Blindohet Vlora. Zani lë qelinë për të varrosur të motrën

CoNNecT

Administrator
Pas plot 11 vitesh, i "forti" i Vlorës, Zani اaushi shkel në lagjen "اole", ku ende dhe sot e kësaj dite përfliten nën zë bëmat famëkeqe të bandës së tij. Vdekja e motrës së vogël, Natashës i detyroi zyrtarët e lartë të burgjeve të vënë dorën në zemër. I dënuari me burgim të përjetshëm, i cili nuk u lejua një vit më parë t'i jepte lamtumirën e fundit nënës së tij, siguroi lejen që të rikthehej në qytetin e lindjes për të përcjellë në banesën e fundit 35-vjeçaren. Lajmin për vdekjen e motrës së Zanit e ka marrë drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë të Burrelit, Shkëlqim Gjeçuka. Rreth orës 06:15, Gjeçuka, i shoqëruar nga vartësit e tij ka ndalur hapin në qelinë e ish-kapos së Bandës së Vlorës. "Duhet të bëhesh burrë. Motra, Natasha të ka lënë", - mësohet t'i ketë thënë kreu i Burgut të Burrelit, Zani اaushit, ndërsa i ka servirur sipas zakonit cigare nga paketa që mbante në dorë. Ndonëse e priste lajmin e kobshëm, protagonisti i ngjarjeve më të bujshme dhe po aq tronditëse të trazirave të '97-ës është kapluar nga dhimbja e trishtimi. Fatkeqësitë e njëpasnjëshme në familje e kanë ndjekur nga pas përgjatë gjithë këtyre viteve Zanin e اoles. "Do më dërgoni në Vlorë ta shikoj e ta puth në ballë për herë të fundit motrën time". Me këto fjalë, dhe më zërin që i dridhej nga ankthi, iu është drejtuar i dënuari me burg të përjetshëm krerëve të burgut. Pavarësisht riskut që mund të sillte rikthimi i ish-kapos në Vlorë, autoritetet më të larta të burgjeve kanë dhënë OK-in.
MOTRA E ZANIT
Natasha اaushi vuante që prej tre vjetësh nga një sëmundje e pashërueshme. Tri javë më parë ajo është kthyer nga Italia në Vlorë pa shpresë për jetën. Gjatë kësaj kohe, i "forti" i Vlorës ka komunikuar herë pas here në telefon me të motrën, duke ndjekur që nga qelitë e Burgut të Burrelit gjendjen shëndetësore të saj. Mësohet se vetëm pak minuta para se të jepte shpirt, Natasha ka folur për herë të fundit me vëllain e saj. "Zani, motra jote po vdes pa të parë me sy", - ka thënë 35-vjeçarja. Ishin fjalët e lamtumirës...
RIKTHIMI
Nën masa të rrepta sigurie, Myrteza اaushi ka nisur "udhëtimin" drejt qytetit bregdetar ku lindi dhe u rrit, për të puthur për herë të fundit Natashën, me të cilën ishte shumë i lidhur. Ora shënonte 12.43, kur Zani ka lënë qelinë e tij. Tre makina policie dhe një automjet civil shoqëruan ish-kapon e Bandës së Vlorës nga Burreli për në qytetin bregdetar. I dënuari ndodhej në makinën e dytë, ndërsa efektivat blu ishin të veshur me antiplumb. Në ora 16:10 të ditës së djeshme, Zani preku pas 11 vitesh rrugët e lagjes së tij, "اole". Ai ishte veshur me bluzë me krahë të shkurtra ngjyrë blu, me pantallona xhise dhe atlete. Në kokë mbante një kapele. "Gazeta Shqiptare" ka ndjekur nga afër rikthimin e Myrteza اaushit në banesën e tij, ku ishin hapur dyert e mortit. Me kokën lart dhe një vështrim tejshpues, Zani hyri në katin e parë të vilës së tij trekatëshe. Ndërsa e gjithë lagja "اole" ishte "blinduar" nga forca të shumta policore e të tjerë të veshur civilë. Një heshtje e thellë prej varri zotëronte në lagjen shumë të përfolur të Vlorës.
LAMTUMIRA
Fillimisht Zani اaushi hyri në dhomën e grave. Ai iu afrua arkivolit ku ndodhej trupi i pajetë i motrës së tij të vogël. I hoqi shaminë nga fytyra dhe e puthi në ballë. Lotët i rrëzëtinin poshtë qepallave të syve. Pasi u përqafua me të gjithë të afërmit, ish-kapo i Vlorës hyri në dhomën e burrave. Takoi dhe përqafoi me mall të atin. Në ceremoninë mortore ku merrnin pjesë 60 vetë ishin të pranishëm dhe shokët më të ngushtë të Zani اaushit. Për rreth një orë, i "forti" i 'اoles' qëndroi në shtëpinë e tij. Ai doli nga banesa me arkivolin e të motrës në krahë deri në dalje të rrugës së lagjes "اole dhe më pas u përqafua me të afërmit. Ndërsa kortezhi mortor u nis për në varreza, i dënuari me burg të përjetshëm zuri vend në furgonin e policisë për të marrë rrugën e kthimit drejt qelisë në Burgun e Burrelit. Të gjithë të pranishmit e përcollën duke ngritur duart lart. Ndryshe nga çfarë mendohej, rikthimi i Zanit në Vlorë pas kaq vitesh nuk shënoi asnjë incident. Ai mbërriti në Burgun e Sigurisë së lartë të Burrelit rreth orës 20:21.
(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
 
