C'eshte martesa ?

TIGRI

Anëtar i ri
Martesa eshte nevoje, obligim ,rregull, kurorezim apo kufizim dashurie ?
 
Last edited by a moderator:
Martesa ehste frut i Dashuris sic ehste edhe femija qe do te vi nga kjo dashur iqns ajo egziston midis nje cifti me pas ato se duan njeri tjetrin vetem per hater te femis rrine me njeri tjetrin hahaha
 
Martesa eshte nevoje, obligim ,rregull, kurorezim apo kufizim dashurie ?

te gjitha nga pak edhe nevoj(familja eshte e shenjt),edhe rregull (i vendosur si nga shoqeria dhe nga ligji),edhe kurorezim (sepse kurorezon ndjenjen e dashuris reciproke qe egziston mes partnerve.)
 
Martesa eshte nje keshtjelle,qe ata qe jane jashte duan te futen brenda e ata qe jane brenda duan te dalin jashte....
 
Martesa eshte nje rregull shoqeror, qe mundeson mbarevajtjen e rregullave natyrore.
Eshte kusht qe na dallon nga kafshet, ata qe i dallon ne fakt.
 
Martesa eshte beselidhja e dashurise midis dy personave.

Gjeja qe me vjen shume keq eshte se ciftet mashkull-femer po fillojne e po i japin gjithmone e me pak rendesi marteses, ndersa ciftet gay po e kerkojne kete te drejte!

Te jete kaq e keqe dhe e pavlere martesa?
 
Disa perkufizime për martesën...
Perkufizimi fetar:Martesa është akt religjioz në të cilën fitojmë një të gozhduar më shumë dhe një virgjëreshë më pak.
Perkufizimi juridik:Martesa është burgim i përjetshëm në të cilën i gjykuari mund të lirohet vetëm për shkak të sjelljeve të këqija.
Perkufizimi jetësor:
Asnjë femër nuk fiton atë për çka shpreson dhe asnjëmashkull nuk ka më shpresë për atë që fiton.
Perkufizimi matematik:
Shuma e monotonisë, mohim i lirisë, shumëzimi i përgjegjësisë, ndarja e të hollave.
Perkufizimi real:
Mënyra më e mirë për t'u mërzitur.
Perkufizimi ushtarak:
E vetmja luftë ku flemë me armikun.
Perkufizimi filozofik:
Vendi ku ndërsjelltazi zgjidhen dhe ndahen problemet, të cilat nuk do ti kishim patur po të mos ishim të martuar.
Dhe tani si ka tingëlluar e gjitha para vendimit “PO”, dhe si tingëllon më pas…
Para: 2 herë në ditë
Pas: 2 herë në muaj
Para: Ti më le pa frymë
Pas: Po ma zë frymën
Para: Mos u ndal !
Pas: Mos ja nis !
Para: Ethet e të shtunës mbrëma
Pas: Futboll të mërkurën mbrëma
Para: Pyes veten ç‘farë do të kisha bërë pa të
Pas: Pyes veten ç‘farë të bëj me të
Para: Erotike
Pas: Neurotike
Para: Mbrëmë e bëmë “atë punë” në divan
Pas: Mbrëmë kam fjetur në divan
...FUND.
HTML style attribute
 
martesa esht si puna e anijeve kozmike qe mund te nisen me sukses drejt hapsires por vjen nje moment qe rruges shkaterrohen :)
 
Martesa eshte nje institucion i shenjte. Eshte nje hap i rendesishem, ku pas ketij hapi mund te jemi te lumtur ku, pa marre parasysh shqetesimet qe mund te na gjejne, pa marre parasysh veshtiresite ne te cilat do te hasmii ne rrugen tone te jetes, pa marre parasysh semundjet dhe rrethanat e padeshiruara, cdohere do t'i presim ato sikur ta kemi pas shpine nje fortese te sigurte dhe ne brendesinë e se ciles do te mund edhe per pak kohe t'i lëmë anash te gjitha streset dhe friken dhe te jemi te dashur nga dikush.
 
martesa eshte bashkimi ligjor i dy individeve femer mashkull(megjithese tani lejohen edhe martesat me gjini te njejta)...bashkim ky i miratuar nga shoqeria,familja,ligji..dhe qe ndajne se bashku marrdheniet kulturore,ekonomike,seksuale............nuk esht obligim..por nje vendim i marre nga te dyja palet!
 
martesa esht per me bo fmi...mi rrit fmit...me kqyr edhe fmiun e madh burrin....se edhe burri esht si fmija....e me jetu bashk...sikur kur lujshmi teze qe tvogla me shoqe....
 
Martesa eshte shkolla me e mire e rendit, e miresise, e njerezise. :)

Martesa eshte deshire e jona per tu ndier te plotfuqishem ndaj dashurise..
Martohemi duke premtuar dashuri te perjetshme...duke shpresuar qe do ia arrime kesaj, por duke mos qene asnjehere te sigurte..:)
 
martesa eshte bashkimi ligjor i dy individeve femer mashkull(megjithese tani lejohen edhe martesat me gjini te njejta)...bashkim ky i miratuar nga shoqeria,familja,ligji..dhe qe ndajne se bashku marrdheniet kulturore,ekonomike,seksuale............nuk esht obligim..por nje vendim i marre nga te dyja palet!

po flit nga vetja mi goc me fjalet e tua sic i ka hije nje goce te moshes tende se ne shum tema fjalet e tua me duken te marra nga wikipedia apo nga libra....shum e ftohte dhe automatike............ke harru me perfshi dashurine me ato qe the apo ska te beje dashuria me martesen......ndoshta jam paksa injorante un boooooooh:lexim::lexim:
 
osht vdekje:D...osht osht qa po di un be, osht diqka qe njerzit kan kriju per me zyrtarizu dashnin kinse, ksi gjonash diqka...
 
