Cfarë duhet të shmangni gjatë aplikimit të makeup-it

PiNkY

Anëtar i Nderuar
77ef05f7-a59b-45a3-b7d1-97e7e2697fbb---0-.jpg

Makeup-i është miku më i mirë i një gruaje. Ai ju bën të dukeni më të reja, dhe ato që nuk kanë një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur, të kenë një “look” të përsosur.

Për shumë gra, makeup-i është ajo gjë pa të cilën nuk mund të dalin nga shtëpia. Në fakt, gjëja e parë që bëjnë pasi zgjohen, është një dush dhe më pas vendosja e kozmetikës. Siç mund të jetë miku juaj më i mirë, makeup-i mund të shndërrohet në armikun tuaj më të keq nëse ju nuk respektoni teknikat e aplikimit të tij.

Gjëja e parë që duhet të evitoni gjatë aplikimit të makeup-it është vendosja e fondatinës së tepërt. Ajo do të tërheqë vëmendjen drejt zonave me më shumë defekte. Fondatina e tepërt do t’i bëjë rrudhat të duken më të thella dhe më të mëdha. Zgjidhni fondatina të lëngshme, të cilat përhapen më mirë.

Mos përdorni korrektor për të mbuluar rrathët e zinj të syve. Korrkektorin përdoreni për të mbuluar njollat nën lëkurë, lëkura poshtë syve është shumë e ndjeshme dhe nuk duhet trajtuar me korrektor. Ata do të varen dhe do të duken akoma më keq.

Zgjidhni se çfarë duhet të theksoni. Kur është fjala për të grimuar sytë dhe buzët tuaja duhet të vendosni se cilën do të theksoni dhe në cilën do të përdorni tone të lehta. Nëse do të vendosni rimelin, tonin e syve dhe lapsin apo penelin, lyejini buzët me një ngjyrë bezhë natyrale ose shkëlqyes. Nëse vendosni të tillë grim mbi sytë tuaj dhe një ngjyrë të errët për buzët, do të dukeni si një kloun.
/inkub.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top