Canoni prezanton aparatin e ri

Arfenilla

Themelues i Forumit


canon-620x330.jpg



Kompania e famshme Canon ka hyrë suksesshëm në tregun e aparateve-kamerë duke prezantuar pajisjen XC10 që vjen me video të përmirësuar 4K dhe lenset për zoom.

Aparati-kamerë që kushton 2,500 dollarë nuk hyn në modelet DSLR, për të cilat është i famshëm Canoni. XC10 4K Digital Teleconverter më shumë është i dizajnuar për krijuesit e filmave dhe gazetarët të cilët incizojnë video.

Canoni në aparatin e ri ka instaluar një sensor 1-inç që mund të incizojë video 4K me rezolucion 3840×2160 dhe gjithashtu video full HD me 1080 pixels.

E veçanta e këtij aparati është lidhja me Wi-Fi për dual-band 2.4 GHz dhe 5GHz që mundëson kyçjen me tablet, telefona të mençur dhe kompjuter.

Edhe pse nuk është një Canon DSLR, aparati i ri XC10 mund të bëjë fotografi, por vetëm me 12 megapixels kurse videot 4K deri në 8 megapixels.B lajmi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top