paska zemer vetem per antaret e familjes ai,po per ato qe ka ber apo i ka harruar ai.
 
Po cfar ka be ky Zani Caushi?
 
Asigjo mi deliza ça ka bo e kan inot pranaj e kan fut ne burg perjetshem ;)
 
Asigjo mi deliza ça ka bo e kan inot pranaj e kan fut ne burg perjetshem ;)

ha hahaha thua ta ken fut ne burg nga inati??????

Zan Caushi ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës ne vitin 1997 kohe kur vlora u shkatrrua nga lufta,ai akuzohet per kryerjen e dhjetra krimeve te renda si vrasje,grabitje dhe dhunime,ai ka qenë i dënuar me 101 vjet burg për vrasje në Greqi dhe mbahej i izoluar në një nga burgjet më të mëdha të Greqisë. Ai arriti të arratisej nga burgu në vitin 1997 dhe u kthye në Shqipëri.
deliza mjafton te kerkosh te google me emrin e tij dhe do te hapen njemij faqe per te dhe te gjitha jane kronika te zeza.
 
edhe mua nuk mu duk shume llogjike te jete ne burg per pune inati se nuk behej fjale per 2-3 vjet po ishte fjala per burgim te perjetshem. Gjithsesi rrofsh per informacionin qe ma dhe e ngushllmie sidoqofte familjes se tyre per motren e Caushit se gjynaf paska ik e re nga kjo bote. :(
 
Me mire ta blindojne pasi nje njeri i tipit te Zanit eshte nga ato qe mund ti shpetoje dhe arratiset edhe sherbimeve sekrete me te forta te botes.

Pershkrim prekes, te ben te ndihesh keq ne pamje te pare, sidomos nese nuk di dicka te vertete per emrin e tij.
 
Kur merr vesh se edhe dikush si zani qaushi preket kaq shume atehere bindesh se raca njerezore sado e eger te paraqitet prape eshte njerezore
 
si femije e mbaj mend qe e kam digjuar emrin e ketij dreqit...kush se dinte Zanin ne vlore?:(
 
Per fat te keqe kam njohur Natashen dhe djalin e saj personalisht :(...Djali eshte djal flori dhe pse duke qene gjithe kohes jashte nuk e flet shqipen por e kupton...pata mundesine te pije kafe kete behar me te dhe me tha qe ishte mamaja semure...me erdhi dhe lajmi me sms per humbjen e saj dhe te shikosh rrethanat se si shkojne punet tani, eshte shume rrengjethese...Nejse ngushellimet e mija i kam bere dhe ne rrethana te tjera...po i bej perseri.
 
Natasha nuk kishte femij, si more ke taku djalin e saj ti?? Ca shpikje jan keto o zot..mereni dhe me njerzit ne at bot..
 
Gjynah kjo Natasha.Me kujtoi komshien time qe ka vdekur para ca kohesh me semundje te keqe e qe mbante te njejtin emer...:(
 
Hmmm, edhe aq i keq sa pershkruhet ky Zani nuk me duket mua...Nuk them qe ka qene engjell, por mbaj mend qe pati disa gerricje me Salen dhe partine e tije ne ate kohe (kur Sala urdheroi aviatoret Shqiptare te shkonin te bombardonin Vloren, se kishte proteste a dicka e tille ).
Qekshu sia kam shume besen atyre qe thuhen..eshte shume e lehte per dike qe ka pushtet te krijoje gjera qe sjane per kundershtaret e tij...
Gjithsesi, ngushellime per motren! Humbja e nje njeriu te dashur eshte e hidhur per kedo..
 
ka qene me i keq se sa te kalon ne mendje ty baby.
spo flasim per grricje politike por per vrasjet qe ka bere tek njerezit e thjeshte.
 
ka qene me i keq se sa te kalon ne mendje ty baby.
spo flasim per grricje politike por per vrasjet qe ka bere tek njerezit e thjeshte.

