Bota e spektaklit ne Shqiperi dhe elementet e huaj

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
thumbnail.php

Spektaklet “E Diela Shqiptare” dhe “E Diell”. Te dy emisionet mbartin vlera, qe te dy percojne mesazhe dhe kulture njekohesist, jane pika referimi per shume individe, por nuk duhet harruar nje fakt i dhimbshem qe vlerat tona kane humbur dhe jetojne pas arkivave te produksionit shqiptar.

Gjithkush nga ne krijon nje ide te vaget nese do ta pyesnim se cfare eshte spektakli. Menjehere do te na vinte ne mendje imazhi mbi skenografine, ndricimin, ritmi dhe imazhi yne i preferuar i moderatorit. Kur shikon kete miniretrospektive te prodhuar nga vete mendja, atehere fillon me seriozisht se cfare eshte nje spektakel. Por sigurisht qe nje spektakel nuk mund te ekzistoje vetem ne elementet e lartepermendur, jetojne dhe shume te tjere, por qe jane ana e padukshme e nje produksioni. Nje pune e caktuar kur transmetohet ne tv tone ka kaluar ne shume etapa . Si fillim shtysa me e madhe eshte regjisori qe me idete e tij, ve ne jete nje projekt te caktuar. Nje shtylle e fuqishme ne kete krijese eshte dhe skenaristi qe pasohet me pas me eksperte te imazhit, ndricimit, veshjes, muzikes se perzgjedhur e shume elemente te tjere. Bashkepunimi i ketyre ingredienteve prodhon rekasionin kimik me emrin Spektakel. I gjithi ai ambient ka tjeter vizazh, tjeter forme, tjeter ere.

Mbizoteron tjeter fryme!

Mbizoteron fryma e fames dhe suksesit, e imazhit te mire dhe fitimeve te medha. Te gjitha keto jane biznes , nje biznes i njerezve me fame. Jane pjese e showt & the show must go on. Eshte intriguse dhe interesante njekohesisht kur mendon se pjese e kesaj bote mund te jesh dhe ti, te japesh kontributin tend, te rikrijosh nje imazh te ri etj. Te gjitha duan fame, kohe dhe vullnet te hekurt dhe pa mohuar me te rendesishmen qe eshte talenti. I predispozuar me nje fat te tille duhet te cash ne boten e veshtire te showbiz-it. Dhe ne momentin kur je dikush athere nuk ke me nevoje te levizesh gure pasi vijne vete levizjet. E gjithe kjo retrospektive u bazua mbi idete e mija te krijuara lidhur me shfaqjet e huaja. Ne Shqiperine tone te vogel operojne dhe zhvillohen cdo dite e me shume elemente te gjithanshem ne te gjitha fushat e jetes. Nga viti ne vit vihen re ndryshime galopante dhe te sukseshme.

Nese racionalisht do te hedhim koken pas nga e kaluara dhe nga historiku yne i TV dhe perkatesisht i shfaqjeve TV apo sic thuhet sot modernisht Show, me siguri do te hasnim ndryshime. Eshte e konceptueshme dhe mese normale te kete ndryshime. Ne kete rast nuk do te ekzistone habia, por krenaria se dhe ne si vend shume i vogel ish komunist kemi histori TV. Edhe pse e varfer dhe me pak elemente interesante, mbetesh ajo shfaqja tradicionale dhe autoktone. Ne 20 vitet e sistemit te ri gjithcka ka ndryshuar, pervec institucioneve kulturore.

Cdo gje ka marre transformim, por jo te njetrajtshem. Efekti globalizem na eshte futur deri ne palce dhe pervecse nuk kemi me te voglen deshire per te shmangur kete fenomen, por forcojme dhe nje here me shume kete lidhje duke u futur me keq ne kete vorbull.

Nuk dua te gjykoj globalizmin si efekt negativ.

Nuk eshte ne qellimin tim te vendos ate si shkaktar i nje corbe kulturash.
Sic ka monedha dy faqe, ashtu edhe globalizmi ka dy efektet e tij. Nga njera ane na zhillon me njohje te reja kulturash, dhe nga ana tjeter na imponon grimca kuturash te tjera duke i bere pjesetare te kutures sone. Dhe ky fenomen per mendimin tim nuk eshte shume fort i mire.

Pak me pare permenda se sa shume ka ndryshuar spektakli yne nder vite. Te medosh se dy dekada jane mese te mjaftueshme per te sjelle dhe risjelle risi ne tv.

Nese para viteve ’90 kishte nje veshje te tipit mashkulli me kostum dhe femra me fustan te shkurter deri ne mes te gjurit, sot keto ligje nuk ekzistojne me dhe jane thjesht pjese e nje te shkuare jo shume te larget.

