Cërvenkovski: Maqedonia së shpejti do ta njohë Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, gjatë një takimi me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në New York, ka deklaruar se Maqedonia së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës, bën të ditur agjencia INA.

Gjatë takimit me presidentin maqedonas, krerët e KKSHA-së i shprehën atij shqetësimin pse ky shtet ende nuk e ka njohur shtetin e ri të Kosovës si dhe për mosimplementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Ata i kërkuan presidentit Cërvenkovski që Maqedonia sa më parë ta njohë pavarësinë e Kosovës, akt ky, që sipas tyre, do t'i shërbente stabilitetit të rajonit si dhe të kompletonte implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në tërësinë e saj.

Sakaq, duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmeve, presidenti i Maqedonisë u shpreh se, "kam qenë më se i sigurt, se sot kur të takohem me ju do t'ua komunikoja aktin e njohjes së shtetit të Kosovës nga vendi im, por fatkeqësisht në momentin e fundit Qeveria e Maqedonisë, nën juridiksionin e së cilës është edhe njohja e shteteve, doli me njoftim se do ta shtyjë vendimin, për disa ditë".

Sidoqoftë, ai tha se Maqedonia është në një vijë me iniciativën amerikane dhe evropiane dhe mendon t'i bashkëngjitet sa më parë aleancës së NATO-s dhe BE-së, dhe mu për këtë, shumë shpejtë do ta njohë Kosovën.

Cërvenkovski u kërkoi shqiptarëve të Amerikës që ta mbështesin Maqedoninë në Washington, në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe në familjen euroatlantike. /ina/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top