Bukuritë e xhenetit

Kresha

A pretty face can never trick me
Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:


”Atë ditë Xheneti do t’u afrohet besimtarëve të devotshëm.” (Shuara 90)

Të gjithë hapësirat e xhenetit janë të parfumosura me parfumet më të mira, era e të cilave ndihet deri në një distancë prej pesëqind vitesh udhëtim.

Zoti e ka lënë në dorën tonë të zgjedhim nëse duam parfumin e xhenetit, apo kutërbimin e qelbit në xhehnem.

A e ndjen veten pranë portës së xhenetit o vëlla? A e ndjen se do e kesh fatin të përjetosh çastet më të lumtura në atë botë?

Me qëllim që t’a fitosh këtë shpërblim të madh, duhet të përpiqesh dhe të lodhesh në këtë botë.

Zoti ka caktuar disa adhurime me anë të cilave ti o vëlla dhe o motër mund t’a arrini këtë gradë të lartë, jetesën në xhenet

Profeti a.s, sa herë që i jepej rasti, u fliste muslimanëve dhe shokëve të tij rreth bukurive të xhenetit dhe kënaqësive të pafund atje.

Në një hadith Kudsij, thotë Zoti i madhëruar:

"Kam pregatitur për robët e Mi, gjëra që nuk i ka parë syri, nuk i ka dëgjuar veshi dhe nuk i ka imagjinuar kush."

Sido që të përpiqeni, kurrë nuk do arrini t'i imagjinoni bukuritë dhe madhështinë e xhenetit.

Gjithë kënaqësitë dhe begatitë e kësaj bote, janë një pjesë shumë e vogël që as nuk mund të krahasohet me ato të xhenetit.

Termi "dynja" ka kuptimin e diçkaje të pakët dhe të pavlerë.

Profeti a.s, çdo gjë të kësaj bote, e lidhte me ngjarje dhe ndodhi të botës tjetër. Gjysëm ore para se të falet namazi i drekës, Profeti a.s. i këshillonte muslimanët që të mos faleshin, pasi në atë orë temperatura e zjarrit të xhehnemit arrinte kulmin. Me këtë, ai kërkonte që muslimani të jetë i lidhur me botën tjetër, t'a kujtojë atë në çdo çast, pasi vetëm kështu do arrijë t'u rezistojë tundimeve dhe joshjeve.

Sa herë që të vuash nga vapa dhe temperaturat e larta, kujto zjarrin e xhehnemit. Ndërkohë që kur të ndjesh flladin pranveror, aromën e luleve, cicërimat e zogjve etj... çoje në mëndje xhenetin me lulishtet e tij të pafund.

Thotë Zoti i madhëruar mbi temperaturën e xhenetit:

"Të mbështetur në divane, ata nuk do të kenë as vapë dhe as të ftohtë." (Insan 13)

Para derës së xhenetit, të gjithë njerëzit do të fillojnë të takohen me të dashurit dhe familjarët. Ata janë në pritje të njëri-tjetrit, derisa të bashkohen përfundimisht në këtë vend. Më parë, atyre nuk u është dhënë rasti të takohen dhe të përshëndeten. Secili ka qenë i angazhuar me hallet dhe shqetësimet e veta.

Profeti a.s do të jetë duke u lutur për umetin e tij:

"O Zot shpëtoji! O Zot, shpëtoji!"

Pasi të jenë grumbulluar të gjithë tek dera e xhenetit, Profeti a.s. do të vijë të hapë derën.

Profeti a.s e përshkruan gjerësinë e kësaj dere, sa distanca mes Mekes dhe Basras.

Ai do të afrohet dhe do të trokasë mbi derë. Nga brenda do të dëgjohet një zë:

"Kush është?"

Profeti a.s. do i përgjigjet:

"Unë jam Muhamedi, biri i Abdullahut."

Zëri nga brenda do të thotë:

"Jam urdhëruar që mos ia hap derën askujt, përveç teje."

Me t'u hapur dera, të gjithë do ndjejnë aromën mahnitëse të xhenetit, do shohin bukuritë e tij, lumenjtë që rrjedhin, shtëpitë e floririt, diamante, pallate të zbukuruar me perla dhe gurë të çmuar, hyritë e xhenetit dhe melekët që u urojnë mirëseardhjen.

Të gjithë do të turren për të hyrë brenda dhe për t'i shijuar këto kënaqësi sa më parë.

