Butrinti, I themeluar nga grekët?

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Ky reportazh i botuar para dy ditësh në "American chronicle" është një prej rasteve flagrante kur fqinjët tanë, grekët, i shprehin hapur pretendimet e tyre për atë që ata e quajnë Epiri Verior. I piketuari i këtij rasti është Butrinti dhe rrethinat e tij, duke iu referuar çdo gjurme që mund ta lidhë atë me botën greke. Dean Kalimniou i drejtohet publikut anglishtfolës, duke i servirur fakte, analiza dhe sidomos interpretime që përqafojnë fort idetë nacionaliste të autorit, rreth të cilave lexuesi shqiptar mund të reflektojë pas këtij artikulli, që nis si një udhëtim nga Saranda drejt Butrintit, ndalet në histori dhe gjurmë që lidhen me helenizmin dhe botën greke, ironizon rreth xhunglës-pyll që fsheh rrënojat e një qytetërimi të lashtë dhe përfundon me komentet e autorit dhe pakënaqësitë e tij rreth tabelave të rrugës së re, që për dreq janë shqip, jo greqisht, siç qeveria shqiptare kishte premtuar se do të ishin... ad. pe

Dielli sapo kishte filluar të zhdukej nga qielli si i torturuar, në kohën kur ne mbaruam supën tonë me peshk në Sarandë, në portin e qytetit verior të Epirit. Pas kësaj, ne morëm rrugën e gjerë për në Butrint, kryeqyteti antik i mbretërisë epirote. Epirotët e veriut duket se kanë trashëguar shumë nga kuzhina e Jugut. Nxituam shumë që të arrinim në Butrint sa më shpejt të mundnim, se donim të kapnim perëndimin e diellit, në mënyrë që të vlerësonim pamjen verbuese të terrenit. Margaritis Ntais, shoferi ynë na tha: "Në ditët e Enver Hoxhës, kur persekutimi lulëzonte, në përvidhnim duart drejt detit dhe me një shikim të shpejtë përtej tij, pyesnim veten se si ishte liria, si do të ishte Korfuzi i lirë. Ne kishim bërë disa plane arratisjeje të cilët i quanim si budallallëqe të fëmijërisë. Më pas shihnim tutje. Por, nëse shihje për shumë kohë drejt Korfuzit, do të denoncoheshe si armik i popullit". Tashmë, në moshën 30- vjeçare, Ntais e di se ç'do të thoshte të ishe armik i popullit. Më 1985, në ditën kur diktatori shqiptar Enver Hoxha vdiq, vëllai i Ntais u arrestua sepse festoi ditëlindjen e tij të 21-të, duke mos ditur "dorëzimin e diktatorit". Ai qëndroi në burg deri në vitin 1991, kur ra edhe regjimi i atij tirani. Disa ditë më vonë, kushëriri i tij, gjatë një ekspedite peshkimi në Sarandë, lundroi drejt veriut për në Korfuz, dhe u arratis fshehurazi. Si rezultat i kësaj, familja e Ntais u ngacmua, sulmua dhe u bastis disa herë, derisa ra regjimi. Historitë e të kaluarës së ashpër shoqërojnë jetën e Ksamilit, pika më e afërt me Korfuzin në bregun e Epirit Verior. Disa prej kujtimeve të së kaluarës paranojake, ku Hoxha i frikësuar nga invazioni kapitalist i Perëndimit e ktheu vendin e tij në fortesë, janë urdhrat që të ndërtoheshin miliona bunkerë dhe vende ku mund të përdoreshin armët, zakonisht përballë detit, por edhe në mes të fushave. Ja si e kujton ai atë kohë: "Ne vinim këtu gjatë ekskursioneve në shkollë dhe shihnim sesi ushtarët rrëzonin e shembnin kishat e fundit që kishin mbetur në këmbë. Ata na thoshin se ne jemi shqiptarë dhe partizanë dhe se përtej ujërave në Greqi, kishte vetëm vdekje".
Epirotët dhe Butrinti
Ne kaluam afër një faqeje shkëmbore dhe papritur na doli përpara një peizazh i ri. Një tokë jopjellore gri dhe kafe në një terren të vogël e më pas, papritur një jeshillëk brilant. Poshtë nesh ishte një hapësirë e pafund e liqenit të kripur të Butrintit, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Prej aty, dukej shumë qartë Adriatiku, madje edhe liqenet e këtij vendi donin të arratiseshin. Me sa duket, pikërisht në këtë pikë mbretërit e lashtë molosioanë të Epirit vendosën të ndërtonin kryeqytetin e tyre aty, në kohën kur mbretëria epirote kishte vendosur të asgjësonte fuqinë e Romës dhe pretendonte të hidhet sipër vetes mantelin e fuqisë së botës. Butrinti ka qenë gjithmonë pjesë e botës greke. Thuhet që ajo është themeluar pikërisht nga Helenos, djali i mbretit Priam të Trojës, i cili duke dashur të zhdukej nga vendlindja e tij e shkatërruar, iu duk se gjeti një Trojë të re, e strehuar në rrafshnaltat mes maleve. Të tjerë spekulojnë se ai është themeluar në shekullin e gjashtë para Krishtit, nga tregtarët që gjendeshin përballë Korfuzit. Akoma thuhet se lulëzimi i saj ndodhi pikërisht gjatë kohës së mbretërimit të mbretit Pirro, i cili e zgjodhi atë si kryeqytet, e pajisi me shumë tempuj, amfiteatro dhe të tjera ndërtesa publike dhe pasi pushtoi një pjesë të madhe të Greqisë, e përdori atë si pedanë kërcimi për të kaluar në pushtimin e Sicilisë dhe të Italisë jugore e më pas, në të dështuarin sulm të vrullshëm në Romë. Butrinti vazhdoi të ishte një qytet domethënës edhe gjatë kohës së pushtimit romak, që ra disi bashkë me rënien e Konstandinopojës. Ai ra qetësisht. Madje, as përpjekjet e pafrenueshme të Ali Pashës, i cili e fortifikoi atë në vitin 1791, nuk mundën ta zgjonin nga mpirja dhe ta ngrinin nga gjumi qytetin madhështor.
