Boja që fshihet, Subashi: Të merren menjëherë masa

WxP

Staf në FV.AL
Problemet e hasura në disa qendra votimi në vend janë bërë objekt diskutimi gjatë mbledhjes së KQZ. Nënkryetarja e KQZ dhe njëkohësisht përfaqësuese e opozitës në këtë komision, Dëshira Subashi, ngriti shqetësimin që lidhet me problemet e hasura me bojën identifikuese, e cila rezulton se mund të fshihet pas votimit, çka krijon mundësinë që një votues të votojë më shumë se një herë.

Subashi kërkoi nga KQZ që shqetësimet e ngritura të verifikohen prej saj dhe të merren masat e duhura, në mënyrë që procesi të jetë i rregullt dhe i pranueshëm. "Duhet të marrin vëmendjen e duhur të gjitha bashkitë dhe komunat në vend, në mënyrë që nesër të mos përballemi me mospranimin e rezultatit", tha Subashi gjatë mbledhjes së KQZ.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top