Thotë Zoti i madhëruar rreth këtyre çasteve:

" Ndërsa ata që i janë frikësuar Zotit të tyre, do të çohen grupe-grupe në Xhenet. Kur t’i afrohen atij, dyert e tij do të hapen e rojtarët e tij do t’u thonë atyre: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju keni qenë njerëz të mirë, andaj hyni në të dhe qëndroni përgjithmonë!” (Zumer 73)

Me të hyrë në xhenet, ndoshta, do të ulesh të pushosh dhe të marrësh një frymë nga vuajtjet dhe paniku që ke përjetuar pak më parë. Ndoshta do të fillosh të mendosh edhe rreth atyre të cilët nuk e patën fatin t'i përjetojnë kënaqësitë e xhenetit. Kjo, për shkak se ata kanë jetuar në errësirë në dynja, nuk e kanë shijuar ëmbëlsinë e adhurimit të Zotit. Nuk i janë bindur dhe nuk i kanë respektuar urdhërat e Tij. Ata i kanë konsumuar të mirat dhe kënaqësitë e tyre në dynja, kështu për ahiret u ka mbetur vetëm zjarri i xhehnemit.

Kur erdhi radha për të kaluar Siratin, ata nuk e kaluan dot, por ranë në humbnerë, pasi veprat e tyre të zeza, ua errësuan rrugën.

Siç thotë dhe Profeti a.s., rënia nga ura e Siratit do të vazhdojë për shtatëdhjetë vite, derisa të arrijë poshtë në zjarrin e xhehnemit.

Gjatë rënies, atij do i kujtohet jeta e kësaj bote, ku nuk ua vinte veshin këshillave. Atij i kujtohen veprat e liga që vepronte, pa pyetur nëse e vështron Zoti i madhëruar.

Një herë, Profeti a.s. bashkë me shokët e tij dëgjuan një zë të çuditshëm, sikur një gur u përplas me forcë përtokë. Profeti a.s u tha shokëve:

"Ai ishte një gur që për shtatëdhjetë vjet binte në humbnerën e xhehnemit. Tani ai arriti në fundin e zjarrit."


Dijetarët kanë debatuar mbi faktin se përse duhet të bjerë për shtatëdhjetë vite dhe përse kjo shifër. Ata thonë se numri shtatëdhjetë, është mesatarja e jetës së njeriut mbi tokë.

Një njeri i tillë do të vazhdojë të udhëtojë nëpër nivelet e xhehnemit, derisa të arrijë tek vendi që i është caktuar për t'u ndëshkuar.

Thotë Zoti në Kuran:

" (Do të thuhet) “Kapeni dhe lidheni në pranga." (Hakka 30)

Rreth këtij ajeti, dijetarët muslimanë thotë:

"Me të marrë këtë urdhër, do të nisen njëherazi dhjetë mijë melekë, me qëllim që t'a tërheqin për në zjarr."

Ata janë melekë të zymtë në fytyrë, të ashpër dhe kurrë nuk i shkelin urdhërat e Zotit të madhëruar.

Rrugën për në xhehnem, ky njeri nuk do e bëjë në këmbë, por do të ecë me fytyrë. Kur e dëgjuan këtë, shokët e Pyetën Profetin a.s se si ishte e mundur që dikush të ecte me fytyrë.

Profeti a.s u tha:

"Ai që i bëri të ecin me këmbë, është në gjendje t'i bëjë të ecin dhe me fytyrë."

Melekët do i marrin këta njerëz me forcë dhe do i tërheqin zvarrë. Me të arritur para dyerve të xhehnemit, njerëzit do të mendojnë se tashmë do të shpëtojnë nga ky ankth dhe dënim. Por në çast do u hapen dyert e zjarrit dhe do të hidhen brenda.

"Jobesimtarët do të shtyhen grupe-grupe në Xhehenem dhe, kur të arrijnë atje, do të hapen dyert e tij dhe rojtarët do t’u thonë atyre: “A nuk ju kanë ardhur të dërguar midis jush, të cilët ju lexonin shpalljen e Zotit tuaj e ju tërhiqnin vërejtjen për takimin e kësaj dite?!” Mohuesit do të thonë: “Po, është e vërtetë!” E kështu përmbushet fjala e Allahut për dënimin e mohuesve." (Zumer 71)


"E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore, Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit). Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)? Ajo është një Zjarr i vrullshëm." (Karia 8-11)

Një pjesë nga ata që presin të hidhen në zjarr, duke parë tmerrin e atyre që tashmë janë hedhur, duan të kthehen sërish tek melekët, pasi mendojnë se rrahja dhe vuajtjet e tyre do të jenë më të lehta. Por:

"Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh." (Rahman 41)

Ata njihen nga një damkë me të cilën janë damkosur në ballë.

