radio me Kubën por kjo gjë nuk ndodhi. Përkundrazi trasmetuesi me valë të shkurtra që ia dhanë doli që ishte difektoz, duke mos lejuar komunikimin me Kubën.

Kapja dhe ekzekutimi

Forca boliviane lokalizuan vendëndodhjën e Che-së pas ndihmës që i dha një dezertor. Më 8 tetor Guevara u kap në La Higuera. U kap pasi u plagos në një këmbë dhe pasi pushka e tij iu prish nga një plumb. CIA sapo morri veshë për kapjën e Che Guevarës dha urdhër që të pushkatohet menjëherë. Vrasësi ishte Mario Teran një ushtar i zgjedhur me short. Se çfarë ndodhi më pas ka disa versione. Disa thojnë se Teran ishte tepër nervoz aq sa doli disa here nga shkolla dhe e futën përsëri me zor. Për disa të tjerë Teren nuk pati kurajë të shikonte Guevarën në fyryrë dhe për këtë e goditi në fytë, plagë që do ishte letale.

Verzioni më zyrtarë është se Guevara morri disa goditje në këmbë për të mos ja prishur fytyrën që mundesonte identifikimin e kufomës. Për të mos bertitur Guevara kafshoi dorën e tij. Si goditje finale, e goditën në gjoks. Thuhet se kur Teren futet në dhomë Guevara i thot “E di je këtu për të më vrarë QثLLO pra, je duke vrarë vetëm një njeri”. Vdes në një shkollë të braktisur në La higuera, në ora 13:10 të 9 tetorit 1967. Më pas trupi i tij u vendos në një helikopter dhe u çua në Vallegrande dhe trupi i tij iu tregua shtypit. Nga fotografitë e marra filluan të krijoheshin legjenda rreth Che-së si ajo e San Ernesto de La Higuera apo ajo e El Cristo de Vallegrande. Më 15 nentorë Kastro njohu vdekjën e Che Guevarës dhe shpalli tre ditë zie kombëtare. Në vitin 1997 në Vallegrande u identifikuan kockat e kufomës së Che Guevares falë analizave të ADN-së dhe i rikthyen në Kubë.

Më 17 nentorë të 1997 mbetjet e tij u rivarrosën me të gjitha nderimet ushtarake në një mauzelum të krijuar për të në Santa Clara, ku tridhjetë vjet më parë pati fituar atë betejë që u quajt si beteja deçizive e revolucionit kuban.

Monumenti i Che-së ngrihet nga nje statujë që shkruan “Hasta la victoria siempre” (Deri në fitore përgjithmon) dhe nga një lapidar që shkruan urdhërin e famshëm që më 21 gusht të 1959 Fidel Kastro i ngarkojë detyrën në kolonën 8 orig.("Se asigna al comandante Ernesto Guevara la misiَn de conducir desde la Sierra Maestra hasta la provincias de Las Villas una Columna rebelde y operar en dicho teritorio de acuerdo con el plan estratégico del Ejército rebelde").

Ikona Revolucionare

Në fund të vitetve 60-ta Guevara u bë një ikonë për ata njerëz që frymëzoheshin nga idetë e tij revolucionare. Edhe tani Ernesto Che Guevara, el Che, del si fugura e një heroi ideal.

Edhe nëse përjashtojëm bindjet e tija politike, imazhi i tij i një ribeli të përjetshëm, i një ëndrrimtari që në realitet jetonte në një botë plot padrejtësi, ka frymëzuar shumë gjenerata të rinjsh në të gjithë botën.

Vitet kalojnë dhe figura e Che Guevarës bëhet me e dashur për nje gjeneratë të tërë. Bëhet më e nderuar sepse shohim të ai njeriun idealist, që për të mirën e një populli, më sakte, të të gjithë popujve, shkriu gjithëçka që kishte më të shtrenjtë, madje edhe jetën. Ndjehëmi e do të ndjehëmi krenarë që shekulli i 20-të fiksoi në hisorinë e vet një njeri të atillë, si Guevara, që u bë simbol i shpresës së pavdekshme, simbol i optimizmit për të ardhmën, i cili u bë mit që nuk përëndon. Ai mbetët përsonifikimi i politikanit të pakorruptushëm. Njerëzit progresivë, kudo në botë, e adhurojnë ate. Adhurojnë sakrificën, që ai beri për drejtësinë shoqërore.

che.gif

Ikona Revolucionare​

cdodite.com
 

Attachments

  • che_guevara_fidel_castro.jpg
    che_guevara_fidel_castro.jpg
    538.7 KB · Shikime: 0
Che per mua paraqet as me pak e as me shume se sa nje reliktn komunist te cilit i atribohen hiperbolizime te realizmit komunisto - socialist. Tu them te drejten te berat e ti ( perfshi ketu edhe hiperbolizimet ) jan te madhesise mikroskopike kur e krahasoj me te berat e shume cunave te lindur nga nenat shqiptare neper shekuj ( perfshi edhe luften e fundit nga njohje personale).
 
