Butrinti

WxP

Staf në FV.AL
Butrinti, frymëmarrje e re për Parkun

Shërbime të reja publike për turistët


Duket se edhe në qytetin antik të Butrintit do të ketë erë ndryshimesh. Zyra e Koordinimit dhe Administrimit të Parkut Kombëtar Arkeologjik të Butrintit, duke vlerësuar atë çka është arritur gjatë viteve të fundit në qytetin antik dhe Parkun me epiqendër Butrintin, ka ambicie të reja për intensifikimin e bashkëpunimeve për të tjera gërmime, restaurime dhe promocionin e turizmit kulturor. Drejtori i Parkut, prof.as.dr. Ylli Cerova, duke iu referuar mbledhjes së afërt të Bordit të Butrintit, është optimist që emri i mirë i Parkut do të çohet më tej. Krahas pamjeve shkencore dhe thellimit të studimeve arkeologjike, vazhdimësisë së projekteve me fondacionin arkeologjik londinez “Butrinti”,etj., për herë të parë do të mendohet seriozisht edhe për disa aspekte të shërbimit publik që kanë munguar prej vitesh në Butrint. Infrastruktura e munguar e shërbimit do të ndërtohet sipas projekteve që tashmë zyra i ka gati dhe do t’ia parashtrojë në mbledhjen e afërt Bordit të qytetit antik, që kryesohet nga ministri i Turizmit Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj. Me startimin dhe suportin e këtyre projekteve për infrastrukturën e shërbimit, punonjësit e Parkut Kombëtar, pasuri e UNESCO-s, agjencitë turistike dhe shoqëruesit e grupeve turistike të huaja dhe vendase, nuk do të ngrenë më supet kur vizitorët që frekuentojnë “këtë magji arkeologjike dhe mjedisore”, por do të kërkojnë të pinë një gotë uji, në Butrint. Pse jo, të pinë edhe një kafe në barin që do të ngrihet në kodrinën mbi qytetin antik me kritere strikte për çdo stinë të vitit, por veçanërisht në pikun e verës, kur edhe numri i madh i turistëve kërkon një shërbim minimal, që këtu prej 16 vjetësh nuk është ofruar në kushte dinjitoze. Për ndryshimet dhe mënyrat e reja të konceptimit të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Butrintit, na tregon më shumë në një intervistë për gazetën “Shqiptare”, drejtori i këtij Parku, prof. Ylli Cerova.
Cilat do të jenë bashkëpunimet e reja që priten të bëhen për Parkun e Butrintit gjatë 2006-ës?
Do të konsolidohen më tej bashkëpunimet e mëparshme me Institutin e Arkeologjisë dhe Fondacionin anglez “Butrinti”, për gërmime të reja në disa pika në Butrint dhe në prapatokën e tij, në Fushën e Vrinës. Kështu forumi romak në qytetin antik që i përket periudhës së shek I-II , gërmimet e reja në bazilikën paleokristiane me mozaikë në Fushën e Vrinës (shek V-VI), vazhdimi i kërkimeve arkeologjike në traktin e murit veriperëndimor të qytetit që i përket periudhës mesjetare, janë vetëm disa nga projektet e gërmimeve dhe thellimit të mëtejshëm të tyre në Parkun e Butrintit. Këto të fundit synojnë sqarimin dhe datimin e fazave mesjetare të fortifikimit këtu.
Po përtej “mureve” të qytetit antik do të ketë ndërhyrje?
Janë disa të tilla. Përveç një sondazhi në Akropol, do të vijojë më tej një sondazh i tillë në Kepin e Stillos, në periferinë e Parkut, për të fokusuar të dhëna për periudhën prehistorike të kësaj zone. Do të vazhdojnë bashkëpunimet me Institutin e Monumenteve të Kulturës për konsolidime dhe restaurime në Vilën romake në Diasporit dhe në bazilikën paleokristiane të zbuluar në mënyrë më të plotë vitet e fundit në Fushën e Vrinës. Prej vitesh është vënë re një mungesë minimale e kushteve të shërbimit ndaj vizitorëve vendas apo të huaj, që e kanë Butrintin një destinacion të turizmit kulturor.
Keni menduar që në qytetin antik të Butrintit të ketë edhe ujë të pijshëm për turistët?
Zyra e Koordinimit dhe Administrimit të Butrintit po punon dhe shumë shpejt do të paraqesë pranë Bordit të Butrintit që kryesohet nga ministri Leskaj, një projekt të detajuar për plotësimin e infrastrukturës së shërbimeve në Butrint. Shpresojmë që me mbështetjen e shpejtë të realizohen pikat kryesore të projektit para sezonit turistik. Kështu projekti përfshin shtirjen e linjës së ujit të pijshëm nga fshati Shëndëlli deri në akropol në Butrint. Një çezmë me ujë të pijshëm me elementë dekorativë dhe një bar-kafe në akropol, do të ishte me interes duke plotësuar edhe një kërkesë të shumë turistëve që kanë nevojë për pak çlodhje në majën e akropolit pas guidës.
Në përgjithësi shoqëruesit e grupeve turistike në Butrint të “rekrutuar lirë” nga zyrat turistike, nuk kanë njohuritë e duhura për interpretimin e vlerave të trashëgimisë antike? Do të ketë kualifikime të ciceronëve?
Po. Mbi bazën e një eksperience të grumbulluar nga Zyra e Parkut për guida dhe ciceronë të specializuar, me mbështetjen edhe të fondacionit “Butrinti”, do të realizohet një kurs intensiv për shoqërues guidash, të cilët do të certifikohen para fluksit të sezonit turistik në Butrint.

BASHKEPUNETORET
Do të konsolidohen më tej bashkëpunimet e mëparshme me Institutin e Arkeologjisë dhe Fondacionin anglez “Butrinti”, për gërmime të reja në disa pika në Butrint dhe në prapatokën e tij, në Fushën e Vrinës
 
Titulli: Butrinti

me ka len shum mbresa te bukura butrint,ishte i mrekullueshemi..gjynah qe kishte koh pa u vene dore aty,kishte pislleqe,uje te ndotur...

Butrint,_Albania.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top