Të përbashkëtat mes Ali Pashës dhe Enver Hoxhës
Kështjella e Ali Pashës është në fakt gjëja e parë që bie në sy ndërsa drejtohesh për në Butrint. Ajo është gri, një ndërtesë e mbledhur, më shumë si prezantim bashkëkohor i ndërtuesit të saj, të cilin trashëguesi i tij, Enver Hoxha, e bëri me një fortifikim të furishëm, i bindur se pushtuesit perëndimor, ishin të prirur të pushtonin mbretërinë e tij të vogël. Ajo kështjellë është fillimisht një monument i totalitarizmit. Gjëja e dytë që të bie në sy, është tabela shqiptare që fton vizitorët në Butrint, ku shkruhet "Qyteti Antik Ilir". Ajo për të cilën të gjithë arkeologët bien dakord, është se tokat antike të ilirëve ishin me qindra kilometra në veri, dhe nuk duket se shqetësojnë kuratorët, të cilët ne verë iu kërkojnë njerëzve të veshin toga dhe të recitojnë poezi në "ilirisht", një gjuhë nga e cila nuk ka mbijetuar asnjë shkrim. Në këto toka, emri dhe kujtimi i banorëve origjinalë grekë është fshirë. Gjëja e tretë që të bie në sy janë pemët që të çojnë drejt rrënojave antike. Ato pemë e shpërqendrojnë vizitorin dhe e çojnë në një botë tjetër, me fantazi e ëndërrime.
Butrinti dhe helenizmi
Butrinti, në shumë gjëra kutërbon helenizëm. Shkrimet antike janë gjetur në kolona, shkëmbinj dhe mure. Pas pak ne arrijmë në amfiteatrin e madh. Liqeni, në një mister ambiental, ka përmbytur skenën. Ai është efekti i një teatri nën ujë, ku peshqit dhe gaforret janë trashëgimtarët e fundit të komedisë së Aristofanit. Dhe, me sa duket, ky teatër është ilir. Në këtë moment, emocionet rriten dhe dalin në sipërfaqe. Spontanisht, ne këndojmë himnin kombëtar grek dhe më pas një këngë vaji të vjetër polifonike epirote. Zërat tanë janë për të ardhur keq dhe të përkthyer nga një kor i inatosur. Ndërsa, zërat tanë transportojnë kufirin në Epirin e lirë, ne ecim drejt rrënojave të Aesclepium, katedrales së shekullit të gjashtë dhe më pas humbasim në kthinat e pyllit, papritur muri i stërmadh të Molosve dhe porta e pallatit të Pirros. ثshtë një gjë që dihet nga të gjithë, se epirotët kanë qenë më të shkurtrit ndër grekët dhe duket se ky është një tipar i trashëguar nga stërgjyshërit tanë. Dera e madhe e Pirros është shumë e vogël. Epirotët konservatorë mbajtën traditën Mikene shumë kohë më vonë se grekët të lëviznin drejt zonës klasike. Hapësira e derës është e ngjashme me portën e Luanit në Mikenë, si çdo gjë që unë kam parë. Përfaqësimi në qemer është befasuese: një luan që turret drejt një demi për ta asgjësuar, ky është simboli i Epirit. E mbinatyrshmja në profecinë e vet, hapësira e derës boshe, e zbrazët, të çon drejt një pylli në vatër ku mbreti mirëpriste vizitorët e tij. Zotët e së shkuarës kanë ikur të gjithë tashmë.
Ndërsa ne ecim mes rrënojave, të fshehura mes një pylli që duke si xhungël dhe shohim perëndimin mbi Korfuz, kufiri me Greqinë një kilometër më tej, është krejt i dukshëm. Kanali i artë i Butrintit dëshpërimisht matet të takojë Adriatikun dhe ne shohim sërish pas për të fituar edhe një shikim të fundit të pallateve, të humbur mes "kotësisë së kotësive", nën gëmushën e futur thellë. Më poshtë, kur ne arrijmë Delvinën, vëmë re se në tabelat e rrugës së re, për të cilat qeveria shqiptare kishte premtuar se do të ishin në gjuhën e minoritetit grek, shkruhet në gjuhën shqipe. Ditën tjetër, ndërsa shkonim në Gjirokastër, ne kaluam afër së njëjtës tabelë rrugore me emrin e vendit Delvinë, e cila ishte zbardhur dhe në vend të saj ishte shkruar: "Ne jemi grekë dhe nuk kuptojmë shqip". Jepu parullën dhe më pas kundërparullën dhe lëkunden në baltën e papërkulur të pafundësisë, djemtë e Pirros. Fati i punëve të kryera nga duart e tij, ju pret ju.
Marrë nga American chronicle"
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top