Ernesto Che Guevara un e vlersoj si nje Hero i Cubes o qe komunist o nuk qe nuk e shiqoj
Guevara beri per popullin e tij si edhe Adem Jashari qe beri per ne :) ka shkuar huq nje njeri aq i madh....Heroooo

Me qe ra rasti e falenderoj Fcbesia dhe LoyalX per biografin,historin e tij qe e sollen ketu :)
 
Guevara beri per popullin e tij si edhe Adem Jashari qe beri per ne :) ka shkuar huq nje njeri aq i madh....Heroooo


Krahasimit qe i bene Che-se me Adem Jasharin eshte komplet i gabuar po qe se futesh ne nje analize me te detajuar mbi fusheveprimet e tyre dhe menyrat e perfundimit te tyre. Po harron i nderuar se lufta e Jashareve eshte shembull unik ne kronologjin botrore. Pse ne nuk munde ta ngrisim ne piedestal ate, eshte problem yni. Qe ta analizosh luften e Jasharajve duhesh te kesh edhe njohuri mbi zhvillimet ushtarake-luftarake ne praktike. Lufta nuk pershkruhet ajo perjetohet.
Dallimi esencial mes Che-se dhe Jasharajve ka filizen mua aty se Che ishte reakcionist - mercenar ( kjo shihet nga fusheveprimtaria e ti) dhe se vazhdimisht ishte ne ikje deri sa u dorzua ( perkunder hiperbolizimeve) ndersa Jasharajt luftuan vetem per lirine e tokes se tyre dhe vazhdimisht i thane armikut: Ja ku jemi. Ne funde per kunder mundesive qe te largohej ai i beri rezistence te papare ne historin botrore deri ne vetflijim (perfshi edhe familjaret te cilet luftuan me heroizem te pashembullt) :gjujpeshk:
 
Krahasimit qe i bene Che-se me Adem Jasharin eshte komplet i gabuar po qe se futesh ne nje analize me te detajuar mbi fusheveprimet e tyre dhe menyrat e perfundimit te tyre. Po harron i nderuar se lufta e Jashareve eshte shembull unik ne kronologjin botrore. Pse ne nuk munde ta ngrisim ne piedestal ate, eshte problem yni. Qe ta analizosh luften e Jasharajve duhesh te kesh edhe njohuri mbi zhvillimet ushtarake-luftarake ne praktike. Lufta nuk pershkruhet ajo perjetohet.
Dallimi esencial mes Che-se dhe Jasharajve ka filizen mua aty se Che ishte reakcionist - mercenar ( kjo shihet nga fusheveprimtaria e ti) dhe se vazhdimisht ishte ne ikje deri sa u dorzua ( perkunder hiperbolizimeve) ndersa Jasharajt luftuan vetem per lirine e tokes se tyre dhe vazhdimisht i thane armikut: Ja ku jemi. Ne funde per kunder mundesive qe te largohej ai i beri rezistence te papare ne historin botrore deri ne vetflijim (perfshi edhe familjaret te cilet luftuan me heroizem te pashembullt) :gjujpeshk:

Kitrra ma punove ket her ... por ani edhe nqoftse paskam gabuar qe e kam krahasuar falet ndoshta ... ama pse nuk dul askush ti a thot Resul sinanit dhe atyre tjerve qe e krahasonin Ikonen e Adem Jasharit dhe Ikonen e Guevares dhe ate ne ditet kur u shpall Pavaresia e Kosoves

Ps.Prap se prap per mua Ernesto eshte Hero dhe ate Heroi i koherav :)
 
Resul sinanit dhe atyre tjerve qe e krahasonin Ikonen e Adem Jasharit dhe Ikonen e Guevares dhe ate ne ditet kur u shpall Pavaresia e Kosoves

