Katari ka inauguruar stadiumin e katërt nga 8 që do të ndërtohen për Kupën e Botës 2022.
“Është një stadium i jashtëzakonshëm” tha Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
“Atmosfera është e pabesueshme. Jam i sigurtë që do jetë një arenë perfekte për futbollin e vitit 2022, ku do të luhen shumë ndeshje gjatë Kupës së Botës. Vendi është i mirëpërgatitur për kompeticionin e ardhshëm botëror, i pari që mbahet në Lindjen e Mesme dhe botën arabe”, shtoi Infantino.
Stadiumi i Katarit ka një kapacitet prej 40 mijë vendesh. Pas Kupës së Botës, ai do të jetë në dispozicion të komunitetit lokal, për organizimin e aktiviteteve sportive.
A2news.com