Martesa eshte deshira e dyanshme e dy personave per te kaluar jeten bashke. Shume prej jush e quajten obligim apo ku di une. Ne fund te fundit cdo lidhje pervec marteses ka obligim ne te. Per shumicen prej jush duket si fundi i botes. Ok fundi i botes do jete kur nuk ka nje marredhenie te shendoshe. Por kur marredhenia eshte e shendoshe dhe menaxhohet mire nga te dy palet, edhe martesa do jete e bukur. Jam dakord qe eshte me e veshtire sepse ke detyra mbi koke por ama jane keto detyra qe ne na bejne te rritemi, te kuptojme jeten dhe te dime te perballemi me te.
 
po flit nga vetja mi goc me fjalet e tua sic i ka hije nje goce te moshes tende se ne shum tema fjalet e tua me duken te marra nga wikipedia apo nga libra....shum e ftohte dhe automatike............ke harru me perfshi dashurine me ato qe the apo ska te beje dashuria me martesen......ndoshta jam paksa injorante un boooooooh:lexim::lexim:

me fal nuk kam nevoje te me nderhyjne ne shkrimet e mia....un flas me ato qe kam mesuar ne shkolle,ose edhe nga wikipedia,meqe te pelqeka ty!!!!!!!!!!!!
 
Martesa, simboli dashurise?
Aq kohe sa mendon qe ke gjetur 1/2 e zemres tende....mund ta besh kete hap....jam per idene e marteses "deri kur vdekja do na ndaj" [jo se po ndodhi gje nuk do divorcoja....] por me pelqen ideja e nje lidhje per jete.....
Eshte nje hap i rendesishem ne jete.....fillon krijimi i nje familje te re....
 
Pe: C'eshte martesa ?

Esht nje finalizim i shum gjerave ne jet , esht nje fillim krijimi famlijeje te re ,pasi mendon se ke gjet personine duhur per te krijuar kte familje,
Skam si te jem i i des se dashuris se perhershme pasi asnje her si dihet se cte nodh ne jet, kurr mos thuaj kurr.

Nuk mendoj se esht kufizim i dashuris , te martohesh sdo te thot se te kufizohet dashuria drejt personit qe do madje shtohet dhe me shum kjo dashuri ...........
 
Titulli: C'eshte martesa ?

Tema me kujton nje thenie te Sokratit :

Martohuni sidoqofte. Nqs merrni nje grua te mire, do te beheni te lumtur. Nqs merni nje grua te keqe do te beheni filozofe.

Po ve re qe numri i filozofeve dhe tema filozofike po rritet ne progresion gjeometrik.

:p

hajduti
 
Titulli: C'eshte martesa ?

Postim filozofik dhe ky i yti Hajdut :)

Martesa eshte angazhim impenjim perkushtim dashuri besnikeri respekt, marrje vendimesh 2sh jo tek.
 
Titulli: C'eshte martesa ?

Në një përiudhë ndjeja një irritim për martësën, e kam shikuar si diçka të panevojshme, madje e kam krahasuar me vdekjen. Por ja që kohet e fundit kam filluar të ndryshoj mendim dhe qasje. E konsideroj martesën si një nevojë dhe si një kërkesë të individit, ajo është kurorëzim i një dashurie e cila ka të bëjë dhe me krijimin e familjes. Një ndikim në këtë mes e ka edhe koncepti i familjes dhe lindja e jetëve të reja në të, fëmijëve që i konsideroj se janë qershia e çdo martese.

Por kur kjo të më vije e kam hallin e miqve të mi, që kur u martonin u thoja ngushëllime në vend të urime :p dhe gjëra të tilla të ngjashme, e di që do të më hakmerren ahhaha.
 
Titulli: C'eshte martesa ?

Aman ene ju kshu rreth e rreth unazes ...

Martesa eshte kurorzimi i dashurise,akti fanal .
 
Titulli: C'eshte martesa ?

Sikur njerezit te mundnin per pak caste te provonin jeten martesore nuk do te martoheshin kurr.. :p ahaha se mos trembeni ore :buqete:
Gjithsesi kjo nuk do te thote qe martesa eshte e keqe,eshte nje problem me vete por kurrsesi e keqe!Nepermejet ketij problemi qe e ka emrin martese kemi mundesine te mesojme shume gjera qe si beqare nuk do ti mesonim kurr dhe mundesine per tu bere njerez me te mire.

Per ta mbyllur me kaq se shume e zgjata :p do thoja se martesa nuk eshte fushe me lule sic e enderrojme shpesh te gjithe por eshte vendi i duhur per te njohur vetveten per te ndryshuar si njerez-karakter,per te mesuar te jemi me tolerant me te duruar dhe me pak te lire (sidomos femrat) ah edhe me pak dembele ,si dhe per te shijuar frytin e dashurise,familjen :)

Nese mendojme se brenda nje martese mund te ndryshojme tjetrin e jo veten atehere kemi deshtuar sigurisht!
 
Titulli: C'eshte martesa ?

Kur te martohem ia theme konceptin !

akoma nuk u martove ti a!!! te jan ber veshet sa te lol

p.s martesa per mendimin tim eshte rifillim i nje etape tjeter.
 
Titulli: C'eshte martesa ?

Martesa eshte Humbje te 50% te drejtave tua plus shtim i 50% te pergjegjsive .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top