Ps.Prap se prap per mua Ernesto eshte Hero dhe ate Heroi i koherav :)

Kush ka kohe te merret me gafat e Resul Sinanit te cilat kane mbushur perditshmerin tone te zymte. Mjere na qe na ka kapur Resulomani :lexim::lexim::lexim:
Une dhashe mendimin tim per Che-ne. Reakcionistat-mercenar une nuk i radhise ne kuader te herojve nga frika se u ul imazhin. Vazhdoni temen per Che-ne. Ky ishte vetem mendimi im :gjujpeshk:
 
kitra e di kush quhet mercenar?mercenar quhet ai i cili paguhet nga dikush per te luftuar per te.che jo vetem qe nuk u pagua por la dhe postin e ministrit qe i kishte ofruar kastroja dhe iku per te luftuar aty ku ishte nevoja,ne fillim ne afrike dhe me pas ne ameriken latine.sepse po ta marim keshtu mercenare do quajme dhe shqiptaret qe luftuan ne luften civile te spanjes apo shqiptaret kosovare qe ndihmuan ne luften e bosnjes!!! dhe sa per dorezimin e tij qe the me pare ajo ska ndodhur kurre,ja ke futur kot ketu.:)  0
 
Aman mo sa pluhur qoni dhe ju,po aq sa e kam njohur une mund ta njihni edhe ju pse kapeni kaq shume pe rnje njeri qe ndoshta nuk ja vlen.
Une e postova kete material ketu sepse tek shumica e te rinjeve anembane botes ka logo,rroba kapela e gjithcka me figuren e tij qe cilesohet (me ose pa te drejte)si figure revolucionare.Eshte shume absurde vetem te aludohet ne krahasim me figuren e ndritur te Adem Jasharit e lere me te barazohet me te,ketu fjala eshte per Che Guevaren,nese dini dicka pozitivisht apo negativisht rreth jete se tij,atehere bashkangjitjani postimeve.
Heronjte tane jane,mbase e vetmja aryse qe ne te krenohemi kush jemi!
 
Kurre skam dashur te leshohem ne veten por per te treguar se une nuk shkruaj kuturu te falenderoj qe me tregove se cka jane mercenaret, por une kam jetuar me te tille. Per c'eshtjen e pageses se Che- se ja vlen te diskutohet. Mercenar nuk munde te behet gjithkush. Duhet te kesh predispozita per kete gje e Che - i kishte keto. Duhet te dalloshe mercenarin nga vullnetari. Reakcionisti-Mercenar dergohet per te udhehequr me plane te caktuara ( ka edhe nga ata qe shkojne per biznes se lufta eshte biznesi me i madhe i mundshem) ndersa vullnatari nuk shkon per te udhehequr por per te ndihmuar. Besoj mjafton sa per dallim. Por pasi u leshuam ne keto ngjarje pse sme tregon se pse Che shkoi ne Kongo dhe kush e dergoi atje:

Gjatë një takimi që zgjati gjithë natën midis 14 dhe 15 marsit të 1965, Guevara dhe Kastro ranë dakort që ky i pari (Che-ja) të drejtonte operacionin e parë ushtarak në Afrikë.

Sa per dorezimin shiko fundin e ti dha analizoje.
 
duke patur eksperiencen e revolucionit kuban ai do shkonte,i paftuar nuk shkon asnjeri asgjekundi.dmth shq ne irak jane vullnetare?

Besoj e tejkaluam kete. Te them sinqerisht se per te debatuar me pelqen kur sjell me shume nga ajo qe din ose nje analize tuajen. Se kjo menyra e shkurter pyetse nuk me parapelqen shume.
Per ceshtje e ushtrise Shqiptare ne Irak munde te hapesh nje teme se a jane mercenar apo vullnetar dhe do diskutohet ne forum, por assesi pa i krahasur me Ch-en, sepse absolutisht s'kane asgje te perbashket.
 
Besoj e tejkaluam kete. Te them sinqerisht se per te debatuar me pelqen kur sjell me shume nga ajo qe din ose nje analize tuajen. Se kjo menyra e shkurter pyetse nuk me parapelqen shume.

or edhe nga ty spashe ndonje analize apo ndoshta jam qorr dhe vura re.te hedhesh balte mbi figuren e kujtdoqofte pa baza,arsyetime dhe te verteta atehere kot qe flasim.silli ti lexojme dhe ne.
 
