Candela, qyteti italian që paguan njerëzit për të jetuar atje (FOTO)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Candela, qyteti italian që paguan njerëzit për të jetuar atje (FOTO)

http-2F2Fcdn.cnn_.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F171016144555-candela-ghost-town-houses-franceso-pio-delvecchio-comune-candela-1021x580-1021x436.jpg


Kryebashkiaku i qytetit italian Candela, ka paraqitur një zgjidhje praktike për rënin e numrit të popullsisë, duke paguar njerëzit për t’u bërë banorë.

Nicola Gatta thotë për CNN dëshiron që qyteti i vogël mesjetar të shkëlqejë si në vitet 1990, kur jetonin më shumë se 8000 njerëz.

Sot ka vetëm 2700 banorë.

Pra, për të rikthyer madhështinë e humbur të qytetit, kryebashkiaku Gatta po ofron deri në 2000 euro për të inkurajuar njerëzit të zhvendosen në këtë qytet.

“Unë punoj çdo ditë me pasion dhe përkushtim për t’i sjellë Candela-s shkëlqimin e dikurshëm”, tha Gotta.

Kishat që gjenden në çdo qoshe të rrugës, mbushen vetëm për të festuar lindjen e ndonjë fëmije.

http-2F2Fcdn.cnn_.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F171016144719-candela-ghost-town-street-view-franceso-pio-delvecchio-comune-candela--768x432.jpg

Ky labirint me rrugë piktoreske dredha-dredha, ndërtesa të stilit barok dhe shtigje të harkuara, rrezikon të kthehet në një qytet fantazmë.

Shumica e të rinjve janë larguar për një të ardhme më të mirë, duke lënë pas vetëm të moshuarit.

http-2F2Fcdn.cnn_.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F171016144800-candela-town-mayor-nicola-gatta-franceso-pio-delvecchio-comune-candela--768x432.jpg


Për të joshur të ardhurit, duke përfshirë të huajt, këshilltari i Gatta tregon edhe pagesat specifike që do t’u bëhen individëve që vendosin të bëhen banorë të qytetit të Candelas.

“Kjo është mënyra se si funksionon: 800 euro për individ, 1200 euro për çiftet, 1500-1800 euro për familjet me 3 anëtarë dhe 2000 euro për familjet me 4-5 persona”,shpjegon Stefano Bascianelli, krahu i djathë i kryetarit të bashkisë.

Ka tre kërkesa kryesore për marrjen e parave: banorët e rinj duhet të marrin rezidencën në Candela, të marrin me qira një shtëpi dhe të gjejnë një punë me të paktën 7500 euro në vit.

Gjithashtu, krahas parave, mund t’u ofrohen edhe kredi tatimore për deponimin e mbetjeve urbane, faturat dhe fidanishtet.

http-2F2Fcdn.cnn_.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F171016144555-candela-ghost-town-houses-franceso-pio-delvecchio-comune-candela--768x432.jpg


http-2F2Fcdn.cnn_.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F171016144742-candela-ghost-town-scenic-view-franceso-pio-delvecchio-comune-candela-768x432.jpg


http-2F2Fcdn.cnn_.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F171016165433-candella-ghost-town-street-view-annalisa-fred-comune-candela-768x432.jpg


http-2F2Fcdn.cnn_.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F171016165117-candela-ghost-town-scuola5-copia-annalisa-fred-comune-candela-jpg-768x432.jpg


http-2F2Fcdn.cnn_.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F171016165139-candela-ghost-town-arco-annalisa-fred-comune-candela-768x432.jpg


http-2F2Fcdn.cnn_.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F171016144701-candela-ghost-town-snowy-lane-franceso-pio-delvecchio-comune-candela--768x432.jpg

http-2F2Fcdn.cnn_.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F171016144638-candela-ghost-town-santa-claus-actor-franceso-pio-delvecchio-comune-candela--768x432.jpg


http-2F2Fcdn.cnn_.com2Fcnnnext2Fdam2Fassets2F171016150920-candela-bonfire-courtesy-franceso-pio-delvecchio-comune-candela-768x432.jpg


b;tiranaobserver
 
Perreth ketij ''fshati'' qe eshte dhe zone jo industriale dhe ka jo pak varferi, per disa familje e sidomos emigrante mund te jete nje shans jo i keq per te jetuar pak me mire pasi 3 kerkesat jane lehtesishte te realizueshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 26.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 13.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 13.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 20.0%
Back
Top