Bota, siç e shikoj unë

Kresha

A pretty face can never trick me
Albert Einstein


Sa të çuditshem jemi ne të vdekshmit! Secili prej nesh është ketu për një qëndrim të shkurtër; për ç’qëllim askush s’e di, megjithëse nganjëhere na duket se e kuptojme pse-në. Por pa u menduar shumë secili e di nga jeta e përditshme se ai ekziston për të tjerët: së pari për të gjithë ata, prej ku varet tërësisht buzëqeshja dhe mireqenia jonë vetiake, dhe pastaj për shumë te tjerë, të panjohur për ne, me fatin e të cilëve jemi lidhur prej simpatisë. Përditë me qindra herë sjell ndërmend se jeta ime e brendshme dhe e jashtme është e mbështetur në punën e të tjerëve, të gjallë apo te vdekur, dhe se duhet të detyroj vetveten të jap në po atë mase ëkam marrë dhe vazhdoj të marr.

Kurrë nuk e kam parë rehatinë dhe lumturinë si qëllim në vetvete; ky ideal i gënjeshtërt do te ishte i denjë vetem për derrat. Idealet që kanë ndriçuar jeten time dhe kohë pas kohe më kanë dhënë kurajo të re për ta përballuar me gëzim jeten, kanë qenë E mira, E bukura dhe E vërteta. Pa sensin e të qenit i afërt me njerëz të ngjashëm, pa preokupimin me botën objektive, përjetësisht e paarritshme në orvajtjet e artit dhe shkencës, jeta do të kishte qenë krejt e zbrazët për mua. Objektivi i trefishtë i përpjekjeve njerëzore - posedimi, suksesi i sipërfaqshëm, luksi, kanë qenë për mua gjithmonë të përbuzshme.

Pasioni im për drejtësi e përgjegjësi shoqërore nuk është nxitur kurrë nga nevojat e mia vetiake, për të pasur kontakte te drejtpërdrejta me njerëz e komunitete. Une jam në të vërtetë “nje udhëtar i vetmuar” dhe kurrë nuk i kam përkitur me gjithë zemër vendit tim, shtëpisë sime, miqve te mi, as bile rrethit të ngushtë të familjes; përballë këtyre lidhjeve nuk e kam humbur kurrë ndjenjën e distancës dhe nevojës për vetmi.

Ideali im politik është demokracia. اdo njeri të nderohet si individ dhe askush të mos shndrrohet në idhull. ثshtë një ironi e fatit që unë vete kam qenë objekt i nje adhurimi të tepruar, megjithese jo për fajin apo meritën time. Arsyeja e gjithë kësaj duket ka qenë dëshira, e paarritshme për shumë njerëz, për të kuptuar ato pak ide të cilat unë munda t’i arrij pas një përpjekjeje te pareshtur. Për mua është krejtësisht e qartë se që një organizatë të arrijë qëllimet e veta duhet patjetër që dikush të udhëheqë me mendim e drejtim dhe të mbajë përgjegjësinë. Por pa shtrëngim, njerzit duhet të jenë të aftë të zgjedhin udhëheqësit e tyre. Sipas mendimit tim, një sistem autokratik shtrëngues shpejt degjeneron, forca i josh njerëzit me moral te ulët. E vetmja gjë e vlefshme në procesin e jetës njerëzore, sic më duket mua, nuk është pozita politike, por ajo krijuese, ndjenja e individualitetit, personaliteti; vetëm ajo krijon fisniken dhe sublimen, ndërsa c’mbetet së këtejmi është turma e amullt dhe e topitur në mendim e ndjenjë. Ky argument me sjell tek shfaqja më e shëmtuar e turmave, tek sistemi militar, i cili me ndjell krupë...Kjo murtajë e qytetërimit duhet të zhduket sa më parë. Heroizmi ushtarak, dhuna e pandjeshme, dhe gjithë ai moskuptim i neveritshëm që ngrihet në emër të atdhetarizmit –që i urrej me gjithë shpirt.

Përvoja më e mrekullueshme, që mund te kemi, është e mistershmja. ثshtë ai emocion thelbësor që qëndron në themel të artit dhe shkencës së vërtetë. Kushdo që nuk e njeh këtë ndjenjë dhe nuk habitet, nuk mrekullohet, është si një i vdekur dhe sytë e tij janë të errësuar.Ka qenë përvoja e së mistershmes, qofte edhe e përzjere me frikën, krejt zanafilla e fesë. Dijenia për një ekzistencë të cilën nuk mund ta penetrojmë, perceptimet tona për arsyen më të thellë dhe për të bukurën më të shkëlqyer, të cilat vetëm në formën e tyre më primitive janë të kapshme nga mendja jonë: kjo është dija dhe ky është emocioni që përbëjnë besimin e vërtetë. Në këtë kuptim, dhe vetëm në këtë, unë jam një njeri thellësisht fetar…Unë jam i lumturuar me misterin e eternitetit të jetës dhe me një njohje, një kuptim, të strukturës së mrekullueshme të ekzistencës ashtu si dhe me përpjekjet e përulura për të kuptuar qoftë edhe një copëze të vogël të Arsyes që shpreh vetveten në natyrë.!
 
Titulli: Bota, siç e shikoj unë

Shume interesante!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top