Ne i morem hapat shume shpejt, i ngjitem shkallet nga tre per nje here, pasi barazine me te tjeret e ndjejme ende larg dhe jo vetem ne fushen e spektaklit. Edhe pse e ndjejme qe nje dite do jemi njesoj me boten jashte.

Sot ekzistojne tipe dhe lloje veshjesh qe ndahen sipas evenimentit, por jo ne te gjitha rastet respektohen. Pasi rendom ne TV tona shohim veshje te tipit qe na komunikojne te tjere faktore, qe nuk jane te duhurit per rastin etj.

Edhe pse TV ka nje fryme goxha influencuese dhe koordinuese te fuqishme, ka nga ana tjeter dhe keqinterpretues te dyanshem. Pasi keto imazhe te hequr nga privatesia, shpesh here stilin e te veshurit e konfondojne, dhe me pas i lene dhe shikuesit nje koklavitje tjeter.

Edukimi i te veshurit duhet te jete sipas disa karaktereve jo shtrengues dhe obligues, por sipas pelqimit te syrit dhe imazhit te mire.

Edhe pse muzika me karakter komercial mbizoteron ne te gjitha shfaqjet tona modeste, ne serish nuk pyesim veten nese kemi apo jo nje kulture te muzikes sone e cila te na perfaqesoje denjesisht edhe brenda territorit tone. Sot ekziston menyre tjeter komunikimi ndermjet artistit dhe spektatorit apo telespektarorit, ka nje fryme tjeter te veshuri, ka nje menyre tjeter te komportuari ne skene etj.

Te gjithe keto elemente te rinj kane zene vendin elementeve te vjeter dhe tradicionale te cilet per dekada me rradhe ishin ngulitur ne mendjen e cdo individi.

Duke krjuar kete perballje midis dy koheve te lartepermendura veme re se avantazh dhe pelqim do te kete per periudhen pas viteve ’90 me siguri. Por cdo e mire ka te keqen e saj dhe e kunderta. Sot ne shume TV shqiptare operojne emisione dhe shfaqje TV, apo dhe festivale analoge qe ne fund kane nje qellim te vetem :

Te berit show dhe te terhequrit audience

Nese nje produksion i caktur ka keto dy elemente atehere ne vija te pergjithshme eshte i realizuar dhe i arrire. Por ne TV tona ndodh edhe nje fenomen shume i cuditshem, ne cdo kanal TV mund te gjejme emisione analoge dhe me permbajtje afersisht te njejte. Pikerisht kjo riperseritje dhe klonim krijon ate kalimin per te cilin cdokush do ta vinte re. Afersia e skenarit te shfaqjeve qe perafrojne, krijone pakenaqesi.

Dhe vjen natyrshem nje gje e tille pasi spektatori dhe telespektatori ka deshire qe kohen televizive ta mbushe me risi dhe elemente te rinj dhe jo riperseritje edhe pse jane interesante ne vetvete.

Nese do te mund te benim nje krahasim te dy shfaqjeve qe kane terhequr shume audience me siguri do te permendnim “E Diela Shqiptare” dhe “E Diell”. Jane dy produksione te cilet transmetohen per dite te diele dhe kane nje kohezgjatje relativisht te njejte. Kane pothuajse permbajtje te njejte ne vija te pergjithshe, por realizohen ne televizione te ndryshem.

Tv Klan me shfaqjen “E Diela Shiptare” ka per shtylle moderatorin Ardit Gjebrea dhe me pjesemarrjen e Sonila Meco, Blerina (dietologia) dhe Dalina Bodinaku. Ndersa ne shfaqjen analoge te realizuar ne Top Channel ka per shylle moderatorin Adi Krasta dhe Xhemi Shehu. Te dy prodhimet kane nje kohezgjatje relativish 5 ore me nderprerje ne edicionet informative.

Por me poshte do te shfaqim nje grafike per te pare dhe te perbashketat qe kane
krahasimi.jpg

Pra duke hedhur nje veshtrim te thjeshte te programacionit te dy produksioneve do te veme re se kane shume te perbashketa. Edhe pse jane etapa qe zhvillohen ne ore te ndryshme, serish kane te njejten tematike trajtimi. P.sh te ftuarit nga Ardit Gjebrea ne pjesen e pare te emisionit me rubriken “Pro apo Kunder” perafron shume me rubriken qe drejton dhe Adi Krasta me 6 te ftuar per nje teme te caktuar. Ne rastin e pare vendoset dhe publiku te japi mendimin e tij bashke me jurine popullore te udhehequr nga Sonila Meco. Pra forma e debatit kalon kufijte e salles dhe te skenes dhe behet pjese dhe publiku nga shtepia. Venia ne levizje e publikut tregon nje influencim nga te gjitha anet per nxjerrjen e nje pergjigjeje pozitive apo negative ne lidhje me nje fenomen te caktuar.