Fajen per mitizimin e ktij personazhit e kan vet brezat e rinj, dhe nga nje ane, turp ti vij!

Do isha kurioze te dija ktu se sa nga ju qe paskeni shkruar pro kti "heroi", ktij "revolucionari", ktij "shpetimtari" i dini realisht historin dhe bemat e tij. Nje hero duhet te quhet Kennedy, jo ky kok-krisuri me mani madhesie.

Nuk po ja heq askush vlerat, perkundrazi, ish nje person goxha pragmatik, realiste, i vendosur, qe dinte te organizonte nje turme dhe te fuqizonte nje kryengritje aty ku mendonte se duhej. Por, duke mar dhe ky bazat nga teorit Marxist, nuk mund te sillte asgje te mire. Qe dora e djadhte e Kastros, i cili e perdori per te arritur qellimet e veta, dhe i dha nje poste ne qeveri, sa per ta mbajtur te qet. Reformat ne bujqesi qe u ben ne Kube ne kohen kur Ernesto Guevara ishte minister, qen marramendese.

Kjo te themi eshte ana pozitive e ktij revolucionari qe ka frymezuar gjeneratat e reja qe skan lexuar nje liber ne jeten e tyre por qe mbahen e shtrengohen forte pas figures, ca fotove, ca bluzave e budalliqeve te tilla, pa e ditur fare se cfar fshehin ato mbrapa. Ne fakte, nuk mendoj se ata popujt e afrikes qe u rrafshuan nga faqa e dheut ne emer te idealeve revolucionare, te baraziz se popujve, te te drejtes per te ushtruar vet kto te drejta njerezore do ishin shume dakort. Apo ata fshatar e pronar tokash qe nuk mbeshteten idealet e shokut Fidel dhe Ernestos bashke, qe e paguan kte mos-pranim me jeten e vete dhe te familiarve. Apo te tjere e te tjere e te tjere e te tjere se kush dreqin i citon te gjithe. Ky eshte nje personazh qe ben buje sepse media dhe forcat politike qe ja ndjenin nevojen ne nje periudh kur ishin te perulur e shfrytezuan per qellimet e veta, duke ven perpara riflektoreve vec bemat e tij te medha, arritjet e gjera e duke fshehur cfare nuk i interesante, dhe mesa shof, ja kan arritur goxha mir.

ps: te krahasosh che guevaren me Adem Jasharin mua me duket nje ofez teper e madhe. Jo vec per faktin qe kta dy personazhe i perkasin dy epokash historike krejt te ndryshme, por edhe sepse nuk kan asgje te perbashket ne vepra dhe idealet qe shtynin veprimet e tyre.
 
or edhe nga ty spashe ndonje analize apo ndoshta jam qorr dhe vura re.te hedhesh balte mbi figuren e kujtdoqofte pa baza,arsyetime dhe te verteta atehere kot qe flasim.silli ti lexojme dhe ne.


Mir pra Bledi, meqe po i kerkon kaq shume me zell si mos te ti sjellim faktet. :D


Che Guevara, te fillojm tani te citojm ca fakte qe me siper qekan, si te themi, po, "harruar". (po po, per ate Che-n e bluzave e kam llafin. E them kte per ata qe kan vesh nje bluze apo nje pal brek me ftyren e ktij te stampuar siper por se din se cfare kuptimi ka, e kam llafin pervec faktit qe ky ish goxha nje tip fotozhenik!).

Nje "mit" aq i "gjere" saqe me duket pak e veshtir per tu permbajtuar ideologjikisht nga nje breze qe per injoranc (i mbajtur nga kjo vete) e quan te tille. Edhe per kta te djadhtet e kam llafin, jo vetem per krahun nga ana e zemres.

Po ta harrojm nje minut te vogel pamjen e bluzave dhe te shofim pak realitetin e asaj kohe. Ne radhe te pare, cfare tipi komunizmi donte Guevara? Ky i fundit thoshte: "Kush nuk ka lexuar 14 volumet e shkruar nga Stalin nuk mund te quhet nje komuniste i vertet!" Hajdeee hajdeee, ktij po qe i them un Komunist qe ka marre zjarre, nga cila pjese e trupit ka marre zjarre, po e evitoj ta them.

