Britania e Madhe oferton kompjuterin më të lirë në botë

legjenda

Tetova
Kompania britanike, “Raspberry Pi”, nxori në shitje mikrokompjuterin “Pi Zero”, i cili konsiderohet më i liri në botë me një çmim prej vetëm pesë dollarësh, informoi sot revista amerikane, “The Wired”, transmeton Republika.info.

Bëhet fjalë për një çip në të cilin mund të lidhet një tastaturë dhe një monitor, thuhet në artikullin e publikuar në këtë revistë.

Në lidhje me këtë, themeluesi i kësaj kompanie, Eben Upton, tha se zbulimi paraqet një ndryshim të madh. “Realisht, në këtë çip mund të futen të gjitha të dhënat”, shpjegoi ai.

Procesori i këtij modeli ekonomik është më i fuqishëm sesa versioni i parë i këtij modeli i lëshuar në vitin 2012, thotë ai.

Sipas Uptonit, që nga viti 2012, miliona njerëz kanë përdorur Raspberry Pi për të provuar përvojën e parë me këta kompjuterë. /Republika.info/
29_11_2015_1270299_Pi_Zero.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top