sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Policia e Shtetit shqiptar ka angazhuar 5.700 efektiva për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 28 qershorit.
Krahas dispozitave të parashikuara në ligjin "Për Policinë e Shtetit" edhe KQZ si institucioni që administron procesin elektoral, ka miratuar udhëzime të posaçme ku parashikohen detyrat e strukturave policore dhe forcave të ushtrisë gjatë periudhës zgjedhore.
Udhëzimet e Komisionit elektoral përcaktojnë që rendi dhe siguria gjatë zgjedhjeve ruhet nga Policia e Shtetit. Kjo e fundit bashkëpunon ngushtësisht me KQZ-në lidhur me përmbushjen e detyrave gjatë procesit, si ruajtja e selive të KZAZ-ve nga momenti kur në to mbërrijnë materialet e votimit e deri në datën e zgjedhjeve.
Për të pasur një situatë të mirë më 28 qershor punonjësit e policisë janë trajnuar në qendrën e formimit policor, nën vëzhgimin dhe asistencën e misioneve të huaja. Ligji parashikon që "asnjë punonjës policie nuk do të jetë i pranishëm në QV, me përjashtim të rasteve kur ai do të duhet të ndërhyjë për ndonjë incident të mundshëm dhe vetëm me kërkesën e komisionerëve". /gazeta start/