Ne muajt e para te revolucionit kastrist Guevara behet pergjegjes tek dipartimenti luftarak "de la Cabana", fortes e lasht, e kthyer ne burge dhe thertore. Ne ate periudh u konsumuan ne kte burge, pas normalisht, disa "proceseve gjyqesore" ekzekutimet e bashkpunetoreve te Batistas (ai qe ish kapo para Fidelit, per ke se di!) qe ishin te nevojshme per te evituar nje kunder-revolucion, normalisht (si ti thuash qe e kish gabim, beri pak a shume ate qe me von beri dhe shoku yn, xhaxhi Enveri). Se harrova, midis ktyre pushkatimeve u ekzekutuan dhe gati 131 prifterinj, se sic dihet dhe kta jan shume te rrezikshme per revolucionet, shuuuuuuuuuuum fare. Ne fakte numrii vrasjeve nuk eshte akoma i qarte, mbase jo me shume se 20.000, kto vrasje ne te shumten e rasteve u kryen nen supervizionin e mitit rebel, Che-s.

Ky i fundit, u quajt "gjakderdhesi i burgut - mattatoio La Cabana". Guevara ju kundervuh me force propozimit per te ndaluar pushkatimet e "krimineleve te luftes". Per te mbrojtur mbarvajtjen e revolucionit Guevara do shprehej me von: "Pushkatuam, pushkatojm dhe do vazhdojm te pushkatojm deri sa te jete e nevojshme. E jona eshte nje perleshje pa kufij".

Por, kur mbaruan "kriminelet" e diktatures para-ardhese, radha i erdhi atyre revolucionareve qe me pas po kritikonin metodat e Che-s. Huber matos, nje nga colaboratoret kryesor te Kastros i shkruan nje leter Guevares, pak kohe me von Matos denohet me 20vjet burg kurse Cinfuegos, komandanti ushtarak i revolucionit qe fillon te veri ne dyshim urdherat e Che-s vdes ne nje aksident, por trupi dhe aeroplani nuk u gjenden kurre.

Ndersa bashkpunuesit e tij vdesin me radhe, Guevara mer pergjegjesi te reja. Ne fakte per kuben do kish qen me mir nese do kishin Vazhduar pushkatimet. Ne dhjetor 1959 Guevara behet president i Bankes qendrore te kubes, nga pranvera e vitit 1964 eshte minister i industris. Fillojn te projektohen industri te medha, kantiere navale, impiante siderurgjike, por mungojn tekniket per te ven ne jete keto projekte, ups! Ne te njejten periudh borxhi publik kalon nga 12.3 miliard pesos ne gati 322.2 miliard, si te themi, u rrit pakez fare. Per te mbuluar kte borxhe fillon konfiskimi i tokave, jo vetem te atyre qe i perkisnin fshatareve por edhe pronareve te medhenj.

Kur skishin mbetur me kuban per te pushkatuar ose per te shkaterruar ekonomikisht Guevara vendosi te ikte ta provonte fatin me ndonje krahe tjeter. Dhe Kastro e paketoj dhe e nisi per ne Kongo, sepse mesa duket, boll deme kishte bere.

Dhe historia vazhdon ne te njejten prizem vetem se spostohet konteksti gjegrafik, nga amerika e jugut, ne afrik.
 
or edhe nga ty spashe ndonje analize apo ndoshta jam qorr dhe vura re.te hedhesh balte mbi figuren e kujtdoqofte pa baza,arsyetime dhe te verteta atehere kot qe flasim.silli ti lexojme dhe ne.

I nderuar Zt.bledikorcari

Them te drejten une jam pak ironik si tip te cilen me shume e perdore ti jap shtyse zhvillimit te dabateve ne forum, por ne asnje menyre ne ate mase sa te baltose figuren e ndritur apo te pandritur te kujdoqofte. Kete e them nga fakti se nuk jam tip qe urreje. E kam provuar nga jeta se urrejtjen nuk kam mundur ta perdore edhe aty ku kisha shume arsye dhe mundesi e le ma te CHE, qe sme hy fare ne pulle. Mundohem te jem tip paksa i vecante edhe ketu ne forum. Perkunder respektit ndaj shumices se anetareve shume pak u shkruaj me mesazhe te verejtura apo te paverejtura, por kjo per mua nuk do te thote se nuk i respektoj. Gjithashtu jam tip qe kush ka percjellur shkrimet e mia gjithmon e kam thene ate cfare e kam menduar ta them pa asnje devijim mu ketu ne forum. Gjithashtu kam sjell edhe analiza per te mbeshtetur ato qe kam thene dhe keto analiza perkunder vleres se paket te domethenjes kan qene nga truri im. Pra edhe kesaj here do e them mu ketu ne forum se nuk besoj se jam tip qe mirrem me baltosje te kujtdoqofte, andaj duke pasur njohuri mbi nivelet tua ( ne baze te shkrimeve ) nuk besoj se jemi ( as ti e as une) te aso niveleve qe te akuzojme njeri tjetrin per baltosje faqesh te ndritura apo te pandritura.

