CD-ja e prishur detyron Genta Ismajlin të shajë në mënyrë vulgare në skenë

eGo0sTyle

System Engineer
genta2-199x300.jpg

Në Prishtinë për të disatën herë me radhë është organizuar një koncert i madh për nder të ish kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe për ri-dënimin që po i bën Gjykata e Hagës. Siç mësuam edhe ky koncert nuk kaloi pa incidente dhe skandale. Fajin nuk e merr mbi vete askush, por ama gjatë trasmetimit të këngëve cd-të nuk punonin. Në këtë rast, ne kemi një sugjerim për këngëtaret tona: kur të niseni për koncerte, sigurohuni mirë që cd të cilën e merrni me vete ta keni funksionale, që një rast i njëjtë mos t’ju ndodhë siç i ndodhi këngëtares së njohur Genta Ismajli. Që situata të duket më kuptimplotë, të sqarojmë gjithë historinë me rradhë. Koncertet që organizohen për Ramushin janë të shumta dhe deri më tani gati secili televizion organizon një të tillë duke ftuar yjet më të njohura të televizionit. Këtë vit nga pamja gjithçka ishte në rregull përveç këngëtarëve të cilët nuk ishin në gjendje të këndonin “live”. E emocionuar shumë që këndonte për Ramushin, Genta Ismajli pasi përshëndeti publikun dhe dërgoi një mesazh tek familja Haradinaj, nisi këngën e saj të fundit “Pa ty”, kur papritur fiks pasi kishte qëndruar 1 minut e gjysëm në skenë, kënga ndaloi duke filluar pas disa sekondave përsëri për t’u ndalur prapë! Duke mos ditur çfarë të bëjë, Genta filloi të këndojë “live” të njëjtën këngë por pasi qëndroi më shumë se dy minuta në skenë kërkoi që kënga të ndalet dhe iu drejtohet publikut me këto fjalë: “Ok, ta ndalim këtë këngë, shkojmë me…, një minut, a e din çka them tash, unë them çfarë tha Naseri më herët, a e dini çfarë tha? Organizimi teknik nuk është në nivel të grupit Minatori, andaj çka më vjen të them është veç q**sha teknikën! Dhe unë them të njëjtën fjalë”, këto fjalët e fundit janë thënë publikisht nga Naser Gjinovci, lider i grupit Minatori ndërsa në mënyrë indirekte në skenë i tha dhe Genta Ismajli e cila më pas kërkoi që të vazhdojë muzika me këngën “Femrat shqiptare”. Kënga filloi, ndërsa teknika vazhdonte me avazin e vjetër, gjë që e vuri shumë në siklet këngëtaren pasi e detyroi që t’i thotë disa fjalë “live” por nga lodhja dhe sikleti si duket, nuk ia doli mbanë. Kaluan tre minuta në skenë dhe Genta falenderoi publikun, për të vazhduar për disa çaste prapa skene dhe për t’u rikthyer në skenë përsëri duke kënduar po ashtu “live” këngën e lënë në gjysëm dhe duke u thënë publikut këto fjalë: ”Bie në gjunjë dhe ju kërkoj shumë falje por nuk është faji im, sorry, unë ju përshëndes nga zemra, faleminderit për duartrokitjet dhe mbështetjen tuaj”, ndërsa në këtë rast shfaqet në skenë edhe moderatori që mundohet të qetësojë këngëtaren duke i parashtruar disa pyetje për Ramush Haradinaj, por Genta nuk e përfilli shumë moderatorin, duke u drejtuar tek fansat e saj në publik. E gjitha nuk mbaron me kaq, pasi largohet nga skena këngëtarja e njohur drejtohet në prapaskenë aty ku dhe ndodhin gjërat e pahijshme dhe të pakëndshme në estradën tonë. Të pranishëm në koncert kanë thënë se Genta i ka drejtuar disa fjalë kërcënuese teknikut. Se si ka kaluar ky katër minutësh i sikletshëm i Genta Ismajlit në koncertin për Ramush Haradinaj, ata të cilët nuk e kanë ndjekur atë mund ta bëjnë këtu Dailymotion - Genta Ismajli ne Koncert per Ramushin 29.06.2011 - www.besfort.de - ein Muziek Video

PAnorama.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top