Celibashi: Projekti për rezultatin nuk dublon punën e KQZ-së

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
TIRANث - Agjencia për Administrimin e Zgjedhjeve (ECA) dhe "KRIK Albania" janë angazhuar së bashku në informimin e publikut mbi ecurinë e procesit të numërimit të votave dhe rezultatit të zgjedhjeve në kohë reale.

Këto dy organizma joqeveritare synojnë të verifikojnë standardin e këtij procesi zgjedhor dhe veçanërisht atë që ka të bëjë me numërimin dhe nxjerrjen e rezultatit. Projekti mbështetet financiarisht nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), por që, siç bëri të ditur ambasadori amerikan në Shqipëri, Xhon Uidhers, kjo nuk do të thotë se ky projekt është i SHBA-ve.

"Projekti ka si qëllim rritjen e transparencës së numrit të votave, informimin e vazhdueshëm të publikut dhe krijimin e një besimi më të madh të qytetarëve te ky proces", - tha drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Administrimin e Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ai është përpjekur, gjithashtu, të hedhë çdo hije dyshimi mbi mbivendosjen e misionit të këtij projekti me detyrën ligjore që ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

"Ky projekt, në mënyrë absolute nuk ka si qëllim dhe nuk mund të zëvendësojë procesin ligjor të numërimit të votave dhe shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, detyrë e cila i mbetet KQZ-së", - tha Celibashi.

Për realizimin e këtij projekti, "ECA" dhe "KRIK" kanë akredituar dhe do të angazhojnë ditën e zgjedhjeve 450 vëzhgues pranë grupeve të numërimit në të gjithë vendin, të cilët nëpërmjet aparateve telefonike të posaçme do të përcjellin në kohë reale informacionin mbi çdo votë, në një kompjuter qendror, që të vendoset në "Hotel Tirana International", i cili do të jetë i aksesueshëm dhe publik për gjithkënd.Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top