Sa per analizen time mbi CHE-n, do ta sjell posa te kem kohe te lire. Ta kam borgje dhe do e kryej dhe te garantoje se kjo analize do bazohet ne ato cfare kemi lexuar mbi kete njeri.

ps. pak jashte teme por transparenca me pelqen
 
Redaktimi i fundit:
Aman mo sa pluhur qoni dhe ju,po aq sa e kam njohur une mund ta njihni edhe ju pse kapeni kaq shume pe rnje njeri qe ndoshta nuk ja vlen.
Une e postova kete material ketu sepse tek shumica e te rinjeve anembane botes ka logo,rroba kapela e gjithcka me figuren e tij qe cilesohet (me ose pa te drejte)si figure revolucionare.Eshte shume absurde vetem te aludohet ne krahasim me figuren e ndritur te Adem Jasharit e lere me te barazohet me te,ketu fjala eshte per Che Guevaren,nese dini dicka pozitivisht apo negativisht rreth jete se tij,atehere bashkangjitjani postimeve.
Heronjte tane jane,mbase e vetmja aryse qe ne te krenohemi kush jemi!

I nderuari FcBesia :) Nuk te bera quote per ndonje gje kunder por vetem desha te te sqaroj diqka ....

The se rinija anemban Botes kan Rroba,kapela e gjithqka me fuguren e Ernestos
Un Kam njohuri per ata 90% qe i kan ato rrobe ato gjesende me figuren e Ernestos po flas per ne Kosoven dmth me saktesisht ne Gjilan ku banoj :) ...nuk din kurrfar biografie te tij nuk din as pse e bartin :) Ata jan disa kalamaj qe ju duket e bukur fytyra e Ernestos dhe ata degjojn muziken Rock kan par qe disa prej Rockereve bartin ato gjesende me Figuren e Ernestos dhe thojj ajt dhe un si ai :( un pervete di Biografin aq sa kam lexuar nga postimi yt dhe i LoyalX-it dhe e Kam hero te shpirtit Erneston por rroba e tjera nuk barti me figuren e tij sepse ja kam merzi te me pyes dikush kur e she me thot kush eshte ky tregoma ate tregome kete :D :) E te nderuarit legjendar Adem Jasharit kam par shum te rinj me rroba me figuren e tij por ia ka vlejtur sepse njihet nga te gjith :D...kaq kisha

Ps.duhet te kesh njohuri per dike qe te bartesh figuren e tij ....
 
Redaktimi i fundit:
Do isha kurioze te dija ktu se sa nga ju qe paskeni shkruar pro kti "heroi", ktij "revolucionari", ktij "shpetimtari" i dini realisht historin dhe bemat e tij.
Nje hero duhet te quhet Kennedy, jo ky kok-krisuri me mani madhesie.

Trendelina, te lutem, mos bej gabim marramendes te quash Kennedy-n 'hero.' Cfare beri Kennedy? Po te kthehem me te njejten monedhe, sa realisht e di historine e tij?
 
