Kresha
A pretty face can never trick me
Rruga nga "Grand"-i e deri të semaforët te Fakulteti Filologjik do të mbajë emrin e presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush.
Kryeministri ka thënë se në shenjë falënderimi për SHBA-të, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5 mijë euro për ndërtimin e bustit të ish-presidentit, Bill Klinton, ndërsa rruga nga hoteli "Grand" e deri të semaforët përballë Fakultetit Filologjik do të mbajë emrin e presidentit amerikan në largim, Xhorxh W. Bush. Këto deklarime ai i bëri gjatë takimit të 48 të Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka premtuar se prioritet i qeverisë për vitin e ardhshëm do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas tij, viti 2008 është viti më i suksesshëm për shqiptarët. Në mbledhjen e fundit të ekzekutivit për këtë vit, si suksese të këtij viti ai ka përmendur shpalljen e pavarësisë, miratimin e kushtetutës, shtrirjen e autoritetit të institucioneve në veri të vendit dhe qeverisjen e mirë. Ndërkaq duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për qeverisje diktatoriale, kryeministri ka thënë se të gjithë duhet t'i gëzohen këtij suksesi. "Ka disa njerëz të frustruar dhe ata duhet të s'frustrohen dhe ta pranojnë realitetin. Pushteti nuk fitohet me dhunë, por me votat e qytetarëve", ka thënë Thaçi. Ekzekutivi në mbledhjen e sotme ka miratuar projekt-strategjinë për korrupsionin dhe disa projektligje të tjera. /ktv/