Ndërkohë, njerëzit e mirë kanë një shenjë tjetër me të cilën dallohen. Ajo është shenja në ballë, me të cilën preknin tokën gjatë sexhdes dhe namazit.

Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:

" Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes." (Fet'h 29)

Kjo shenjë, u vendoset banorëve të xhenet që para se të hyjnë në xhenet, me qëllim që të qetësohen dhe mos frikësohen.

Po ti o vëlla dhe o motër, cilit grup i përkisni? Përse nuk ndryshon drejtim që tani dhe t'i përkasësh grupit të dytë, të cilët do të kenë në ballë shenjën e sexhdes?

Unë të këshilloj që ajetet që flasin për xhenetin në Kuran, t'i shkruash në një letër dhe këtë letër t'a vendosësh në dhomën ku qëndron, në atë të gjumit, në celular dhe në kompjuter. Dhe s a herë t'i lexosh, të kujtosh xhenetin dhe të të shtohet dëshira për vepra të mira.

Thotë Profeti a.s rreth bukurive të xhenetit:

”Një metër vend në xhenet, është më i mirë se kjo botë me githë të mirat e saj.”

Thotë Zoti në një hadith kudsij:

”Kam pregatitur për robët e Mi të ndershëm, gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe as në mendje nuk i ka vajtur kujt.”

A e imagjinon dot gëzimin dhe lumturinë tënde në çastet kur të hapet dera e xhenetit dhe ti të vërshosh brenda? Sado të mendosh dhe meditosh rreth xhenetit, sado të fantazosh, kurrë nuk mund t’i afrohesh gëzimit të atyre çasteve. Kjo pasi xheneti është jashtë kufinjve të shqisave tona, është jashtë fantazisë tonë.

Ibnul Xheuzij është një nga dijetarët muslimanë. Ai e kaloi jetën në kërkim të dijeve dhe thuhet se ka lexuar mbi njëzet mijë volume. Kur mbushi moshën tetëdhjetë vjeçare, ai ishte dhënë pas shkencave të Kuranit. Një ditë, i foli shejtani dhe i tha:

”Të ikën ditët e rinisë o Ibnul Xheuzi!”

Por ai ia ktheu:

”Hesht o i mallkuar! Gratë e Egjyptit i prenë duart me thika, kur panë bukurinë e Jusufit a.s.”

Me këtë, ai i thoshte se gratë i prenë duart me thika kur panë bukurinë e një krijese në këtë botë, po sikur të kishin parë bukuritë e botës tjetër në xhenet?!

Shpesh herë, Profeti a.s ua përsëriste shokëve të tij që oferta e Allahut – xheneti – është shumë e shtrenjtë.

Ne duhet të shtojmë vullnetin dhe këmbënguljen për t’a fituar begatinë e botës tjetër, xhenetin. Njëkohësisht, duhet t’a lusim Zotin nga zjarri dhe dënimi i xhehnemit. Një ditë, Profeti a.s. u tha shokëve të tij:

”Zjarri i kësaj bote, është një nga shtatëdhjetë pjesë e zjarrit të xhehnemit.”

Në një transmetim tjetër, Profeti a.s. shton:

”Zoti e ka rrethuar me shtatëdhjetë mëshira, që t’ua lehtësojë dhimbjet e tij.”

Duke qarë me ngashërime, shokët e Profetit a.s. i thanë:

”Sikur të ishte si zjarri i kësaj bote, do të ishte shumë.”

Tregon Ebu Hurejre:

”Zoti e ka ndezur zjarrin e xhehnemit për një mijë vite derisa u skuq. Më pas e ndezi për një mijë vite të tjerë derisa u zbardh. Pas kësaj e ndezi për një mijë vite të tjera derisa u nxi. Tashmë ai është i errët si nata.”

Sa më shumë ditë dhe vite kalojnë, aq më shumë i afrohemi ditës kur do të ndahemi nga kjo botë. Kjo duhet të na bëjë të zgjohemi nga indiferentizmi që na ka kapluar dhe të distancohemi nga veprat e këqija dhe të poshtra.

Rruga e vetme të cilën duhet të ndjekim, është ajo e bindjes dhe adhurimit të një Zoti të vetëm.

Zoti na ka krijuar për t’a adhuruar dhe si shpërblim Ai ka pregatitur xhenetin.

E lusim Zotin që të na bëjë nga banorët e xhenetit, ku të jemi në shoqërinë e Profetit a.s, shokëve të tij dhe të gjithë atyre që ndoqën rrugën e drejtë.

Paqja e Zotit qoftë mbi ju!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top