Nejse......Ai esht perfaqesues i nje ideologjia qe donte te vendoste qe te gjithe te mendonim njelloj,te kishim ate idhull ose vellane tij te madh Kastron.Keta persona behen idole per ata qe kane nevoje akoma dhe besojne se bota mund te ndryshohet nese do ti vishnim te gjihte njesoj,me nje robe menderisht dhe fizikisht.
Persa i perket krahasimit me ADEM JASHARIN,nuk mund dhe skam per te mundur nje dit te arrij ta kuptoj.Elemntet jane aq shume te ndryshem,por mund te them ate me kryesoren,qe Ademi permbledh sakrifikimin per lirine e vertet,ate qe Guevara se kuptonte.Cdo liri tjeter si ajo komuniste,Hitleriane os te formes racore "Serbe",ose gjuhesore-kulturore "greke-latine" ,kane percaktimin e tyre te vertete deformim njedimensionesh mendimor i ngritur lart me terma si Sisteme,Idera,Heronj,Liri te cilat me te verteten e permbajtjes se tyre jane shume larg.ADEMI ishte njekohesisht antikomonist,antihitlerian e te antitjerave prodhime njerzore te ketij lloji ku numri nji (1)esht shume i pranishem dhe i bajgenjgjitur.Ai ishte kunder pushtuesve mendimor,racor,kulturor.
ADEMI asht Heroi i vertet njerezor,i thjesht sic asht populli,i miri qe lufton te keqen per te te sjelle dicka me te mire,dhe jo i keqi qe lufton te keqen per te te sjelle nje te keqe te re..Dhe ne fund heronj si Ademi,harrohen.Harrohen,sepse keshtu duhet te ndodhi.Ata luftuan per te mos krijuar dhe len pas emrin e vet,por emrin e asaj per te cilen luftuan.Nese ne ate harrojm,nuk ka vlere emrin i Ademit,ashti sic nuk ka vler Emri i Pashko Vases, e i dhjetra heronjve ne breza te cilat na kane dhuruar emrin e vetem te cilin nuk duhet ta harrojme,emrin At+dhe.Saher qe ai fillon e te harrohet,me jeten tone duhet ta rishkruajm.

Kened..hem..nuk mund ta percaktoj dot..asht teper i komplikuar per mua.Nuk mund ta percaktoj dot se sa ai e donte Ameriken dhe sa Amerika e donte realisht ate.Ka disa gjera qe nuk mund te percaktohen dot,nuk mund te zgjidhen dot me nivelin e informacionit qe kemi.
Jam kurioz Trendelina.Kam nje pytje nese e pranon.I yti asht artikulli apo e ke ba kopi-past?Nuk po me duket si stili yt?
 
Redaktimi i fundit:
Trendelina, te lutem, mos bej gabim marramendes te quash Kennedy-n 'hero.' Cfare beri Kennedy? Po te kthehem me te njejten monedhe, sa realisht e di historine e tij?

Citova Kennedy-s sepse eshte i te njejtes epok historike dhe i nderthurur ne ngjarjet e asaj kohe prandaj. Dhe po, e di shume mire historin e tij. Pse kishe ndonje pyetje ti? Per mua eshte 100 here me shume hero se cmund te konsiderohet Che-ja, kaq. I imi ishte thjesht nje citim perderisa e vleresoj shume si peronazh, nuk ma merte mendja se do prekte dike kaq thell.
 
Citova Kennedy-s sepse eshte i te njejtes epok historike dhe i nderthurur ne ngjarjet e asaj kohe prandaj. Dhe po, e di shume mire historin e tij. Pse kishe ndonje pyetje ti? Per mua eshte 100 here me shume hero se cmund te konsiderohet Che-ja, kaq. I imi ishte thjesht nje citim perderisa e vleresoj shume si peronazh, nuk ma merte mendja se do prekte dike kaq thell.

S'me preku kaq thelle...por pyes veten cfare lloj historie paska qene ajo qe te paska mesuar qe Kennedy paska bere dicka. Kennedy ishte tere llafe, po cfare beri ne te vertete?
Te mos ishte vrare Kennedy nuk do te ishte mitizuar per pakgje.
 
Redaktimi i fundit:
Do te doja te pyesja trendelin,meqe e di mire historine e Kenedit.Kush e vrau Kenedin?

sipas atij qe kapen apo ne mitin qe mbeshtjell kete vrasje ????
 
Do te doja te pyesja trendelin,meqe e di mire historine e Kenedit.Kush e vrau Kenedin?

Kam frik se po ta them do terhiqja shume vemendje mbi veten...nuk e di nese me kupton ;)

aaaaaaaaaaaaaaaaaahahahahahahaaaaaaaaaa ti po qe ke gallata djalo!! Duhet te behesh humoriste ti!!Se dhe ata ne te shumten e kohes, per mos te then gati gjate gjithe kohes, kot ja fusin! :kercim:

Nejse, kjo tema nuk eshte per Kennedyn por per Che-n. Gjithsesi, secili ka preferencat personale. Kto postime jan jashte teme. Moderatori perkates mund ti fshij, ka bekimin time. Rrofsh! :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top