Ndersa tek rubrika qe drejtohet nga Adi Krasta kemi nje tjeter menyre. Te ftuarit shtjellojne dhe analizojne idete tyre. Ata mbeshtesin ose kundershtojne parafolesin ne menyre qe ne fund te arrihet ne nje ide universale dhe te pergjithshme mbi temen qe eshte caktuar.

Rasti qe permenda me siper per rubrikat mendoj se eshte nje format i hauzuar ose me sakte i kopiuar nga produksione analoge qe operojne ne Itali. Pikerisht ne emisionet e fundjaves ne TV Italiane ekzistojne te tilla rubrika.

Nje rast tjeter i kopimit te formatit dhe programit eshte dhe ne rastin kur Adi krasta fton nje personalitet te shquar te politikes, kultures etj dhe trajton nje forme bashkebisedimi lidhur me individin e shquar. Pikerisht kjo eshte nje forme tjeter e kopiuar pasi ne Tv Canale 5 produksioni “Pomerigio 5” ekziston po e njejta forme. Prezantuesja Brbara D’usro fton nje personalitet te shquar dhe krijon nje forme bashkebisedimi midis te ftuarit dhe moderatores.

Pjesa e dyte e emisionit tek “E Diela Shqiptare” fillon me rubriken “Te lumshin duart”. Eshte nje rubrike goxha e larmishme dhe me interes pasi jep informacione mbi produktet ushqimore, tregon receta te reja gatimi dhe krijohet nje konkurim midis tre amvisave. Pikerisht ky format eshte i marre po nga TV Italian Rai Uno ne emisionin e mesdites te titulluar “ La prova del cuocco” (Prova e kuzhinierit) te drejtuar nga Antonella Clerichi. Ne kete emision te perditshem jane ne gare dy kuzhinjere qe garojne per 1000 euro dhe per nxjerrjen e recetes me te mire.

Gjate dhenies se rubrikes “Te lumshin duart” njekohesisht transmetohet dhe rubrika e nje te ftuari special qe ne kete rast eshte nje kengetar. Xhemi Shehu prezanton artistin ose artisten qe performon kenget live.

Adi Krasta fton femije nga dy shkolla te ndryshme per te zhvilluar nje gare inteligjence midis 8 nxenesve. Krijohet nje atmosfere interesante ku finalizohet me njeren shkolle fituese. Si pjeset e lartepermendura dhe konkursi me nxenesit eshte nje ide e huazuar nga emisioni “Genius” (Gjenite) te cilin e drejtonte ne Rete 4 Mike Buongiorno. Ky format i suksesshem ne Itali ka dhene shtyse qe te trajtohet edhe ne vendin tone.

Me pas pjesemarresit Big Brother konkurojne cdo jave me njeri-tjetrin duke mesuar nje koreografi dhe duke kercyer me nje balerin profesionist. Ne fund zgjidhet nje konkurent fitues. Edhe kjo pjese e transmetuar ne Top Channel ka origjine nga Buona Domenica qe transmetohej ne Canale 5. Ka sukses per vete faktin se banoret e Big Brother kane fame dhe kjo ben qe rubrika te kete shikueshmeri.

Nga ana tjeter tek “E Diela Shqiptare” Ardit Gjebrea me shoqeruesen e tij Dalina Bodibaku ftojne artiste te ndryshem te cilet performojne pjese nga krijimtaria e tyre. Nje moment shume interesant dhe shume elektrizues. Skena mer ngjyra te tjera, kendohet live dhe ka shoqerim nga balerine. Nuk mungojne dhe balerine te cilet performojne nga koreografi i produksionit Albi Nako.

Nuk mund te harrojme dhe trupen e baletit te top Channel te udhehequr nga koreografet Edzalin Gorani dhe Ola Hasani.

Cdo jave trupa pergatit dy numra te cilat transmetohen live ne ekranin e Top Media.

Duhet pasur parasysh nje fakt i rendesishem qe te dy prodhimet transmetohen drejperdrejte.

Pra ne kete analize te bere per programacionin e dy show-ve veme re se 90% e te gjithe shfaqjes eshte e huazuar nga televizionet fqinje (Italiane). Pikerisht keto lloj formatesh jane te testuar jashte dhe duke patur sukses, presupozohet qe te kene te njejtin efekt edhe ne vendin tone.

Por harrojme nje faktor shume te rendesishem. Faktin se keto rubrika nuk jane me shqiptare dhe se huazimi nganjehere nuk jep efektin e tij me te mire. Pothuajse te gjithe elementet e dy produksioneve jane te marre nga jashte dhe se elementi vendas eshte shume i vogel per te mos thene se eshte inekzistent.