Ndoshta..Smbaj mend shume mire cflitej per te ne ate kohe, edhe pse gjithmone me ka lene nje fare dyshimi ceshtja e tij, se u ngaterrua me politiken..
 
ka qene me i keq se sa te kalon ne mendje ty baby.
spo flasim per grricje politike por per vrasjet qe ka bere tek njerezit e thjeshte.

korca me vloren jan shum large dhe sbesoj se te ka bere dicka te keqe ty personalisht, se cfare thuhen ne gazeta apo tv, ato thjesht jan informacione per te terhequr publikun.. por e verteta ngelet gjithmon e vertet...zani ishte ai i cili mbajti me buk me qindra mijera njerez ne kohen e 97 ne vlore , nuk mund te them se ka pas nje bande, pasi ai dilte ne rruge dhe me mijera njerez e ndiqnin nga mbrapa, nqs njerzit quhen band atere ky esht kuptimi i bandes qe ka pas ai...
 
o alien mos fol me se sapo the idiotllikun me te madh qe kam degjuar ndonjeher . Po gjith atom vrasje ne Vlore ne 97 kuhs i beri ??? gjith ato grabitje e pengmarrje ??? hajde hajde un kam qen prezent vet ne 97 dhe kam par me syt e mi ok . MOS FOL BUDALLIQE KOT
 
ti studento ske qen as 12 vjec ne at koh, por ja te te them un ty??? ti ke nje shok dhe ai ben me qindra vrasje, pislleqe esht me i keqi i botes , kjo do te te thot se keto vrasje i ke ber ti apo ai?? shum gjera janber ne emer te zanit, por dije njeher e pergjithmone me doren e tij ska ber asgje!
dhe mbaje ate gojen mos me trego mu idotllekun,, ne regull?
 
oo alien leje studentin ti se po me acaron shum nervat mos fol me ne kte tem ore se kupton qe e ek gabim . E di qe po flet si nje 5 vjecar tani pa llogjik fare . Po pse doli zani tek klani qe thoshte i kam q rrpt saliut e un jam mbreti i jugut ??? ca esht kjo ???
 
korca me vloren jan shum large dhe sbesoj se te ka bere dicka te keqe ty personalisht, se cfare thuhen ne gazeta apo tv, ato thjesht jan informacione per te terhequr publikun.. por e verteta ngelet gjithmon e vertet...zani ishte ai i cili mbajti me buk me qindra mijera njerez ne kohen e 97 ne vlore , nuk mund te them se ka pas nje bande, pasi ai dilte ne rruge dhe me mijera njerez e ndiqnin nga mbrapa, nqs njerzit quhen band atere ky esht kuptimi i bandes qe ka pas ai...

C'moshe ke ti mo alien?
 
Sado i pameshirshem mund te jet ai , ajo eshte motra vet gjaku vet kshuqe s`besoj qe mund te gjykohet se i shkoi te motres ne varrim , mas gjith atyre gjerave qe ka bere besoj se kjo qe me e pakta qe mund te bente per motres sepse dihen dhimjet qe i ka shkatuar!
 
oo alien leje studentin ti se po me acaron shum nervat mos fol me ne kte tem ore se kupton qe e ek gabim . E di qe po flet si nje 5 vjecar tani pa llogjik fare . Po pse doli zani tek klani qe thoshte i kam q rrpt saliut e un jam mbreti i jugut ??? ca esht kjo ???

Mbreti i jugut, gjith populli i vlores e emerovi ashtu nqs sbeson shko shpi me shpi dhe pyet vet, jo vetem ne lagjen cole dhe ne kumen dhe kali trojes dhe ne te gjitha...do degjosh vet se ca do thon personalisht per ate.

Sa per Studentin u bazova tek nickname yt, por se dim kush esht pese vjec ne rregull.

Sa per ofendim ai flete me mir se nje petagog, ti mthu mu qe ka then tja q- r----, keto jan fjalet e tua jo te zanit!!
 
Sado i pameshirshem mund te jet ai , ajo eshte motra vet gjaku vet kshuqe s`besoj qe mund te gjykohet se i shkoi te motres ne varrim , mas gjith atyre gjerave qe ka bere besoj se kjo qe me e pakta qe mund te bente per motres sepse dihen dhimjet qe i ka shkatuar!

Ke te drejt Devil, crendesi ka se kush esht cfare ka ber cfare ska ber..

Te shkon ne varrimi i motres tende esht e drejte njerezore...

Pastaj zani ka pas dhe me shum te drejta si cdo i burgosur, por ato nuk publikohen se gjithmon shtypi publikon artikujt qe mundohen ta ulin ate..
 
Mesa po shof kot mshajn mu qe dal nga tema kur postoj se ju qekeni alla alla
E hapa krahun un vazhdoni ju :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top