Cana debuton me fitore te Sunderlandi

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij te Sandërlendi. Vetëm dy ditë pas prezantimit zyrtar te skuadra angleze, ka debutuar me fitore me fanellën e këtij ekipi. 26-vjeçari luajti në ndeshjen miqësore që Sandërlendi zhvilloi në transfertë kundër skuadrës skoceze Sëlltik. Ekipi i shqiptarit fitoi me shifrat 2-1. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë në këtë përballje është aktivizuar në minutën e 62-të në vend të mesfushorit tjetër, Jordan Henderson. Mesfushori kuqezi javën e shkuar u transferua te skuadra e Sandërlandit nga Olimpik Marseja për një shumë prej gjashtë milionë eurosh. Ai me Sandërlendin ka firmosur kontratë 4-vjeçare, e cila do ta mbajë në stadiumin "Stadium of Light" deri në qershorin e vitit 2013-të. Cana te Sandërlendi do të jetë futbollisti më i paguar me pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh si dhe do të mbajë shiritin e kapitenit.
*panorama*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top