Pikerisht humbja dhe mostransmetimi i elementeve tradicional ben qe te zbehen motivet, vlerat tona dhe te lartesohen e te lartepermenden padashur elemente dhe faktore te huaj. Nuk eshte ideja se nuk vleresojme elementet e huaj, por ne fillim duhet te mbajme ne shtylla te forta vlerat tona. Te vetmit elemente shqiptare ne keto megaproduksione jane moderatoret, balerinet, fonia dhe disa elemente te tjere.

Nuk duhet harruar qe tek “E Diell” regjizore eshte Alessia Vessichio. Edhe pse shume e zonja profesionalisht dhe me horizont, serish mbetet nje element i huaj qe globalizmi e ka sjelle, porsi lumi i dendur pas shirave te rrermbyeshem.

E njejta gje ndodh edhe tek “E Diela Shqiptare” ku skenografi eshte Franko Ferrara. Ne kete rast ka nje vlere me shume per skenografine shqiptare pasi regjisori Franko Ferrara ka eksperience shumevjecare dhe se ka realizuar skenografine e San Remo 11 here.

Eshte per tu pershendetur fakti se regjisori Aldon Lipe per skenograf ka zgjedhur nje njeri te shquar dhe me eksperience.

Te dy emisionet mbartin vlera, qe te dy percojne mesazhe dhe kulture njekohesist, jane pika referimi per shume individe, por nuk duhet harruar nje fakt i dhimbshem qe vlerat tona kane humbur dhe jetojne si kuijtime pas arkivave te produksionit shqiptar.
•infoalbania•
 
Titulli: Bota e spektaklit ne Shqiperi dhe elementet e huaj

cfare me ka bere pershtypje ne keto spektakle(qe fatkeqesishte ne shqiperi e quajne show se na duket me e bukur fjala e huaje,si gjithmone)se luksi te le pershtypje se jemi ne nje shtet modern ku niveli i jeteses eshte shume larte nje spektatore qe vetem duartrokasin dhe kur ata harrojne drejtusit e emisionit i imponojne ose i kujtojne
keto spektakle i perkasin nje pakice te vogel shqipetaresh ku gjithcka eshte e rrethuar nga lluksi dhe nuk ka te beje fare me realitetin e vendit

kur shikoja ke e diela shqipetare ke TV KLAN per ato gatimet me linte pershtypje femrat qe merrnin ato pjatat nga gatimi dhe i vendosnin ne tavolinen e specialisteve qe per mua me dukej si ato filmat tek kanalet X kur femra shkon per sherbim dhome gjasme ,minifundi sa i duken pothuajse gjithcka

ose po te shikoni kete KOMUNA E PARISIT qe duan te bejne pak a shume FREINDS e USA por ne fakt kjo jalla shqipetarce me moderne qe do isha kurioz te dija se sa studente shqipetare jetojne ate realitet si ke ky apo kjo komedi


dhe mua me vjen keqe kur thuhet se mbartin vlera dhe jane pika referimi per shume individe kur gjithcka eshte e kopjuare dhe kur mberriti ne TIRANE u ekzagjerua qe eshte shume large realitetit shqipetare
cfare vlerash ka per ne kur gjuha shqipe ne keto lloj spektaklesh po perdhunohet ndersa anglishtja po injorohet pasi thuhen fjalet anglisht por me model shqipe STARTON ,SMOGU,PERFORMANCA ,ETJ ETJ
Ne keto spektakle me pak se 50%e kengeve kendohen shqipe se na mbyti te huajat

SIDOQOFTE MENDIMI IME KY

 
Titulli: Bota e spektaklit ne Shqiperi dhe elementet e huaj

jane shume fallco keto emisione.
Ne fakt po shikoja shpar kutine e fundit,shpesh e shikoj dhe ate italianen tek rai 1.. Spikeri enkel demi, ngjan sikur ska nje personalitet te tij para kamerave, kerkon te imitoje me perpikmeri spikerin italian...po ashtu dhe ato emisionet e lartpermendura, nuk jane te stilit shqiptar...per mso te folur per ato "gjerat origjinale" sipas tyre,psh kur ftojne femije ne emision...dalin mosha 7-8 vjece, dhe flasin me disa fjale te qendisura,qe dhe une sia kap kuptimin ndonjehere,epo tani perderisa do me fut dhe femij ne kete program,pershtate nje cik qe ta kuptojne dhe ata "injorantet" qe te shikojne nga shtepia..ne fakt sjam dakort fare me keto risite e tv ,per aq kohe sa i humbet fryma shqiptare...jo se shquhem per ndonje nacionalizemt e theksuar,por se po te dua te shikoj gjera te huaja,e coj dhe tjetervend tv-ne..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top