Bota pret dënimin e dhunës, Obama luan golf

Kresha

A pretty face can never trick me
Kryetari i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke luajtur golf në një klub privat në afërsi të shtëpisë të marrë me qira në Havaji.




Në kohën kur me qindra njerëz po vdesin në Gaza nën bombat izraelite, dhe nga të gjitha anët po arrijnë dënimet e këtyre akteve makabre dhe po dërgohen konvoje me ndihma, kryetari i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke luajtur golf në një klub privat në afërsi të shtëpisë të marrë me qira në Havaji.

Liderët izraelitë kërcënojnë se konflikti në Gaza do të zgjasë me javë të tëra, përderisa deri tani janë mbytur me qindra njerëz të të gjitha moshave. Caqet nuk po selektohen, ndërsa liderët botërorë apelojnë në ndaljen e zjarrit.

Por, Obama ka vendosur që të gjitha komentet t'ia lë në dispozicion kryetarit aktual George W. Bush, i cili deri më tani e ka akuzuar njëanshmërisht vetëm Hamasin.

Obamës iu është dërguar letra e aktivistëve propalestinezë të cilët luten për aksion dhe gjykimin e dhunës në Gaza.

As publiku i atjeshëm nuk është i kënaqur me heshtjen e Obamës. Pensionisti Robert Steiver (65) nga Honolulu ka deklaruar se ai është i zhgënjyer me faktin se kryetari i sapozgjedhur nuk i bashkohet dënimeve që po bëjnë liderët politikë botërorë.

"Kam shumë frikë se ai do ta vazhdojë politikën dështake të administratës Bush", ka deklaruar plaku për listën Honolulu Adviser. "Unë bashkë me palestinezët jam duke vuajtur me vjet të tëra". /Globus/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top