Skënderbeu ka dështuar në takimin e parë me Shahter Karagandin në Kazakistan. Korçarët janë mundur 0-3 në transfertë, duke mos lënë shpresa për një kualifikim për më tej. Kampionët e Shqipërisë duket se i kanë dhënë fund aventurës për të dalë në në “play-off” të Ligës së Kampioneve që në ndeshjen e parë, pasi rezultati i pastër 3-0 i arritur nga kazakët është tejet i vështirë për t’u përmbysur. Vendësit kanë shënuar që në minutën e 6-të të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë, në minutën e 79-të kanë dyfishuar. Kur u mendua se ndeshja u mbyll, kazakët kanë shënuar edhe golin e tretë, për ta kapitulluar Skënderbeun që në ndeshjen e parë.
Korçarët kanë humbur një shans të artë me anë të Nimagas, që nëse do të kishte shënuar, mund të flitej ndryshe, teksa mund të mendohej edhe kualifikimi në ndeshjen e kthimit. Keqardhje jo vetëm në stafin e ekipit korçar apo te futbollistët, por edhe te të gjithë tifozët e Skënderbeut, madje edhe te sportdashësit e tjerë, të cilët besonin se një ekip shqiptar mund të kalonte për herë të parë në “play-off” të Ligës së Kampioneve. Gjithsesi, edhe pse tejet e vështirë, mbetet për t’u luajtur ndeshja e kthimit në Tiranë më 6 gusht, ku vetëm mrekullia do ta kualifikonte ekipin korçar. Megjithatë, Skënderbeu e ka të garantuar pjesëmarrjen në “play-off” të Ligës së Europës dhe aventura do të vazhdojë.
BalkanWeb