"Bredhi i Hotovës" perla e gjelbërt e Shqipërisë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Parku në Përmet mund të vizitohet për turizëm dhe gjueti

Artan Hoxha


Parku kombëtar "Bredhi i Hotovës" mund të cilësohet pa asnjë dyshim mushkria natyrore e Shqipërisë Jugore. Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë që ofron surpriza të këndëshme në çdo stinë të vitit. Bredhi i Hotovës është masivi pyjor më i mbrojtur në Shqipëri duke i rezistuar deri tani çdo dëmtimi apo shpyllëzimi nga njeriu. Vendodhja e parkut në një zonë ku pothuaj asnjëherë nuk ka patur probleme të sigurisë, ka bërë që ai t'i shpëtojë për mrekulli shfrytëzimit për lëndë drusore ndërtimi, apo për zjarr. Prej disa vitesh ai është kthyer në një vend që vizitohet shpesh nga turistët, numri i të cilëve ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Guida
Bredhi i Hotovës bën pjesë në Krahinën Malore-Jugore. Ai ndodhet në zonën e Frashërit, rreth 35 kilometra nga qyteti i Përmetit, në verilindje të tij. Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e luginës së Lomnicës e deri afër majës së malit të Kokojkës. Kalimi nëpër pyll bëhet nëpërmjet rrugëve automobilistike Frashër-Përmet dhe shtigjeve e rrugëve këmbësore të cilat lidhin zonën e Dangëllisë me Dëshnicën si dhe me qytetin e Përmetit. Në Bredhin e Hotovës mund të shkosh me çdo lloj mjeti pavarsisht se rruga nga kthesa e Piskovës, është e paasfaltuar. Por udhëtimi me mjete fuoristrada të krijon lehtësinë për të hyrë sa më thellë në pyll. Në Bredhin e Hotovës nuk ka lokale prandaj ushqimin duhet ta marrësh me vete ose ta porositësh më parë në fshatrat përreth tij. Ndërsa për ujin e pijshëm nuk është problem pasi në brendësi të pyllit ka një sërë burimesh natyrore më ujë të ftohtë. Duke qenë se është nën administrim nga një personel i specialistësh të Ndërmarrjes Pyjore Përmet, në hyrje të parkut duhet të paguash një taksë prej 1000 lekësh të vjetra, njëlloj si në parkun e malit të Dajtit në periferi të Tiranës. Fshatrat në afërsi të parkut që mund të vizitohen janë Frashëri, vendlindja e tre vëllezërve rilindas Frashëri. Aty mund të vizitosh shtëpinë e tyre si dhe teqen e bektashinjëve të Frashërit, e cila është rikonstruktuar vitet e fundit. Në afërsi të parkut ndodhen dhe fshatrat e Ogrenit, Hotovës, Borockës, Pagrisë, Kreshovës, Suropullit etj, ku mund të shijosh gatimet tradicionale dhe rakinë me famë të zonës së Përmetit.
parkukombetarbredhiihotoveshm3.jpg

Flora
Bredhi i Hotovës konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishëm në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan me Bredh Maqedonas. Aty përveç bredhit gjen disa lloje panjash. Në brendësi të pyllit ka shkozë e zezë, ilqe, dëllinjë e kuqe dhe e zezë, mjedëretj. Nga bimët aromatike më shpesh has trëndelinën. Shpërndarja e vegjetacionit është vertikale në trajtë brezash, të cilët në muajt e verës kanë pamje plotë gjelbërim, kurse në dimër bora mbulon tërë zonën përreth. Në lartësinë 800-1000 metra takohen livadhe e vënde të sheshta të rrethuar nga drurë shekullorë të përmasave të mëdha. Parku formon një kurorë të gjelbërt gjigande me kontraste të dukshme nga njëra-tjetra. Kufijtë e poshtëm të parkut fillojnë në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit të përfaqësuar nga shkurre përherë të blerëta dhe ato gjetherënëse. Më sipër takohen drurët pyjor si lisi, panja, frashëri, bredhi, deri në 1300 metra lartësi. Ndërsa maja e Kokojkës është e zhveshur. Në rrethina gjenden gryka të thella lumore e përrenjësh si të Lomnicës dhe të Lëngaricës. Gryka e Lomnicës e ndan malin në dy pjesë, duke krijuar një kanion me pamje magjepëse dhe është e pasur me burime uji të kristalta malore.

Fauna
Bota shtazore është e pasur. Nga gjitarët takohen ariu i murrmë, ujku, dhelpra, kunadhja, derri i egër, lepuri i egër, ketri etj. Por krenaria e këtij parku dhe përfaqësuesi tipik i tij është kaprolli, të cilin mund ta shohësh në livadhe dhe lëndina në thellësi të pyllit. Në vënde të caktuara mund të ndeshësh dhe dhinë e egër. Shpendët përfaqësohen nga grabitqarët e ditës dhe të natës si qyqja, kukuvajka, bufi, shqiponja, por shpesh ndesh dhe mëllenjën, turtullin, shapkën, thëllëzën e malit, gjelin e egër si dhe guakun(një lloj pëllumbi i egër). Gjuetia e kafshëve dhe shpendëve të egra që lejohet me ligj fillon më 15 gusht kryesisht për turtullin. Ndërsa në fillim të shtatorit nis gjuetia për lepujt, dërrin e egër, thëllëzën etj. Sezoni i gjuetisë zgjat deri në fillim të pranverës.


2046055.jpg
bredhi i hotoves
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top