Burrat dhe gratë

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Marr shkas për të hapur një temë të tillë nga debati i dy anëtarëve në ''rolin '' e gruas apo të mashkullit:në atë ç'ka është një mashkull dhe ç'ka është një femër , për rolet e tyre , për ''detyrat'' e tyre. Për të shtjelluar sado pak po j'u sjell një fragment nga një libër që sapo e kam mbaruar , sigurisht mendimet janë të ''vjetëruara'' ashtu si autori edhe viti i prodhimit të këtij libri, megjithatë mbase vlejnë ndopak . Mbetet për të diskutuar , dhe për të parë, se sa e gjykoni të drejtë këtë vështrim pak a shumë filozofik .


Burri është zbulues i kontinenteve,këtë diku e kam lexuar. Hapin e ri në evolucion,në fillim e bën mashkulli:tiparet e reja më parë lindin te meshkujt,pastaj tek femrat.Si ta themi,mashkulli në evolucion luan rolin e pararojës dhe të zbuluesit ,kurse femra luan rolin e forcave të gjalla masive ,rolin e ushtrisë sulmuese.Meshkujt janë vazhduesit kryesorë të fisit,janë shtytësit e tij, kurse femrat janë mbrojtësit kryesorë të këtij fisi .Burri është më aktiv në kërkimin e së resë sesa gruaja,ai më shumë se kjo synon drejt ndryshimeve.Kurse gruaja ,më tepër se burri,ruan themelet e arritjeve dhe nuk i lë ato të lëkunden e të shëmben. Burrat më tepër se gratë janë krijuesit e së nesërmes:gratë më mirë se burrat janë vlerësueset e asaj që kanë gjetur,janë krijuesit e së sotmes. Në burrat zotëron kërkimi :në gratë zotëron konsolidimi. Pse ndodh kjo ? Roli i gruas si nënë atë e lidh me shtëpinë dhe me rritjen e fëmijëve,e bën të mos largohet nga vatra aq sa burri.Por,duke qëndruar më tepër në shtëpi sesa burri ,ajo merr më pak njohuri dhe qarkun e informacionit e ka më të ngushtë.


ثshtë edhe një ndryshim tjetër i rëndësishëm mes mëndjes së burrit dhe të gruas. Si numër ,të mënçëm dhe shumë të mënçëm te njerëzit ka më tepër burra se gra. Ama edhe budallenj dhe shumë budallenj ka më tepër burra se gra.Në polet e mënçurisë dhe të trashësisë përqëndrohen më shumë burrat sesa gratë.Ndërsa të mënçëm të zakonshëm ka më shumë gra se sa burra .Pra masiviteti i mënçurisë është te gratë ,kurse mëndja pararojë është më shumë te burrat . ثshtë e vërtetë!Mes nesh ,mes burrave ,ka të mënçëm por ka më shumë budallenj se mes grave.Gra budallaçka ka pak !
Kështu mendon Dritëro Agolli. "Dështaku"

Si thoni miq , është burri kështu si përshkruhet këtu ? Femrat vërtet kanë më pak ''horizont'' apo njohuri të përgjithshme sesa meshkujt ? Për këtë të fundit unë jam dakord plotësish, femra budallaçka ka pak , shumë pak. :p
 
Titulli: Burrat dhe gratë

Une ne kete drejtim do theme vetem dy fjale te urta popullore te cilat kam pershtypjen se jane shume filozofike dhe shpjegojne gjithcka ne keet drejtim:

1. Burri te bene zoje e burri te bene toje
2. Gruja te been mbret e gruaja te bene ibret
 
Pe: Burrat dhe gratë

Leon varet si kapet koncepti i mencur...Mund te merret ne konceptin e zgjuarsise,apo dhe te maturise...Ka meshkuj qe jane te matur,dhe ne fakt ashtu duhet te jene..Femra eshte pak natyre me e ''hedhur'',ne kuptimin qe ndikohet shume nga emocionet,dhe ndonjehere vepron nga keta..Meshkujt jane me instiktive,por kane dicka qe duke qene se arrijne pjekurine ne nje moshe me te madhe(kjo krahasuar me femra te cilat pjeken me heret),kane me shume te zhvilluar maturine ne te vepruar...Te thuash budalla/qe,eshte pak si e rende,pasi si meshkuj si femra i kemi te ketyre llojeve..Detyrat e tyre,skane caktim te barabarte per te gjithe njerezit,por sdo doja te kishte nje perzierje rolesh,burri te jete burre(ai qe jep mbrojtje,i gatshem per arsyetim,zgjidhje te gjerave me maturi,vend ''strehim''per femren e tij),femra te jete femer(emotive kur duhet,e shkathet ne te vepruar,sensibel ndaj ndjenjave qe ushqen jo ndaj cdokujt,te jete ''deshira''e pare dhe e vetme per mashkullin e saj)...Tani ngaterrim i ketyre roleve,ndoshta do shtonte edhe operacionet plastike,te pakten te nderrohen rolet ne kuptimin e plote te fjales...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top